Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 20-vjeçari nga Kërçova i cili dyshohet se ka djegur pjesën e paraburgimit në burgun e Manastirit para disa dite, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i riu ka qenë duke vuajtur personalisht vendimin për paraburgim në këtë pjesë të burgut.
“SPB-Manastir në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit ka parashtruar kallëzim penal kundër A.V.(20) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, që dënohet sipas nenit 288 të Kodit Penal. Përkatësisht, më datë 11.07.2023, në periudhën prej orës 19:00 deri në ora 19:20, në Burgun e Manastirit, i akuzuari ka shkaktuar zjarr në qelinë ku ishte duke vuajtur vendimin për paraburgimin e tij, pas çka është djegur hapësira dhe dhomat e tjera në departamentin e paraburgimit”, thonë nga MPB./tv21.tv
Data 13.08.2026
Aktuale
- Eklipsi mahnitës e kthen ditën në errësirë në të gjithë Evropën
- Protesta në ditën e 75-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë
- Viti 1967, kur Leka Zogu i bënte dhuratën e çuditshme Reganit
- Spektakli i qiellit, Hëna eklipson Diellin në Europë pas 27 vitesh
- Palestina: Në burgjet izraelite mbahen mbi 4.700 të rinj dhe të reja palestineze
- Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, merr këto vendime
- (VIDEO) “Merhamet” dhe “Vizioni M” përmbyllën shkollën verore 2026
- Shyhreti i shkon Engjit në spital pas lindjes së djalit, nuk mund t’i mbajë lotët kur e sheh nipin – kjo është gjendja e Engjit



