Author: Hamdi Kumanova

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Vrajak të Rahovecit, ku një burrë bashkë me nënën dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja gjatë ditës së sotme, e cila ka dhënë detaje për dhunën që ka përjetuar nga burri dhe vjehrra e saj, që e rrahën si…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që në cilësi të dëshmitarit për rastin e njohur si ’53 milionëshi’, ta ftojë edhe ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Musa Damati, avokat i Pal Lekajt që po akuzohet në këtë rast. “Pas shumë kërkesave, gjykata sot ka marrë vendim që ta froj në cilësi të dëshmitarit edhe ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Damati. Ai i ka thënë Insajderit se si mbrojtje kanë kërkuar tash e disa muaj që në këtë proces të dëshmoi Haradinaj, por ka pasur një lloj rezistencë nga ana e Prokurorisë Speciale me arsyetimin…

Lexo më Shumë

Gjykata e Beratit ka dënuar me 20 vite burg, Fetah Marrën, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjës së tij, 63-vjeçares Fatime Suli. Autori mbërriti në Gjykatën e Beratit rreth orës 15:00 minuta nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që gjyqi i tij u krye me dyer të mbyllura. Po ashtu, trupi gjykues ka dhënë dënimin me 1 vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për mos kallzim krimi. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në fshatin Kozare, Kuçovë. Avokati i familjes së viktimës, Ramiz Oboni, ka deklaruar se do të…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni informon se sot (13.07.2023) në ora 14:35 në rrugën “Krushevska Republika” në Strumicë, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në SPB Shkup dhe nga Sektori për çështje kriminale Gazi Babaë, e kanë arrestuar R.E.(25) nga Shkupi. Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. “Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Strumicë, më pas do të dërgohet në burg për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka realizuar sot takim me ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, të Çekisë, Jan Lipavsky dhe të Sllovakisë, Miroslav Wlachovsky, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në vendin tonë, thuhet në njoftimin e BDI-së. “Temë qendrore e diskutimit gjatë këtij takimi ishte rrugëtimi europian i vendit, rëndësia dhe domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, rrjedha e procesit të skriningut, sfidat e reformimit të vendit në frymën europiane dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit vendor dhe rajonal. Ahmeti informoi diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi përkushtimin…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, ka deklaruar më 12 korrik se do të formohet një front i gjerë për luftimin e korrupsionit në vend, rreth një muaj pasi Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë kryetarin e Strugës, Ramiz Merko. Njoftimi i kryeprokurorit pason një raport të Komisionit të posaçëm të Prokurorisë republikane për punën e Komunës së Strugës, në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, i cili gjeti se nga 30 lëndë që ishin iniciuar ndaj kryetarit të kësaj komune, Ramiz Merko, asnjë prej tyre nuk është proceduar nga organet e ndjekjes penale. Kryeprokurori…

Lexo më Shumë

Përvetësimi i apartamentit shtetëror si pronë private nga ana e ish drejtorit të DSK-së dhe këshilltarit aktual të kryeministrit për siguri kombëtare, Zoran Verushevski është denoncuar edhe në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe Komisionin për parandalimin e korrupsionit. Nga organi i akuzës thonë shkurt se janë ndërmarr hapa konkrete dhe po pritet epilogu përfundimtar gjyqësor. Sipas informacioneve që posedojmë dhe procesverbaleve nga veprimet e ndërmarra në gjykatën e shkallës së parë civile është siguruar informacioni se njëra nga lëndët është në procedurë ankese në gjykatën e shkallës së dytë, ndërsa për lëndën e dytë…

Lexo më Shumë

Ne kemi pasur një ofensivë diplomatike dhe bisedime për çështjen e ndryshimeve kushtetuese gjatë gjithë vitit. Do të isha i zhgënjyer nëse e vetmja gjë për të cilën këta tre mysafirë të lartë do të vinin në Maqedoni do të ishin ndryshimet kushtetuese. Nëse e respektojmë këtë popull dhe dëshirojmë të ardhme evropiane për Maqedoninë, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje katastrofës në shëndetësi dhe arsim, emigrimit të të rinjve, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me Odën e Zejtarisë së Shkupit. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski përsëriti se e ka…

Lexo më Shumë

Vendimi i qeverisë së SHBA për të ndëshkuar shefin e shërbimit sekret serb- BIA, e njëkohësisht një nga njerëzit më të afërt të Aleksandër Vuçiçin, po rezulton një uragan i vërtetë politik. Me kalimin e orëve, mediat serbe dhe ato ndërkombëtare publikojnë fakte të reja mbi këtë vendim shumë të fortë të Uashingtonit, i cili u mor pikërisht në momentin kur Vuçiç ka shpenzuar një djallë e gjysmë para për të lobuar në Uashington, dhe që në fund nuk i kanë bërë ‘asnjë fajde’. Aleksandër Vulin është një nga miqtë më të afërt të adashit të tij Vuçiç, që bashkë…

Lexo më Shumë

Grupi mercenar rus Wagner po përfundon dorëzimin e armëve për forcat e armatosura të rregullta ruse, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes. Njoftimi u shoqërua me një video që tregon tanke, raketa dhe armë të tjera të rënda, transmeton Telegrafi. Ministria ruse pretendon se pjesëtarët e Wagner dorëzuan më shumë se 2,000 pjesë pajisje dhe më shumë se 2,500 tonelata municione. Kujtojmë se mercenarët morën kontrollin e Rostov gjatë një rebelimi të armatosur jetëshkurtër më 24 qershor, dhe rrëzuan një numër të pacaktuar helikopterësh ushtarakë, duke vrarë pilotët e tyre, shkruan Reuters. Rebelimi përfaqësoi sfidën më serioze për Putinin që kur…

Lexo më Shumë

Të gjithë të rinjtë në të gjitha komunat e meritojnë këndin e tyre, prandaj jam i kënaqur që të rinjtë në komunën e Zhelinës do të kenë një Qendër Kulturore Rinore, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi. Zëvendëskryeministri Bytyqi vizitoi komunën e Zhelinës, ku inspektoi punën e bërë në kuadër të projektit TAV për ndërtimin e Qendrës Kulturore Rinore, e cila u realizua përmes programit TAV, përmes të cilit realizohen projekte infrastrukturore në të gjitha komunat e vendit. “Është e rëndësishme që këto janë projekte të aplikuara nga vetë komunat,…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri ka folur për udhëtimet e tij në Vjenë dhe në Frankfurt duke sqaruar se i gjithë dokumentacioni është në ministri. Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se përmendja e tij vlen për qëllime politike dhe nuk ka asnjë provë që tregon paligjshmëri në 2 udhëtimet e tij. “Të them të drejtën dhe po e them dhe këtu, siç e kam thënë dhe në komision hetimor, të gjitha ato udhëtime, dy se vetëm dy që kanë dalë në media të pretenduara janë udhëtime zyrtare. Ka dokumentacion përkatës në Ministrinë e Infrastrukturës. Mbase dhe…

Lexo më Shumë