Fitimi i sektorit bankar u rrit edhe për muajin maj dhe rezultati i 5-mujorit të parë ngelet dukshëm në nivelet më të larta historike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi neto për 5-mujorin janar-maj arriti në 11.6 miliardë lekë, në rritje me 106% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fitimet në rritje po reflektohen edhe në përmirësimin e dukshëm të treguesve të rentabilitetit. Kthimi nga kapitali i sektorit, i mesatarizuar me bazë vjetore, u rrit në 15.07%, nga 7.54% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa kthimi nga…
Author: Hamdi Kumanova
Gruaja e invalidit të UCK-së, Afrim Hasanaj, Ajshe Ahmetxhekaj, nënë e dy fëmijëve ka nevojë për një ndërhyrje mjekësore në Turqi, e cila ndërhyrje kushton 70.000 euro. Për shkak të pamundësisë financiare ata iu janë drejtuar opinionit për ndihmë. Xhamitë e Kumanovës me rrethinë me datën 7 korrik kanë shpallur një aksion për grumbullimin e të hollave për këtë rast dhe brenda ditës kanë mbledhur 8.026 euro. Në vijim është njoftimi i plotë i Muftinisë së Kumanovës: Më 11.07.2023 (e martë), Muftinia e BFI-së Kumanovë, në krye me Muftiun h. Abedin ef. Imeri dorëzoi mjetet e grumbulluara nga aksioni i…
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar përplasjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti pas dërgimit nga Rama të draftit për Asociacionin në Berlin dhe Paris. Gërvalla është shprehur se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër. “Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por…
Qytetarët po ankohen për pritjet e gjata në vendkalimin kufitar të Bllacës që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Ja si mund të mbani në kontroll mykun e këmbëve në kushte shtëpie Blog Liposuction Services in Skopje [see prices] Liposuction | Search Ads by TaboolaSponsored Links Sipas një kronike nga ALSAT, në pikën kufitare në Bllacë çdo ditë pune hyjnë dhe dalin deri në 15 mijë udhëtarë, ndërsa gjatë vikendeve ky numër arrin deri në 20 mijë dhe kjo gjë, sipas autoriteteve të kësaj pike, ndikon në rritjen e radhëve të pritjes për ata që udhëtojnë nga Maqedonia e…
Policia e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër shtetases me inicialetS.A. (46) nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “braktisja e fëmijës”. Sipas raportit policor, “e akuzuara më datë 26.04.2023 në Kumanovë, i ka lënë tre fëmijët në shtëpinë e nënës së saj, me arsyetim se do të kthehet për një kohë të shkurtër, por nuk është kthyer më”. (INA)
Rexhep Miftari, Hebib Berisha dhe Isuf Miftari janë tre nga 27 punonjësit e përjashtuar nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”. Ata pretendojnë se nga puna janë larguar padrejtësisht pavarësisht vendimeve për punë mbi 30 vjet, respektimit të orarit dhe rregullores për punë në këtë institucion. Siç thonë ata pjesëmarrja në protestë është arsyeja e vetme e përjashtimit nga puna. “Ishte një shok i madh pas gjithë këtyre vuajtjeve që i kemi në punë. E vetmja arsye është pse kemi protestuar, pse kemi kërkuar rrogë më të madhe sepse jemi nën rrogën minimale. Arsyeja e vetme është pse kam dal para…
Arabia Saudite vazhdon të tërheqë lojtarë të Serie A dhe radhën duket se e ka Piotr Zielinski. Mesfushori i Napolit ka një kontratë deri në vitin 2024 me napolitanët, por ende nuk ka folur konkretisht për një rinovim me klubin, ose të paktën nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët. Lazio kohët e fundit është duke e ndjekur me interesim lojtarin pasi shihet si zëvendësuesi ideal i Milinkovic Savic i cili pritet të zbarkojë në vendin saudit. Tashmë raportohet se Al Ahli ka treguar interesim për polakun. Napoli e vlerëson Zielinskin 25 milionë euro dhe “Corriere dello Sport”…
Harry Kane dhe Bayern Munich, një martesë që mund të kurorëzohet shumë shpejt. Klubi gjerman është duke e pritur sulmuesin anglez për sezonin e ardhshëm dhe është i gatshëm ta bëjë një ofertë të re dhe të rëndësishme për të. E dyta madje ishte 80 milionë euro, por e pamjaftueshme për klubin e Premierligës, i cili i do 100 milionë për përfaqësuesin anglez. Vetë futbollisti do të ishte i lumtur nëse mund ta vazhdojë karrierën në “Allianz Arena” pasi ai po e kërkon një klub ku do të mundë të fitonte trofe. Edhe Bayerni e do lojtarin, të cilin e…
Arbër Paplekaj do të vuajë 22 vite burg për vrasjen e pjerin xhuvanit në elbasan 4 ditë para zgjedhjeve parlamantare të vitit 2021. Edhe dy ish- nëndrejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi ,u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre dhe dënimi me 1 vit burg iu konvertua në 1 vit shërbim prove. Me të njëjtën akuzë, 6 efektivë të forcave Shqiponja: Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçje, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu, u shpallën fajtor dhe dënimi me 1 vit burg iu konverta në 16 muaj shërbim prove. Gjykata e Elbasanit dha…
Zyra Federale e Policisë Kriminale publikoi të martën (11.07.2023) shifrat e dhunës në familje të regjistruara nga policia për vitin 2022. Sipas saj policia gjermane ka regjistruar mbi 240 00 raste të dhunës në familje – 8,5 për qind më shumë se vitin e mëparshëm, 2021. Shumica, me afro 158 000, janë raste dhune e ushtruar nga partneri ose partnerja intime. Pra, mesatarisht nga 432 raste dhune në ditë ne çift, 80 për qind e të prekurve janë gra. Numri i dhunimeve në çift të regjistruara është rritur me 9,4 për qind, në krahasim me vitin e mëparshëm, tha DW Shifrat duhet “të trondisin cilindo,” tha Ministrja Federale…
“DANELA ARSOVSKA NUK KA KAPACITETE TË PËRBALLET ME PROBLEMET E AS NUK E NJEH TERRITORIN QË E ADMINISTRON” Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, nuk ka pasur kompetencë që të dërgojë inspektime në NP Drisla dhe t’i gjobisë kryetarët e komunës së Kisella Vodës dhe komunës së Sopishtës me gjithsej 140.000 euro dhe për këtë arsye dënimet janë të pabaza, tha sot kryetari i komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski. “Përpjekja për të shkruar një gjobë në xhepat e qytetarëve në komunë tregoi se ajo nuk i njeh as ingerencat e as kompetencat e sajë dhe çfarë është më e tmerrshmja, ajo…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e shqyrtoi Informacionin nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me temperaturat e larta që pritet të arrijnë gjatë katër ditëve të ardhshme. Shteti, siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pas marrjes së informacioneve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga nesër më 13 korrik do të përfshihet nga temperaturat e larta. Për shkak të temperaturave të larta, Qeveria rekomandon lirimin nga puna të grupeve të rrezikuara, siç janë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet. Po ashtu në çerdhe nuk duhet të ketë aktivitete fizike për fëmijët në hapësira të hapura nga…

