Në kuadër të seancës së 120-të të Kuvendit po shqyrtohet projektligji për sistemet e pagesave, i cili është dorëzuar nga përfaqësuesit e Partisë Liberal Demokratike, “Të Majtës” dhe RDM-së. “Qytetarët që shfrytëzojnë çdo ditë shërbimet e bankave janë dëshmitarë të kostove dhe komisioneve të larta, si për miratimin e kredive, mbajtjen e llogarive, komisionet për kontrollin e llogarisë së transaksionit, madje edhe tërheqjen e parave nga një bankë tjetër, nëse ajo është e ndryshme nga banka depozituese e qytetarëve”, theksojnë nga PLD. Nga atje thonë se ky ligj i propozuar parashikon ulje apo heqje të ndjeshme të kostove dhe komisioneve…
Author: Hamdi Kumanova
BE po mobilizon forca shtesë të zjarrfikësve për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Greqi, njoftoi komisioneri i menaxhimit të krizave Yanes Lenarcic në Twitter. “Meqenëse rreziku i zjarreve në Atikë mbetet shumë i lartë, ne po mobilizojmë forca shtesë ajrore, ” theksoi ai. “Një avion Canadair nga Kroacia dhe dy avionë nga Qipro do të mbërrijnë në Greqi. Përveç kësaj, forcat tokësore do të vijnë edhe nga Rumania dhe Bullgaria”, shtoi Yanes Lenarcic./abcnews.al
Dje (20-korrik) rreth orës 02:50, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 42-vjeçarin Sh.K. nga një fshat i rrethinës së Gostivarit, i cili është raportuar nga motra dhe nëna e tij se rreth orës 19:30 i ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Sa të jem unë ministër, nuk do të ketë më vonesa në furnizimin e barnave, tha sot ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, në takimin me përfaqësuesit e Lidhjen e Shoqatave të Diabetikëve të RMV-së. Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm edhe shërbimet profesionale të ministrisë, përgjegjëse për problematikën, duke përfshirë edhe kryetarin e Komisionit për Diabet, Irfan Ahmeti, ministri Mexhiti theksoi se kanë mirëkuptim të plotë të situatës në të cilën ndodhen personat me diabet në vend dhe janë të përkushtuar maksimalisht në tejkalimin e sfidave aktuale. “Ne po bëjmë gjithçka që kemi për të përfunduar sa më parë…
LSDM kërkon që kryetarja Danella Arsovska ta pranojë vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, i cili dje ka pranuar iniciativën për dorëzimin e letrave kredenciale për projektin për rikonstruimit të Sallës Universale në Ministrinë e Kulturës. Nga partia thonë se Arsovska duhet të përgatisë vendimin në afat prej 7 ditësh. “Salla Universale është simbol i Shkupit, simbol i solidaritetit dhe pas rindërtimit duhet t’u kthehet qytetarëve si objekt i rëndësishëm përfaqësues në kryeqytet, theksojnë nga partia në pushtet. Këshilli i Qytetit të Shkupit me 26 vota “për” e pranoi iniciativën për dorëzimin e përkohshëm të autorizimeve për rikonstruimin e…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Summer Click në TV21 tha se po u shkon mirë partneriteti me Aleancën për Shqiptarët. “Ne jemi në koalicion me ASH-në, në partneritet, sepse jemi së bashku në Qeveri, në Kuvend, përfaqësojmë shumicën parlamentare në Kuvend, marrëdhëniet janë shumë korrekte, me respekt të ndërsjellë, me mirëkuptim të ndërsjellë. Kauza për të cilën jemi bërë bashkë është tejet e madhe, që është mbi interesin e partive tona respektive, kështu që uroj që të kemi sukses për të cilin jemi bërë bashkë”, tha Ademi. Ademi nuk e përjashtoi mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë…
Alberto Nunez Feijoo, politikani konservator për të cilin sondazhet thonë se do të bëhet kryeministri i radhës i Spanjës, dëshiron ta sjellë ndër mend se ai është thjesht një “djalosh i butë fshati” nga pjesa rurale veriperëndimore e vendit. Një njeri i përulur, i çiltër, madje i bezdisshëm, siç i pëlqen atij ta përshkruajë veten.Kandidati i Partisë Popullore Konservatore (PPK) për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, është kryesisht i panjohur jashtë Spanjës, por ai ka qenë lideri më i fuqishëm rajonal i vendit deri tani këtë shekull.Feijoo nuk ka humbur në zgjedhje kurrë.Feijoo ka qenë një “buldozer” politik gjatë…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person. Rasti ka ndodhur në Gjakovë, ndërkaq është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari. “Dhunim. Gjakovë 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në raport. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
Dje (20-korrik) rreth orës 15:15, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 31-vjeçarin N.K. nga Tetova për shkak të dyshimit për përfshirjen e drejtpërdrejtë të tij në prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër N.K. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.TS
Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmë (21-korrik) nga ora 01 deri në ora 02:30, në parkingun prapa objektit hotelerik në Zherovjan të Tetovës, kanë privuar nga liria 34-vjeçarin A.H. nga Dibra për shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar 42 pako me kokainë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet kallëzim përkatës.TS
Dje (20-korrik) rreth orës 16:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- DPB Gostivar kanë privuar nga liria 45-vjeçarit A.D. nga Gostivari, i cili gjysmë ore më parë është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht, si dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj antarëve tjerë të familjes. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.TS
Kombet me shumicë myslimane shprehën të premten zemërim pas përdhosjes së një kopjeje të Kuranit në Suedi. Disa u përgatitën për demonstrata në rrugë pas lutjeve të mesditës, për të shprehur zemërimin e tyre. Në Iran, Irak dhe Liban, protestuesit planifikuan demonstrata pasi policia suedeze lejoi një protestë të enjten, në të cilën një i krishterë irakian që jetonte në Stokholm shkelmonte dhe qëndronte mbi një Kuran, librin e shenjtë të Islamit, jashtë ambasadës së Irakut. Kryeministri i Irakut Shia al-Sudani ka urdhëruar dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë të Irakut nga Suedia.…

