Në një hotel në Shëngjin ku po pushonin disa kosovarë, 9 persona janë helmuar nga një material kimik. “Mendohet se kjo ka ardhur nga shkaku i një dezinfektimi me një material kimik, që ka ndikuar të kërkojnë ndihmë mjekësore”, deklaroi kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm, shkruan RTK. Kryetari Ndreu bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë. Ai sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë banuar ata turistë kosovarë, derisa…
Author: Hamdi Kumanova
Vedat Muriqi e ka konfirmuar edhe një herë vendimin e tij për të qëndruar tek Majorka. Ylli kosovar kishte nënshkruar kontratë afatgjate vitin e kaluar dhe krejt fokusin e ka tek klubi ishullor spanjoll. Unë nuk dua të largohem dhe nuk dua që Majorka të më shesë”, deklaroi Muriqi për “Diario de Majorka”. Madje, ai ka aspirata të mëdha me ekipin e La Ligas. “Shpresoj ta kemi një vit edhe më të mirë. Do të ishte një ëndërr ta fitojmë “Copa del Rey” dhe të luajmë në Evropë”, nënvizoi tutje ai. Muriqi i realizoi 15 gola në…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Chikago të SHBA-ve. Gjyshi dhe gjyshja rrahën për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare, sepse kjo e fundit u bë pis. Mediet e huaja kanë publikuar detaje nga dhuna barbare që gjyshërit ushtruan ndaj mbesës së tyre. Gjyshërit mostra fshikulluan mbesën rreth 12 herë me rrip, sepse vogëlushja bëri jashtëqitjen në pantallona. Siç raportojnë mediet e huaja, gjyshi ka thënë në polici se “ishte më i ashpër me mbesën nga se ç’duhej të ishte”. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur më 14 korrik, ndërsa mësohet se gjyshërit ushtronin dhunë mbi…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare në muajt e fundit të këtij viti. Krasniqi e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të dalin në zgjedhje që ai ta shohë nëse qytetarët vazhdojnë t’i besojnë apo jo, duke thënë se “sondazhi i vetëm që vlen sot është kutia e votimit”. Shpresa ime është sa më herët, unë besoj sivjet. Këtë vit unë besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. A është dhjetori a është tetori, është relevante, sa më herët është më mirë. Unë…
Një klub nga Arabia Saudite thuhet se është i interesuar t’i ofrojë një kontratë të madhe financiare sulmuesit Lautaro Martinezit në një përpjekje për ta joshur atë të largohet nga Interi. Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo nga TyC Sports, një skuadër saudite e paidentifikuar është e përgatitur t’i ofrojë El Toros një marrëveshje katërvjeçare. Sauditët i ofrojnë Lautaro një pagë me vlerë 60 milionë euro neto në sezon apo 240 milionë euro gjatë gjithë gjatësisë së kontratës së sugjeruar. Sipas Calciomercato.com, Martinez aktualisht fiton rreth 6 milionë euro në sezon, që do të thotë se oferta e përfolur saudite…
Rusia goditi qytetet jugore të Ukrainës me dronë dhe raketa për të tretën natë radhazi të enjten, duke e mbajtur Odesën në epiqendër të sulmeve, pas kundërshtive mbi ndërprerjen e një marrëveshjeje që i lejonte Ukrainës të dërgonte grurë përmes këtij porti kryesor të Detit të Zi. Sulmet vranë të paktën dy persona në Odesa. Në qytetin e afërt Mykolaiv, që gjendet pranë Detit të Zi, të paktën 19 persona u plagosën, përfshirë një fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas. Rusia ka vendosur në objektiv infrastrukturën jetike të eksportit të grurit ukrainas që kur u zotua për “hakmarrje” këtë javë për…
Një 25-vjeçar nga Viniçani është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi i njëjti ka përplasur për vdekje me veturë një bashkëfshatar, përcjell TV21. Nga MPB thonë se paraprakisht, babai i 25-vjeçarit kishte pasur konflikt verbal me viktimën. “Më datë 19.07.2023 ora 16:00 në fshatin Viniçan, komuna e Gradskos, policia nga SPB-Velesi ka privuar nga liria S.K.(25) nga fshati Viniçan. Ai më fshat, me veturën “Fiat Panda” me targa të Velesit ka goditur A.C.(43) nga i njëjti fshat, i cili paraprakisht ka pasur një debat verbal me babanë e të arrestuarit. A.C. nga plagët e marra ka ndërruar jetë, ndërsa…
Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Prizreni” në Shkup është gjetur trupi i pajetë i një 76-vjeçari. “Më datë 19.07.2023 në SPB-Shkup është raportuar se në ora 16:15 në rrugën “Prizren” në Shkup, është gjetur i vdekur A.M.(76) nga Shkupi, i cili paraprakisht ishte raportuar se ishte larguar nga Shtëpia e të moshuarve në Shkup. Mjeku i Emergjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve për informacionin nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në të cilin theksohet dyshimi dhe rreziku nga keqpërdorimi i të dhënave personale, tha se për të gjitha institucionet të cilat veprojnë me atë lloj të të dhënave ekzistojnë rregulla dhe procedura të veçanta. Gjatë vizitës së sotme në SPB Manastir, Spasovski theksoi se që të pengohet keqpërdorimi i të dhënave personale duhet të punohet shumë më shumë në ngritjen e vetëdijes publike, por edhe të elementit represiv. “Ne edhe deri më tani kemi trajtuar raste që kanë të…
Pas deklaratave të forta të Ministrit të Ekonomisë se nuk është pishman që firmosi lidhjen e dy minierave të bakrit në rajonin e Strumicës, opozitarja VMRO DPMNE pretendon që Kreshnik Bekteshi po mbron kompani private të afërta me BDI-në. Kreu i tyre Hristijan Mickoski sot deklaroi se gjysma e qeverisë sipas Bekteshit është gënjyer, i cili mbron vendimin për bashkimin e minierave kontestuese “Illovica-Stuka”. Mickoski thekson se këtu gjithçka është e qartë, gjegjësisht se qeveria mbron interesin privat të një kompanie që është e afërt me BDI-në dhe shkon në kundërshtim me interesat e qytetarëve të atij rajoni. …
Mungesa e ujit ka bërë që një pjesë e banorëve të Vizbegut të kaloj në etje temperaturat ekstrem të nxehta. Ndërsa Alsat qëndroi në Vizbeg, çezmat, kopshtet dhe rrugët thuajse ishin të thara. Në oborret e shtëpisë ishin të radhitura shishet dhe bidonët të mbushur me ujë me të cilat familjarët duhet të kryejnë gjërat më elementare. “Kur kemi një orë ujë, zgjohen njerëzit dhe i mbushin kovat me ujë, kështu jetojmë. Për një person është vështirë e jo një familje, një person nuk mund t’ia dal. Ishin vitin e kaluar por asgjë nuk bën. Premtuan se do të…
Moska ka njoftuar se po vendos kufizime ndaj diplomatëve britanikë në përgjigje të “veprimeve armiqësore”. Atyre do t’u kërkohet të japin informacione për çdo itinerar të udhëtimit që i kalon 120 kilometra, njoftoi ministria e jashtme e Rusisë. Më herët, skynews ka shkruar se i ngarkuari me punë i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi u ftua për konsultime në ministrinë e jashtme. Ushtria ukrainase ka rrëzuar pesë raketa dhe 13 dronë të tjerë të rusëve Moska tani ka bërë të ditur se diplomati britanik është qortuar për mbështetjen e “veprimeve terroriste” të Ukrainës dhe për pengimin…

