Mbrëmë ka shperthyr zjarr në Burgun e Manastirit ku fatmirësisht nuk ka pasur të burgosur apo gardianë të lënduar. Vetëm disa roje burgu që thithën tym morën kujdes mjekësor. MPB-ja ka njoftuar se nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll ka kryer ekipi nga SPB Manastir. Nga aty thonë se është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. Në burgun e Manastirit, që ndodhet në zonën e Urës së zezë, gjatë ditës do të hetohen shkaqet e zjarrit në repartin e paraburgimit, ndërsa do të bëhet hapësirat do të sanohen. Të paraburgosurit do të zhvendosen në një…
Author: Hamdi Kumanova
Ish krye spiuni Zoran Verushevski do të dëmshpërblehet nga shteti për ditët e kaluara në paraburgim për rastin “Puç”, masë të cilën e vuajti gjatë vitit 2015. Me vendim të Gjykatës Supreme dhe na revizioni paraprak i Avokatit të Shtetit, vlera e 8.216 denarëve sa ishte caktuar nga Gjykata Civile dhe ishte vërtetuar nga Apeli, vlera e dëmshpërblimit ndaj Verushevskit është ulur në 5 mijë denarë për një ditë të kaluar në burg. Verushevski në burg kishte qëndruar për 314 ditë, përkatësisht nga 20 shkurti i vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2015. Shteti në cilësinë e të…
Ministri i drejtësis Krenar Lloga, në një intervistë televizive, potencoj edhe rastet e antarve të partive opozitare të cilët ende udhëheqin në pozita qeveritare,të cilët ende nuk kanë dhënë dorheqje,ndërsa ASH kur ka braktisur qeverinë të gjithë funksionarët kanë lëshuar postet menjëherë. Lloga : Kur ASH braktisi Qeverinë, të gjithë funksionarët të buzëqeshur lëshuan postet, ndërsa sot funksionarët e dy partive shqiptare në opozitë ende qëndrojnë në poste. Top24. Lojtës Videosh
Artan Ajro dhe Natasha Goxhoska sot u zgjodhën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup. Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e sotme, të 82-të votoi për të gjithë kandidatët e paraqitur, ndërsa shumicën e nevojshme nuk e fituan kandidatët Zoran Markovski, Spasenka Andonova, Vladimir Millosheski, Natasha Saramandova, Jovan Serafimovski, Lubomir Lape, Zllatko Bikovski, Rasim Deca, Darko Jakimovski dhe Lençe Ristovska. Më parë, këshilli i zgjodhi Natalia Tasevskën dhe Elvin Veliun prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në seancën e sotme do të zgjidhen prokurorë edhe në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e…
Nga SPB-Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 34-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti është raportuar nga vëllai i tij për sulm fizik. “Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (11-korrik) rreth orës 15:15 kanë privuar nga liria 34-vjeçarin B.A. nga Tetova i cili ishte raportuar nga vëllai i tij 30-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht një orë më parë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-prokurori Mihajlo Manevski ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër pesë personave në krye të qeverisë për rastin “Behtel dhe Enka”, transmeton Expres.mk. Në raportin e dorëzuar nga Manevski ndiqen kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Mariçiq, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes së rrugëve publike Ejup Rustemi. Siç shkruhet në kallëzimin e paraqitur penal, personat e përmendur kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga paragrafi 5 i nenit 353 të Kodit Penal. Sipas këtij neni, personat i kanë shkaktuar dëm të madh material…
Dje (11-korik) zyrtarët policorë të DPB-Gostivar e kanë privuar nga liria personin D.M. (20) nga një fshati të Gostivarit, me banim në Gostivar. Ai dyshohet se së bashku me bashkëshorten e babait të tij F.M. (47) e kanë sulmuar fizikisht motrën e tij 23-vjeçare dhe nuk e kanë lejuar që të del nga shtëpia. Lidhur me rastin në Stacionin policorë është realizuar bisedë zyrtare edhe me P.M. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit kundër tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS
Mësohet se ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako do të dalë para Gjykatës së Apelit të Posaçëm më 18 korrik 2023 në orën 10:00. Ish kryebashkiaku ka kërkuar nga Apeli ndryshim të masës së sigurisë arrest me burg me një masë të lehtë. Vangjush Dako ndodhet pas hekurave me urdhër të SPAK për ndërtimin e një pallati si dhe për tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi në “Summer Click” në TV21 tha se afati për blerje të fletobligacionit për qytetarët skadon sot në orën 14:00. Besimi dha mesazh për qytetarët që kursimet e tyre t’i investojnë në fletobligacione. “Qëllimi i fletobligacionve është të zhvillojë tregun e kapitalit dhe t’u japë qytetarëve një instrument të ri për të investuar kursimet e tyre. Kemi dy vjet që kemi inflacion, arritëm ta reduktojmë shifrën në njëshifrore në qershor. Kjo është një mundësi që qytetarët të investojnë kursimet e tyre, nga njëra anë është një investim që do t’u sigurojë përfitime të tjera në…
Më datë 11.07.2023, punonjësit e policisë kriminale në bashkëpunim me stacionin policor të juridiksionit të përgjithshëm Manastir kanë arrestuar M.J. dhe J.B., të dy nga Manastiri. Përkatësisht, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit në shtëpinë dhe objektin ndihmës të M.J. nga Manastiri, janë gjetur dhe konfiskuar amfetaminë, tre peshore dixhitale me mbetje droge, një kornizë pistolete e mbushur me 8 fishekë, 79 fishekë të kalibrit të panjohur, 35 fishekë, një lëndë me gunga, një pako gëzhoja eksploziv për armë sinjalizuese. Pak më vonë u ndalua edhe J.B.(34), pasi pas masave dhe aktiviteteve të…
Policia mbrëmë në ora 19:30 minuta në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” kanë privuar nga liria SH.K. (38) nga Kosova. Sip kumtoi MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa nacionale kosovare, të cilin ai po e drejtonte, është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës. Automjeti është sekuestruar, kurse SH.K. është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.
Aksionari kërçovar u largua nga struktura aksionare e “Zhito Pollog” dhe shiti të gjitha aksionet e tij në atë kompani, përcjell portali Faktor.mk. Transaksioni i fundit ka ndodhur një javë më parë dhe “Zhito Pollog” edhe pse ka shënuar humbje për tremujorin e parë, ka paguar 115 mijë euro për aksionet e fundit 5.5% të AS Senjak, kompani në pronësi të Selaudin Arifit. Pjesë e kësaj kompanie me aksione ishte edhe biznesmeni kontrovers rus Samsonenko që ka 19.9 % të aksioneve, i cili erdhi në Maqedoni në kohën e Nikolla Gruevskit. Kompania tetovare “Zhito Polog”, e cila dikur…

