Kombet e Bashkuara thanë se 289 fëmijë kanë vdekur gjatë pjesës së parë të vitit 2023 gjatë tentimit për të kaluar Detin Mesdhe për në Evropë.
Kjo shifër është dyfish me vdekjet e regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit 2022, tha agjencia e OKB-së për fëmijët, UNICEF. Kjo agjenci kërkoi që fëmijëve që kërkojnë mbrojtje në Evripë t’iu ofrohet në rrugë e sigurt.
përmes rrugës mesdhetare – kanë qenë të pashoqëruar apo të ndarë nga familjarët e tyre.
Kjo shifër po ashtu është tri herë më lartë sesa në vitin paraprak.
“Këta fëmijë duhet ta dinë se nuk janë vetëm. Liderët botërorë duhet që menjëherë të veprojnë për të treguar se jeta e fëmijëve është e vlefshme, të veprojnë drejt një zgjidhjeje efektive për këtë situatë”, tha Knaus.



