Author: Hamdi Kumanova

AMBASADA E UKRAINËS: AKT VANDAL Ambasada e Ukrainës në Shkup e quan akt vandal shkatërimin e tabelës në parkun “Ukraina” në Komunën e Çairit, njofton KlanM. Sipas tyre, persona që sipas të gjitha gjasave i takojnë lëvizjes “Rinia e Kuqe” publikisht dhe me vetdëshirë kanë ngjitur emrin “Parku ASNOM” mbi emrin original të “Parkut Ukraina”, sic thonë nga Ambasada, duke e arsyetuar me mungesën e përmendoreve të antifashistëve maqednas që gjoja janë vendosur në këtë vend dhe nevojën që të respektohet kujtimi ndaj tyre. “Falënderojmë banorët, administratën e Komunës së Çairit dhe personalisht Kryetarin e Komunës, Visar Ganiun, për shkak…

Lexo më Shumë

Gjashtë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse kanë shuar cisternën e cila mori flakë sot në mëngjes në rrugën rajonale Strumicë-Radovish. QMK-Strumicë kumtoi se në orën 9:18 ka rënë zjarr në një kamion të cilit i është shpuar goma. Kamioni transportonte 20 tonë naftë. Me zjarrin është përfshirë pjesa e pasme të kamionit, pranë gomës. Kamionë është djegur një kilometër nga fshati Vladievski, në rrugën Strumicë-Radovish. Nga QRMK -Strumicë kumtuan se edhe katër kanë qenë duke kontrolluar trafikun. Nafta do të transferohet në një cisternë tjetër dhe do të transportohet në destinacionin përfundimtar. “Falë ndërhyrjes së shpejtë zjarri është lokalizuar dhe…

Lexo më Shumë

Pagat në arsim dhe shkencë vazhdimisht janë në rritje. Kjo është një nga komponentët e planit tonë për avancimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, sepse rezultatet e arritura më së shumti varen nga kënaqësia dhe motivimi i punonjësve në këto fusha, ndërsa ato reflektohen përmes njohurive të gjeneratave të reja, krijimit të risive dhe arritjeve shkencore, njoftoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në profilin e tij në Fejsbuk. Ai ndau të dhëna krahasuese për pagat në arsim dhe shkencë nga viti 2016 dhe 2023 të cilat, siç bën të ditur, mesatarisht janë rritur për 40 për qind.…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 20-vjeçari nga Kërçova i cili dyshohet se ka djegur pjesën e paraburgimit në burgun e Manastirit para disa dite, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i riu ka qenë duke vuajtur personalisht vendimin për paraburgim në këtë pjesë të burgut. “SPB-Manastir në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit ka parashtruar kallëzim penal kundër A.V.(20) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, që dënohet sipas nenit 288 të Kodit Penal. Përkatësisht, më datë 11.07.2023, në periudhën prej orës 19:00 deri në ora 19:20,…

Lexo më Shumë

Pas një procedure hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një banoreje të Gostivarit me vendbanim në Shkup për dy vepra penale – Moskujdes dhe keqpërdorim i fëmijës nga neni 201 paragrafi 1 dhe dy vepra penale – Lëndim trupor nga Neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Që nga prilli i këtij viti, 34-vjeçarja e akuzuar si prind, duke neglizhuar rëndë detyrën e kujdesit dhe edukimit, ka neglizhuar dhe keqtrajtuar dy fëmijët e saj – njëri i lindur në 2017, tjetri në 2019. “Fëmijëve ajo ua lidhte…

Lexo më Shumë

Sot rreh orës 8:30 të mëngjesit sipas burimeve të Klan M, persona të armatosur kanë vjedhur postën në fshatin Studeniçan duke marrë rreth 5000 euro. Për më shumë detaje pritet të jepen në raportin e policisë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Lexo më Shumë

Territori i vendit tonë do të jetë nën ndikimin e një valë të ngrohtë edhe gjatë javës së ardhshme, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Moti do të jetë shumë i nxehtë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura ditore mbi 35 gradë, e herë pas here mbi 40 gradë, për çka do të jetë aktiv niveli portokall i rrezikut nga temperaturat e larta. Sipas parashikimit të DPHM-së, në zonën e Shkupit do të mbetet mot shumë i nxehtë me temperaturë minimale mbi 20 dhe maksimale mbi 39 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerë shumë të lartë…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se zgjedhjet po afrohen dhe se po i vjen fundi pushtetit aktual, përcjell TV21. Mickoski siguron se nëse vjen në pushtet, do të kërkojë përgjegjësi për abuzimet që ka bërë pushteti aktual. “Po vjen fundi, po vjen fundi për këta njerëz që për 6 vjet e nënçmojnë dhe e vjedhin Maqedoninë, ndërsa pas fundit vjen edhe ballafaqimi me realitetin dhe me shumë krim që kanë bërë. Një pjesë do të arratisen, supozoj, sepse kam informacione të tilla që po paketohen. Ka një shembull edhe këtu në Prilep, për një person shumë të rëndësishëm…

Lexo më Shumë

Ministri Krenar Lloga nuk e kupton dot nervozizmin dhe fjalorin e përdorur në reagimin e Gjykatës së respektuar Kushtetuese. Në pyetjen e gazetarit, ai u përgjigj se DULA ka kërkuar mendim edhe nga Gjykata Kushtetuese,edhe nga institucionet tjera, si dhe nga ekspertët. Siç i është përcjellë ministrit, komunikimi me Gjykatën Kushtetuese është kryer në mënyrë joformale (për faktin se deri dje akti i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte publikuar në Gazetën Zyrtare) dhe pikërisht për këtë është mirë që Gjykata Kushtetuese të mos nxiton me kualifikime, por të pyet kolegët. Nga ana tjetër, për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën, drejtori i…

Lexo më Shumë

Në Qendrën e Skijimit – Krushevë, sot është hapur zyrtarisht shfaqja e 13-të e Skautëve të Maqedonisë, që do të mbahet deri më 21 korrik nën moton “Arrij lartësitë” dhe në të cilën marrin pjesë më shumë se 1000 skautë nga 16 vende të rajonit, Evropës dhe botës. Ngjarja organizohet çdo pesë vjet nga Shoqata e Skautëve të Maqedonisë dhe është kampi më masiv, edukativ, avanturesk dhe shumëditor për fëmijë dhe të rinj. Patron i përgjithshëm i shfaqjes së skautëve është kryterati i shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa mbështetje logjistike ofron Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministrja e Mjedisit…

Lexo më Shumë

Në Këshillin e Prokurorëve Publikë, shtatë kandidatë nga tri Prokurori themelore publike sot nënshkruan deklaratën solemne, me të cilën fillojnë zyrtarisht me punë në prokuroritë ku janë të deleguar. Deklaratë solemne në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup nënshkruan prokurorët Zoran Zdraev, Irina Spasovska, Emilia Mizo Dimkov, Fatmir Musa dhe Ajbejan Ajdini. Ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar për prokurore është zgjedhur kandidatja Elizabeta Josifovska, ndërsa në Prokurorinë Publike të Kavadarit, Elena Mançeva Kostova kandidate e vetme e regjistruar për shpalljet përkatëse për të dyja prokuroritë. Në Këshill sot duhet të nënshkruhen deklaratat solemne të prokurorëve të zgjedhur për Prokurorinë…

Lexo më Shumë

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vite e gjashtë muaj burg Funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi të cilët kanë qenë të përndjekur për shkatërrimin e materialit zgjedhor janë dënuar me nga 3 vite e gjashtë muaj burg. Në Gjykatën Penale, ata u gjykuan për herë të dytë, pasi një herë Apeli e shfuqizoi vendimin. Gjykatësja Marija Kletniçka i shfaqi si fajtor sepse gjatë zgjedhjeve lokale gjatë kohës së zgjedhjes së kryetarit të Çairit, kanë shkatërruar materialin zgjedhor. “Gjykata potencon se një nga supozimet bazë për sundimin e ligjit është e drejta e zgjedhjes. E drejta…

Lexo më Shumë