Author: Hamdi Kumanova

-Rritja e pagave e tejkalon rritjen e inflacionit, duke filluar nga korriku i këtij viti dhe rritja do të jetë edhe më e madhe deri në fund të vitit, këtë e tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili thotë se krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, paga mesatare në vend është rritur për mbi 14 për qind, shkruan TV21. Bekteshi thotë se sipas metodologjisë, pritet që në fillim të vitit të ardhshëm, paga minimale të rritet për 10 për qind. “Kemi rritje të pagës mesatare për 14.1 për qind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Sipas të…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga mori pjesë në takimin e fundit të grupit punues i cili po e përgatit Ligjin e ri për konfiskim e pasurisë në procedurë civile. Propozues i ligjit është Ministria e Drejtësisë, ndërsa me Grupin punues kryeson Sllavica Grkovska, Zëvendëskryeministrja e Qeverisë përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë. Me këtë ligj do të pamundësohet disponimi me pasuri dhe përfitime pasurore e cila nuk mund të dëshmohet se është fituar nga burime të ligjshme, gjë që i bën të padobishme veprimet e kundërligjshme dhe mundëson luftë efektive kundër krimit dhe korrupsionit. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga…

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi tha se ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka mbështetjen e BDI-së mbi përpilimin e Ligjit për Amnisti, shkruan TV21. Ademi tha se burgjet janë të stërngarkuara dhe se me këtë zgjidhje lidhore nuk parashihet falja e veprave të rënda penale. “Nga ajo çka pamë fillimisht për arsye se të gjithë shefat e grupeve parlamentare e kanë marrë një email të tillë, një draft të tillë. Bëhet fjalë për një qasje më njerëzore, më humane për të gjithë të dënuarit duke pasur parasysh se burgjet janë të stërmbushura dhe qëllimi është në drejtim…

Lexo më Shumë

Evropa po përballet me një “krizë të madhe të shëndetit publik”, sepse pothuajse të gjithë evropianët jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit, sipas një studimi të britanikut “Guardian”. Analiza e të dhënave, të mbledhura me metodologjinë më moderne, tregoi se 98 për qind e njerëzve në Evropë jetojnë në zona të ndotura me grimca të imta shumë të dëmshme dhe shumë mbi kufirin e vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Pothuajse dy të tretat e evropianëve siç njofton Klan M, jetojnë në zona ku ndotja e ajrit është më shumë se dyfishi i kufirit…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut luan rol shumë të rëndësishëm në proceset e rajonit, deklaroi zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. Në intervistë për Zërin e Amerikës ai shprehu shqetësim për atë që Ballkani Perëndimor zhvillohet në “dy shpejtësi”. “Nga njëra anë, ka anëtarë të Aleancës Veriatlantike, të cilët janë shumë të përkushtuar në rrugën e tyre në NATO dhe evropiane. Janë edhe tre të tjerët që po përballen me vështirësi. Gjatë takimeve të mia me ta, vazhdimisht u kam përcjellë se SHBA-ja mbështesin rrugën e tyre euroatlantike. Ne…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se VMRO-DPMNE po shpërbëhet. Nga LSDM thonë se opozita maqedonase ka probleme të mëdha të brendshme partiake. “Mickoski për përçarjet dhe grindjet e brendshme në VMRO nuk duhet t’ia ngarkojë LSDM-së. I dëshpëruari Mickoski të mos ndërhyjë fare me LSDM-në në ballafaqimin e ndërsjellë dhe t’i zgjidhë vetë zënkat”, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Opinioni ende pret përgjigje nga Mickoski për marrëveshjet me Gruevskin. A po i fsheh kërkesat për amnisti të bashkëpartiakëve të tij, për shkak të pakënaqësisë që ndodhen brenda partisë së tij”, tha LSDM.

Lexo më Shumë

Dje pasdite në Nju Jork, presidenti Stevo Pendarovski foli në debatin e hapur për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit, me temën “Ruajtja e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së përmes multilateralizmit efektiv: ruajtja e paqes dhe sigurisë në Ukrainë”. Në fjalën e tij, presidenti Pendarovski tha se detyra më urgjente e Këshillit të Sigurimit është të angazhohet në mënyrë proaktive për përfundimin e luftës në Ukrainë, transmeton Portalb.mk. “E vetmja mënyrë për të arritur këtë qëllim është përmes diplomacisë dhe negociatave, bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike (LD) masat anti-krizë të Qeverisë i vlerëson si një teatër, sipas kësaj partie varfëria tek qytetarët sa vjen e rritet. “Derisa për çdo ditë rriten çmimet, sidomos çmimi i karburanteve që është një ndër faktorët dominantë për krijimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Qeveria nisi fushatën për çmime të kontrolluara të produkteve ushqimore bazë. Se ky është vetëm edhe një mashtrim i qeverisë i bërë publik nga ministri Kreshnik Bekteshi, flasin analizat ekonomike, sepse në thelb ‘hapat’ që paralajmëron qeveria nuk kanë logjikë ekonomikе dhe kjo mund të argumentohet si në vijim: • Asnjë masë ekonomike…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:00 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 21 vjeçarin A.A.G. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen e Aerodromit të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi përkatëse. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Me mbështetjen financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH) ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave. Në zgjidhjen e re softuerike janë integruar sugjerimet e mësimdhënësve , prindërve të nxënësve dhe të gjitha institucioneve që kanë qasje në sistem dhe pritet që sfidat e deritanishme të tejkalohen plotësisht. Tashmë janë zbatuar testet fillestare të sistemit të ri, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave. Paralelisht po zbatohen edhe…

Lexo më Shumë

Fillimi i konceptit të pakësimit të dëmeve u shfaq fillimisht në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. Që nga fillimet e deri më tani, ky koncept ka evoluar ndjeshëm. Në thelb, ky koncept mund të përshkruhet si strategji e drejtuar ndaj individëve ose grupeve, e cila synon të pakësojë dëmet që lidhen me sjellje të caktuara që nuk mund të parandalohen apo eliminohen plotësisht. Në qendër të punës së gjigantit të duhanit Philip Morris International gjatë krijimit të alternativës së tij inovative të duhanit, IQOS, janë pikërisht koncepti i pakësimit të dëmeve dhe, natyrisht, shkenca. Pajisjet IQOS, të cilat…

Lexo më Shumë