Berlini e ka kritikuar një rregullore që ua mundëson shteteve të mbingarkuara të BE-së që të kenë afate më të gjata për t’i regjistruar aplikimet për azil në kufijtë e jashtëm, si dhe mundësinë e uljes së standardeve për akomodim dhe kujdes.Por, Spanja në anën tjetër, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, dëshiron që të arrihet një marrëveshje në këtë temë deri në fund të muajit.“Rregullorja e propozuar është ende subjekt i rishikimit brenda Qeverisë federale”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.Më 8 qershor, ministrat e Brendshëm të BE-së kanë votuar për të reformuar sistemin e azilit.Sipas planeve, aplikimet e migrantëve për azil, të cilët janë nga vendet me një normë njohjeje prej më pak se 20 për qind, do të shqyrtohen në kufijtë e jashtëm të BE-së brenda 12 javëve.Gjatë kësaj kohe, ata që kërkojnë mbrojtje do të detyrohet të qëndrojnë vetëm nëpër qendrat e azilit.Ata që nuk kanë mundësi për të fituar azil, do të kthehen menjëherë mbrapsht.Përveç kësaj, rregullorja parasheh që ata persona që kërkojnë mbrojtje në situata krize, duhet të qëndrojnë më shumë se 12 javë nëpër qendra të pranimit, afër kufijve.Situatë krize konsiderohet kur një shtet tjetër tenton të përdorë krizën me refugjatë për t’i shtyrë përpara interesat e veta, siç ka qenë kriza në kufirin bjelloruso-polak.Përgjatë negociatave, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, ka argumentuar se për familjet me fëmijë nuk duhet të vlejnë këto rregulla në kufi.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj



