Author: Hamdi Kumanova

VMRO-DPMNE sot përmes një reagimi ka theksuar se Nazif Destani, pronari i Ecolog, do të nxjerrë bakrin dhe arin në milierën e Ilovicës. Sipas kësaj partie, kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e qeverisë me urdhër të BDI-së dhe në dëm të shëndetit të qytetarëve ka marrë vendim për bashkimin e dy koncesioneve për shfrytëzimin e bakrit dhe arit për minierën e Ilovicës. “Përkatësisht, Nazif Destani, i cili konsiderohet të jetë i afërt me zyrtarë të lartë qeveritarë nga BDI, është themelues i kompanisë “Ekolog”, përmes kompanisë së tij në Holandë ka investuar rreth tre milionë dollarë në aksione të kompanisë…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Si çdo vit edhe këtë vitë kemi në kujtesën tonë përvjetorin e dhimbshëm që ndodhi më 15 Korrik në Turkiye! Në datën 15 korrik 2016, Turqia u përball me një ngjarje të rrallë dhe të shqetësueshme – një grusht shteti i dështuar, një përpjekje për të rrëzuar ligjërisht të zgjedhurin, Presidentin Rexhep Taip Erdogan. Ky moment i trazuar shënoi një kthesë të rëndësishme në jetën politike të vendit dhe ndikoi në shumë aspekte të shoqërisë turke. Megjithatë, pas këtij ngjarje të trazuar, shfaqet fryma e rimëkëmbjes, e udhëhequr nga Presidenti Erdogan, duke ndërtuar një Turqi të fortë…

Lexo më Shumë

Ministri i ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të rritet mbështetja për BDI-në. Ai këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Zërin e Amerikës. I pyetur nëse në rezultatin e zgjedhjeve mund të ndikohet nga mosmarrëveshjet brenda partisë, Bekteshi nënvizon se shembuj të tillë në BDI ka pasur që nga formimi i saj në vitin 2002 dhe është i bindur se mbështetja për partinë do të rritet në zgjedhjet e ardhshme, përcjell INA. “Në zgjedhjet e ardhshme BDI do të jetë lider në bllokun politik shqiptar dhe sipas analizave…

Lexo më Shumë

Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku, siç përcjell KlanM, mbeti i vrarë një 39-vjeçar, ndërsa një 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të së shtunës në Hanioti të Halkidikit. Sipas informacioneve të para, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur dy sulmues me tipare të fytyrës të mbuluara, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre. Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor, përcjell KlanM. Nga të shtënat, siç raportojnë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka në dispozicion edhe tre aeroplanë për shuarjen e zjarreve, por vetëm një prej tyre është funksional, pasi dy të tjerët ndodhen në servisim. Shërbimi ajror për shuarjen e zjarreve përballet edhe me mungesë të pilotëve. “Njërin aeroplan e kemi këtu dhe dy tjerët presim që sa më shpejt të arrijnë, ndoshta edhe brenda dhjetë ditëve pasi ndodhen në servisim të rregullt vjetor. Por, ne kemi edhe mungesë të pilotëve kështu që si drejtori iu drejtuam edhe Qeverisë për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme. Çdo aeroplan duhet të ketë të paktën tre pilotë, apo nëntë…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot shpalli pafajësinë për ish-kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski, i cili akuzohej për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Përveç Derkoskit, të pafajshëm u shpallën edhe akuzuar janë edhe tre punonjës të KSHZ-së dhe një menaxher i operatorit ekonomik për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” gjatë realizimit të dy prokurimeve publike, me të cilat është dëmtuar buxheti për 1.312.409 denarë ose rreth 21 mijë euro. Sipas Këshillit Gjyqësor, prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se të akuzuarit i kanë kryer veprat për të cilat akuzohen. Sipas…

Lexo më Shumë

Kombet e Bashkuara thanë se 289 fëmijë kanë vdekur gjatë pjesës së parë të vitit 2023 gjatë tentimit për të kaluar Detin Mesdhe për në Evropë. Kjo shifër është dyfish me vdekjet e regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit 2022, tha agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF. Kjo agjenci kërkoi që fëmijëve që kërkojnë mbrojtje në Evripë t’iu ofrohet në rrugë e sigurt. përmes rrugës mesdhetare – kanë qenë të pashoqëruar apo të ndarë nga familjarët e tyre. Kjo shifër po ashtu është tri herë më lartë sesa në vitin paraprak. “Këta fëmijë duhet ta dinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka shkarkuar nga detyra e këshilltarit tashmë të arrestuarin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Hysen Muzliukajn. Lajmin e ka konfirmuar shefja e kabinetit të Pecit, Flutur Mustafa-Pllana. “Ministri Faton Peci, deri sa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, z.Muzliukaj e ka liruar nga detyra”. Policia e ka arrestuar edhe ish-nënkryetarin e komunës së Mitrovicës nga radhët e VV-së, Faruk Mujka, për të njëjtën vepër penale. Mujka dhe Muzliukaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /TV Malisheva

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë në Londër. Mësohet se Klevi Shekaj, me origjinë nga Malësia e Madhe, është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës Sipas mediave të huaja, Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor. 15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin “thika të mëdha” vazhduan të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në diplomimin e gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ka folur për zyrtarët policorë që janë lënduar në aksionet në veri të vendit. Ai tha se policia e ka shtuar aktivitetin në veri, ku bëri të ditur se në dy vjet e fundit 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, e një vazhdon të jetë në tretman mjekësor. “Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar të policisë në atë zonë [veri], ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, ku 25 janë lënduar lehtë, një është plagosur e një ndodhet në tretman mjekësor pas…

Lexo më Shumë

Shigjeta të mprehta në përplasjet e ndërsjella mes kryetares së Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetarit të Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. Në tekstin e Arsovskës të publikuar në faqen e Facebook-ut, ka edhe ofendime. Por i pari i Kisella Vodës i cili ishte i ftuar në edicionin verorë të ClickPlus në TV21, tha se sjellja e tillë e një kryetari është e pahijshme. E tillë për fat të keq është kryetarja e cila nuk di të pranojë kritika, shtoi ai. “Vazhdojnë akuzat e pahijshme, epitetet, ofendime që për mua është e pakuptueshme që një politikan në shekullin 21 t’i shfrytëzojë, posaçërisht…

Lexo më Shumë

Rusia ka tërhequr pothuajse të gjitha trupat e saj nga Bjellorusia, ka thënë Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës. Ushtria ruse e ka përdorur territorin kryesisht si terren për shumë luftëra.“Për fat të mirë, numri i ushtarëve rusë në zonat e trajnimit në Bjellorusi është në rënie të vazhdueshme,” tha zëdhënësi i shërbimit Andrii Demchenko në një konferencë për shtyp, sipas Kyiv Independent.“Deri para pak kohësh, ishim deri në 2000 ushtarë, por tani ka ndodhur një tjetër rotacion dhe pothuajse i gjithë personeli rus është tërhequr nga territori i Bjellorusis.Ushtria ruse zhvilloi stërvitje të përbashkëta me Bjellorusinë në javët…

Lexo më Shumë