Author: Hamdi Kumanova

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela ka dhënë dorëheqje, mëson TV21. Gjatë ditës pritet të bëhen të ditura edhe shkaqet e dorëheqjes. Vela është kuadër i Aleancës për Shqiptarët, ai u emërua drejtor në këtë institucion shëndetësorë pas vendimit të ASH-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Lexo më Shumë

“Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e Danela Arsovska e solli qytetin e Shkupit në prag të katastrofës mjedisore. Fakti që mbeturinat nuk grumbulloheshin për ditë të tëra, jo vetëm që do të thoshte rrezikim i mjedisit, por edhe i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Higjiena komunale nuk e ka kryer punën për të cilën është paguar nga qytetarët dhe kjo ka qenë arsyeja për krijimin e qindra deponive në afërsi të shtëpive, kopshteve dhe parqeve”. Kështu thonë nga partia opozitare VMRO-DPMNE për papërgjegjshmëri. Sipas tyre, kryetarja Arsovska nuk ka dashur që të zgjidhet ky problem, sepse, siç thonë ata, kur kryetarët e…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, e ka dënuar ashpër vandalizimin e tabeles me emrin e Parkut Ukraina, pranë objektit komunal. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa nuk dihen autorët e ngjarjes. “Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabeles me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në terrotorin tonë, gjegjësisht pranë objektit komunal. Vlerësojmë se ky është një akt tepër i ulët ndaj një vlere paqësore siç është Parku Ukraina, që e promovuam javë më parë së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend. Rastin në fjalë ne tanimë…

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, ka deklaruar më 12 korrik se do të formohet një front i gjerë për luftimin e korrupsionit në vend, rreth një muaj pasi Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë kryetarin e Strugës, Ramiz Merko. Njoftimi i kryeprokurorit pason një raport të Komisionit të posaçëm të Prokurorisë republikane për punën e Komunës së Strugës, në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, i cili gjeti se nga 30 lëndë që ishin iniciuar ndaj kryetarit të kësaj komune, Ramiz Merko, asnjë prej tyre nuk është proceduar nga organet e ndjekjes penale. Kryeprokurori Joveski në…

Lexo më Shumë

Një i mitur është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe dy motrave të tij. Ai më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /21Media

Lexo më Shumë

Tre ministra nga i ashtuquajturi format “Slavkov” ose “Austerlic”, përkatësisht: ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Aleksander Shallenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jan Lipavski dhe ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, do të qëndrojnë sot për vizitë në vendin tonë. Siç njoftoi MPJ-ja, tre shefat e diplomacisë janë autorizuar nga Përfaqësuesi i lartë për punët e jashtme të Bashkimit Evropian, Zhosep Borrell, për të përcjellë qëndrimet zyrtare të BE-së për çështjet që lidhen me dosjen tonë të anëtarësimit në BE. Nga delegacioni i Bashkimit Evropian mkomunikuan se ministrat do të takohen me…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 14:20, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Strumicës kanë privuar nga liria 44 vjeçarin A.A. nga Strumica. Sipas raportit të policisë gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjete dhe konfiskua një sasi e marijuahëns. Gjatë bastisjes A.A. bashkë G.A. dhe M.A. është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. A.A. është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas…

Lexo më Shumë

Presidenti Joe Biden e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se ka një “etje të papërmbajtur për territor dhe kontroll” të mërkurën, pas takimit dy ditor të NATO-s në ish-republikën sovjetike të Lituanisë. Zoti Biden u zotua se aleanca e NATO-s nuk do të lëkundet nga mbështetja e Ukrainës kundër agresionit rus. Duke folur në Vilnius, jo shumë larg kufirit me Rusinë, presidenti Biden vlerësoi popullin e Finlandës, dikur pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik dhe përshëndeti anëtarësimin e saj në aleancë dhe pranimin së shpejti të fqinjit të saj, Suedisë në NATO. Zoti Biden, i cili e ka bërë forcimin e unitetit…

Lexo më Shumë

Dihet se ditët e verës në Shkup mund të jenë të nxehta dhe të padurueshme, në disa vende ndonjëherë edhe mbi 40 gradë Celsius. Situata është edhe më e rëndë në qendrën strikte të qytetit, pazarin dhe disa pjesë të tjera të qytetit ku dominon betoni dhe gjelbërimi është më i rrallë. Për qytetarët dhe turistët që vizitojnë qytetin, një problem shtesë është mungesa e fontanave publike të mjaftueshme për të pirë një pikë ujë dhe për t’u freskuar. Redaksia e qytetit ka bërë një sondazh në kryeqytet dhe i ka pyetur nëse e dinin se ku mund të vendosen…

Lexo më Shumë

Nga ora 8 deri në orën 15 do të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor. 236 gjykatës me të drejtë vote do të ushtrojnë të drejtën e tyre në dy njësi: njësia e Gjykatës Supreme dhe njësia e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe gjykatat administrative. Në listë janë tre kandidatë: Naqe Georgiev (gjykatës në Gjykatën Supreme), Antoneta Dimovska (gjykatëse në Gjykatës Civile) dhe Lazar Nanev (gjykatës në Gjykatën Themelore të Kavadarcit). Dy kandidatët të cilët sigurojnë më shumë vota, zgjidhen për anëtarë të këshillit, ndërsa betimin e japin para kreut të Kuvendit. Zgjedhjet për dy…

Lexo më Shumë

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport sot do të mbajë dy seanca në Kuvend. Në seancën e 18-të, anëtarët e Komisionit do të diskutojnë rreth Propozim Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin bazë në lexim të parë. Ndërsa, nga ana tjetër, në rendin e ditës të seancës së 17-të janë disa pika – Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Universitete të hapura civile për mësim gjatë gjithë jetës, Propozim Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për inspektimin arsimor…

Lexo më Shumë