Policia e Kosovës mbrëmë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë.“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.
V.S 27 vjeç dhe A.Z 22 vjeç janë dërguar në mbajtje.Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy të dyshuar për rastin vrasje në tentativë
Prishtinë, 16 korrik 2023 – Zyrtarët policor nga stacionit policor Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;
▪︎ V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe▪︎ A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,.
ndaj të të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj



