Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadorin ukrainas Vadym Prystaikon që shërben në Mbretërinë e Bashkuar. Nga njoftimi që ka ardhur nga Kievi, nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimin, shkruan Skynews. Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku 2020. Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.

Lexo më Shumë

Ata që konsumojnë ushqimin para orës 8 të mëngjesit, janë më të fituarit, sipas një studimi nga Instituti i Shëndetit Publik të Barcelonës (ISGlobal) të publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë. Por ky lajm nuk është i këndshëm për ata që e lënë mëngjesin për më vonë. Ekipi hulumtues, në bashkëpunim me shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore të Francës (INSERM), hetuan lidhjen midis shpeshtësisë së vakteve, kohës dhe incidencës së diabetit të tipit 2 në 103,312 të rritur (79% gra) nga studimi i grupit francez NutriNet-Santé. Pjesëmarrësit plotësuan të dhënat dietike të ushqimit dhe pijeve të…

Lexo më Shumë

Fenerbahce ka shprehur interesim për shërbimet e Mërgim Vojvodës.Mbrojtësi i krahut kosovar aktualisht është pjesë e Torinos dhe njëri nga titullarët.Sipas mediave italiane, klubi i madh turk ka shprehur interesimin për transferimin e tij.Klubi turk ka kontaktuar Torinon dhe bisedimet për një transferim potencial kanë nisur.

Lexo më Shumë

Raketat ruse goditën magazinat e grurit në Odesa gjatë natës, duke shkatërruar tonelata të korra në depo, ndërsa forcat e Moskës shënjestruan qytetin port jugor për natën e katërt radhazi, tha një zyrtar ushtarak ukrainas.Në një postim në Telegram të premten, Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake rajonale të Odesës, tha se sulmet u kryen me raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi, shkruan CNN. “Për fat të keq, ka goditje në terminalet e grurit të një ndërmarrje bujqësore në rajonin e Odesa. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb,” tha ai.Dy persona u plagosën në sulmet,…

Lexo më Shumë

Nisja e punimeve në ndërtimin e korridorit tetë po pret përfundimin e elaborateve për tjetërsimin e tokës ndërtimore, dhe përfundimin e matjeve gjeomekanike që po kryhen në akset rrugore Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë dhe Prilep – Manastir. Me fjalë tjera, pritet që analizat profesionale të tregojnë sa është trualli i parashikuar për ndërtimin e autostradave i volitshëm për ndërtim, sa janë kushtet e ndërtimit të lehta apo të rënda. Përkatësisht, pas përgatitjeve paraprake, mobilizimit të burimeve njerëzore dhe makinerive, pritet që së shpejti të fillojnë edhe punët konkrete në ndërtimin e këtij korridori, pas përfundimit të të…

Lexo më Shumë

Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë marramendëse për Kylian Mbappen me vlerë 1 miliard euro. Defensa Central raporton se PSG i ka bërë një ofertë të pabesueshme Mbappes, me një kontratë 10-vjeçare në tryezë me vlerë 1 miliard euro. Kjo do ta lidhte Mbappen me klubin deri në moshën 34-vjeçare dhe para së gjithash do të funksiononte si një marrëveshje e përjetshme. Do të ishte gjithashtu kontrata sportive më fitimprurëse në histori. Mbappe, megjithatë, raportohet se i ka thënë PSG-së se ai nuk është i motivuar nga paratë dhe ëndërron të luajë për Real Madridin, ku mund të fitojë çdo…

Lexo më Shumë

Me datë 20.07.2023, në rrugën “Karaorman” në Manastir, nga ana e punonjësve policorë të policisë kriminale në kuadër të SPB Manastir, u ndalua D.Xh. (22) nga Manastiri. Ai kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të gjykatës, për të vuajtur dënimin me burg prej gjashtë vjet e tre muaj për krime të kryera nga nenet 238, 242, 236 dhe 396 të Kodit Penal. D.Xh. është dërguar në burgun e Prilepit për vuajtje të dënimit. Ndryshe, gjatë ndalimit, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë të cilët ishin duke kryer veprime zyrtare, për çka do t’i dërgohet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. “Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerintonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend.Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve”, theksoi ministri. Shaqiririkujtoi…

Lexo më Shumë

Në periudhën e kaluar, sektori i krimeve kompjuterike pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme konstatoi një dukuri të shtuar të raportimeve për lojëra shpërblyese false në internet, nëpërmjet përdorimit të rrjeteve sociale, veçanërisht përmes rrjetit social Facebook. Nga MPB-ja njoftojnë se përmes hapjes së profileve false me emrin e ndonjë kompanie të njohur nga vendi, me qëllim marrjen e të dhënave personale të paautorizuara nga qytetarët. – Advertisements – Me rastin e hapjes së profileve false përdoret logoja dhe marka e kompanisë, me njoftim se për shkak të një rasti të caktuar (ditëlindja e supozuar…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Jashtme bullgare dhe deputete aktuale, Ekaterina Zakharieva kritikoi qeverinë e Maqedonisë së Veriut pasi MPB-ja filloi hetime kundër menaxhmentit të “Bitolski Montmartre” që i çoi fëmijët nga Manastiri në Bullgari për takime me presidentin aktual bullgar Rumen Radev dhe politikanë të tjerë bullgarë. “Qeveria e RMV-së arriti një nivel të ri: Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski urdhëroi policinë të fillojë një hetim paraprak kundër një mësuesi, sepse ai i çoi fëmijët për të pikturuar në Bullgari, para Teatrit Kombëtar dhe në Plovdiv, dhe më pas vizitoi parlamentin bullgar dhe presidencën”, njoftoi Zakharieva. Ajo shtoi se ishte e befasuar…

Lexo më Shumë

Donald Trump u përball me një afat të mesnatës të së enjtes për të deklaruar nëse do të paraqitej përballë një jurie të madhe të Uashingtonit të mbledhur nga këshilltari special Jack Smith për t’i shqyrtuar akuzat federale lidhur me përmbysjen e tij zgjedhore dhe nxitjen e sulmit ndaj Kongresit amerikan më 6 janar të vitit 2021.Të mërkurën vonë, duke cituar dy persona të njohur me këtë çështje, Guardian raportoi se prokurorët kishin mbledhur prova për të akuzuar Trump për tri krime.Tri akuzat janë: pengimi i një procedimi zyrtar, komplot për t’i mashtruar Shtetet e Bashkuara dhe një statut i…

Lexo më Shumë

Profesori universitar, Ag Apolloni, ka thënë se Guri përkujtimor i Pashkë Markut, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, është hequr pasditen e djeshme me bager nga pronari i tokës ku ndodhej. Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe qytetarët që ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë, në atë arë të Korenicës në Gjakovë. “Ekzistojnë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare (sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngritet një kishë, pavarësisht se familja e…

Lexo më Shumë