Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti konfirmoi sot dorëheqjen e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela. Ministri Mexhiti tha se dorëheqja vjen për shkaqe personale të Velës. “Po është për shkaqe personale, ka dhënë dorëheqje. Normal, këto janë funksione… në neurologji thonë tranzitore e kuptoni. Edhe këta funksione janë tranzitore, nuk janë të përhershme, kështu që normal, dikush vjen, dikush për shkaqe personale….Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush kur, po mendoj se ka qenë për shkaqe personale”, deklaroi ministri i shëndetësisë,Mexhiti.(INA)
Author: Hamdi Kumanova
Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka shkuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku edhe ka ndodhur përleshja në mes të pushtetit dhe opozitës.Ata kanë mbledhur provat nga incidenti dhe janë larguar nga KuvendiRikujtojmë se përleshja ka ndodhur si pasojë e hudhjes me ujë në drejtim të Kurtit dhe Bislimit nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.E pastaj Bislimi ju është kundërpërgjigjur Lushtakut të cilin e ka gjuajtur me shishe.
Nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese dhe nuk vazhdon të ecë drejt rrugës evropiane, Maqedonia e Veriut përballet me rrezikun të jetë e izoluar, tha sot nga Shkupi shefi i diplomacisë austriake Aleksandar Shallenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me nikoqirin e tij Bujar Osmani dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Sllovaksë, Jan Lipavski dhe Mirosllav Vllahovski. “Sapo të fillojnë negociatat, ky është një proces i pakthyeshëm. Vendi ka pritur 18 vjet që të vijë ky moment. Tani ju takon juve që të përfitoni nga ky moment. Duhet të jeni politikisht përgjegjës dhe mbi të gjitha…
Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përleshjes së tij me përfaqësues së pushtetit në Kuvend. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se reagimi i tij ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve te tij, raporton Klan Kosova. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
Sot në vend për vizitë pune ishin tre ministrat e formatit të ashtuquajtur Slavkov (Austerlic) edhe atë: Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Aleksander Shallenberg, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jan Lipavski dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, të autorizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për të përcjellë qëndrimet zyrtare të BE-së lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me dosjen tonë të anëtarësimit në BE. Ministri Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe të zëshme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë për rrugën…
Tridhjetë vjeçari A.V. nga Dobërdolli i Gostivarit, dje (12-korrik) në ora 16:55 më SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë në fshat është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij S.M. (37), sipas raportimit, sulmuesi kishte përdorur edhe një mjet prej druri gjatë sulmit. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.TS
Me pankarta me mbishkrime “Paga evropiane për ne dhe për ju”, Sindikata e pavarur e administratës shtetërore “SPASH” dhe Sindikata e pavarur e shërbimit gjyqësor , e cila funksionon si pjesë e saj, edhe sot doli në protestë para Gjykatës Themelore Penale në Shkup për të shprehur pakënaqësitë për shkak të pagave të ulëta dhe mosmarrjes së shtesave në pagë. Jasmina Veliçkova, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore, deklaroi se sot janë mbledhur sërish në protestë në shenjë revolte ndaj vendimit të djeshëm të ministrit të Financave për të mos nënshkruar vendimin e Këshillit Buxhetor Gjyqësor për pagesën…
Ligji për siguri bujqësore është gati dhe hyn në procedurë qeveritare, paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. Nikollovski sot duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se dje kanë përfunduar konsultimet finale me ministrin e Financave dhe se është definuar modeli. “Nëpërmjet këtij ligji për siguri bujqësore, u mundësojmë bujqve të rikthejnë besimin tek kompanitë për të siguruar sa më shumë kulturat bujqësore. Shifrat për përdorimin e masës nga Programi i Zhvillimit Rural janë dërrmuese. Rreth tre për qind e bujqve sigurojnë prodhimin e tyre. Kjo për shkak se besimi te kompanitë ka humbur.…
Është publikuar tenderi për ndërtimin e 10,5 kilometrave të autostradës Shkup-Bllacë me të cilin dërgohet ftesë për parakualifikim për kontraktuesin e aktiviteteve sa i takon fazës së dytë. Thirrja është e hapur deri më 21 gusht të këtij viti. Thirrja është në dispozicion në faqen e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku për projektin është siguruar kredi në vlerë prej 167 milionë euro si dhe grant prej 20.8 milionë euro që është në dispozicion përmes Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor. Autostrada Shkup-Bllacë ka një gjatësi totale prej 12.5 kilometra, ndërsa nga maji…
Me qëllim që të garantohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e akteve në vend dhe për të gjitha të vlejnë afatet kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare, Ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese 10 nisma në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe 10 në emrin e tij personal si qytetar, për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të botuara në Gazetën Zyrtare në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, përcjell Top24. “Tani radhën e kanë gjyqtarët e respektuar të Gjykatës Kushtetuese, nga të cilët presim që të prononcohen për nismat me të njëjtin efikasitet,…
Gjatë kohës sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa.
Mësimdhënësit dhe kuadri tjetër mësimor të cilët kanë përvojë pune me nxënës të cilët kanë vështirësi në përvetësimin e materialit shkollor, si dhe studentët në vitet e tyre të fundit të studimeve në fakultetet përkatëse do t’i ndihmojnë nxënësit e shkollave fillore të cilët janë ballafaquar me sfida në ndjekjen e mësimit gjatë pandemisë së Covid-it, me qëllim për të mbushur boshllëqet e njohurive në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës, për të parandaluar pasqyrimin e tyre në nivelet e mëtejshme arsimore. Ky aktivitet është paraparë në kuadër të Projektit për avancimin e arsimit fillor të MASH-it dhe për…

