Me shfaqjen e temperaturave shumë të larta të ajrit në rajonin e gjerë të Pollogut, ndër të tjera, është rritur ndjeshëm rreziku nga zjarret, veçanërisht në fusha dhe pyje. Për këtë arsye, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë punës apo lëvizjes në mjedise të hapura, të mos hedhin cigare të pa shuara, të mos ndezin “zjarre pikniku”, por edhe të mos djegin kallamishtet në fusha. “Turistët këshillohen që kur përgatisin skarë të mos i lënë të pa shuara mbetjet e prushit që përdorin, sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për ndezjen e zjarrit me dëme materiale të paparashikueshme dhe pasoja të tjera, si dhe të mos i lënë në ambiente të hapura objekte për qelqi, e cila nëse ekspozohet për një kohë të gjatë në rrezet e forta të diellit mund të shkaktojë zjarr”, njofton zëdhënësi i SPB-Tetovë Fatmir Rexhepi. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë rikujton qytetarët se shkaktimi i zjarrit me dashje ose nga pakujdesia ligjërisht sanksionohet me dënime me burgim të cilat varësisht nga lloji dhe pasojat përfundimtare variojnë nga 6 muaj deri në 5 vjet, gjegjësisht deri në 8 vjet nëse bëhet fjalë për zjarr në pyll të përmasave më të mëdha. Në koordinim me shërbimet tjera, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë në periudhën e ardhshme do ta forcojnë prezencën e tyre në zonë, para së gjithash në vendet e piknikut më të vizituara, si dhe në pyje.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj



