Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës e prezantoi Strategjinë e
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, në bashkëpunim me SIGMA-në, e organizoi eventin: Administratë bashkëkohore, efikase dhe e digjitalizuar: VIZIONI 2030. Ofrimi i shërbimeve publike më kualitative për qytetarët dhe për sektorin privat“.
Në këtë event, u prezantua Strategjia e Re mbi Reformat e Administratës Publike (2023-2030), procesi i hartimit dhe mekanizmat e implementimit dhe monitorimit, si dhe qëllimet dhe prioritetet kyçe deri në vitin 2030-të sipas sferave prioritare.
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës – Azir Aliu, në fjalën e tij, theksoi se Strategjia është e hartuar në proces transparent dhe konsultativ me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara.
,,Eventi i sotëm është nën moton ,,Administratë publike bashkëkohore, efikase dhe e digjitalizuar”, me të cilën përcaktohet vizioni i Reformave të Administratës Publike 2030. Ky event është shumë i rëndësishëm për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për tërë Qeverinë, por edhe për tërë shtetin, për arsyen se përveç promovimit të Strategjisë së RAP-it, sot të promovojmë edhe logon për brendimin e procesit të Reformave të Administratës Publike, që është VIZIONI për RAP 2023-2030. Në përputhje me Strategjinë mbi Reformat e Administratës Publike, pres që këtë vit të fillohet me procesin e realizimit të vizionit të administratës publike efikase, llogaridhënëse dhe të depolitizuar, që siguron shërbime kualitative dhe të lehta për qytetarët dhe për komunitetin e biznesit”, theksoi ministri Aliu.
Sipas ministrit, qëllimet prioritare, administratë publike e depolitizuar dhe profesioniste dhe si rrjedhojë, krijimi i sistemit koherent të pagave dhe institucione të riorganizuara e të optimizuara me integritet të përforcuar, do të kontribuojnë në arritjen e vizionit të Strategjisë.
,,Kjo nënkupton finalizimin e propozimeve të zgjidhjeve ligjore, të cilat paraqesin bazë juridike për të ecur më tej. Qytetarët duhet të kenë besim tek administrata dhe tek institucionet dhe të ndiejnë se ekzistojnë dhe punojnë për ta dhe për kërkesat e tyre. Në sferën e transformimit digjital, mund të shihet përparim, por është e rëndësishme të mundësohet dhe përmirësohet hapësira që administrata të punojë në një mjedis me mundësi digjitale dhe të fuqizohet për t’i praktikuar ato, me ç’rast, gjithashtu do të arrihet një kualitet më i lartë i shërbimeve për qytetarët dhe për komunitetin e biznesit”, theksoi ministri Aliu, duke shtuar se vetëm me qasje profesioniste mund të krijohet një administratë profesionale.
Në këtë event të rëndësishëm, nëpërmjet video-porosisë u drejtua dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se para qytetarëve po prezantohet dokumenti final mbi Reformat e Administratës Publike deri në vitin 2030-të, me udhëzime të sakta lidhur me përpjekjet reformuese dhe përfundimisht sigurimin e administratës publike moderne, efikase dhe të digjitalizuar sipas rregulloreve dhe praktikave evropiane.
,,Kjo është një dëshmi konkrete, se ne, në mënyrë aktive veprojmë për Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian. Angazhimi ynë është që qytetarët tanë të kenë jetesë më të mirë sipas standardeve evropiane – “në shtëpi”: Ta kenë Evropën në shtëpi,” theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, vuri në pah se Strategjia mbi Reformat e Administratës Publike, që tani më arriti në fazën e promovimit pas diskutimit të gjërë publik, ka qëllim të thjeshtë dhe të qartë: ofrimin e më tepër shërbimeve publike dhe më kualitative për të gjithë qytetarët dhe për sektorin publik.
,,Strategjia mbi Reformat e Administratës Publike është në përputhje me Programin e Punës së Qeverisë dhe është dokument plotësues me të gjithë programet dhe strategjitë për zhvillim lokal dhe decentralizim, për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave, për qeverisje të hapur; për rritje të përshpejtuar ekonomike, si dhe me programin për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian dhe Reformave të sistemit tatimor. Qeveria dhe unë si kryeministër, pa mëdyshje jemi të përkushtuar në implementimin e të gjitha rregulloreve, kritereve dhe standardeve, me qëllim që të sigurojmë një rrugë të shpejtë, ashtu siç e meritojmë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – Dimitar Kovaçevski.
Fjalime hyrëse kishin edhe ambasadori i BE-së, Ekselenca e Tij – David Geer, Shefi i Programit të SIGMA/OECD-së Gregor Virant, si dhe Maja Hanxhiska Trendafillova – Drejtoreshë e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).


