Doganat e Maqedonisë në pikën kufitare kanë konfiskuar 27 mijë euro “cash”, përcjell TV21. Dogana gjatë kontrollit te një shtetas i Serbisë dhe te bashkëshortja e tij ka kapur gjithsej 47 mijë euro, ndërsa ka konfiskuar 27 mijë, pasi sipas ligjit lejohet që çdo person të ketë me vete 10.000 euro. “Me datë 18.07.2023, rreth orës 20:00, në dalje të shtetit, në vendkalimin kufitar Bogorodicë është paraqitur një veturë me targa të Serbisë, e drejtuar nga shtetasi serb. Gjatë kontrollit të kryer nga doganierët, në çantën personale të pasagjerit u gjetën 47 mijë euro, për të cilat ai nuk kishte…
Author: Hamdi Kumanova
Në qershor të vitit 2019, televisioni France 24 raportoi që një firmë izraelite akuzohet për furnizimin e telefonit Pegasus spyware për qeveritë të ndryshme, shkruan Flaka Gjithmonë siipas France 24, pajisje lidhjet me një listë me dhjetëra mijëra numra telefoni inteligjentë, duke përfshirë ato të aktivistëve, gazetarëve, drejtuesve të biznesit dhe politikanëve në mbarë botën. Por a ka arritur telefoni i ashtuquajtur “Zero”, në Maqedoninë e Veriut enigmë do të do të mbetet edhe gjatë kohë pasi informacionet e tilla kualifikohen të klasifikuara dhe rëndë të depërtojnë në opinion. Supozime u shpalosën në mediat e Tiranës që tashmë telefoni klonues…
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit, se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për sulm kibernetik ndaj portalit “Nacionale”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur ndaj të pandehurit S.Ç., pasi në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Sipas aktakuzës, më 10 korrik 2022 në Prishtinë, i pandehuri i lartcekur, përmes Laptopit të tij të llojit “Lenovo”, pa autorizim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të shkaktimit të dëmit të…
Për herë të parë në historinë e shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, katër organe në një akt u implantuan nga një donator këtë mëngjes. Falë humanizmit të një familjeje, dashurisë, mirësisë dhe ndjeshmërisë së tyre që mbartin në vete, herët në mëngjes një zemër e re filloi të rrahë në gjoksin e një pacienti 40-vjeçar nga Shkupi. Një shans i ri për jetën dhe mëlçinë iu dha një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë, dhe dy pacientë në dializë gjatë ditës do të marrin veshka. Përveç kësaj, një shans për një cilësi më të mirë të jetës, në ditët e…
Një rast i dhunës në familje po pretendohet se ka ndodhur më 13 korrik. H.V. po pretendon se është rrahur nga bashkëshorti i saj, Sh.V, i cili është profesor në një kolegj privat. Rasti, i cili është raportuar në institucionet relevante, dyshohet se ka ndodhur në prani në fëmijëve të çiftit. Sipas asaj që ka deklaruar viktima e këtij rasti, ngjarja ka ndodhur pasi bashkëshorti i saj ka kërkuar nga ajo që të gatuajë disa pite me spinaq dhe ajo nuk ka pranuar, duke thënë se është e lodhur. Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës, e cila ka…
Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka rënë dakord për kushtet e transferimin me Al-Ahli për shitjen e Riyad Mahrez këtë verë. Legjenda algjeriane ishte cak i klubit nga Superliga e Arabisë Saudite tash e disa kohë, por vetëm tani thuhet se është pranuar oferta e tyre nga City. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mahrez do të transferohet në klubin saudit për një tarifë prej 35 milionë euro, me bonuse të përfshira. Mahrezit iu dha leja nga City që të mos udhëtonte me skuadrën për turneun e tyre në Azinë Lindore. Ai është i vetmi lojtar i ekipit të…
Sipas Mickoskit, propozimi, ashtu siç është, e kërcënon edhe më shumë pozitën e vendit në kuadër të progresit drejt BE-së. Në anën tjetër dy partitë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (ASH) mbështesin pa kushte ndryshimet kushtetuese, me të vetmin qëllim që Maqedonia e Veriut të ecë pa pengesa në rrugën e saj drejt BE-së. Ndërkaq, Lëvizja BESA dhe Alternativa kanë caktuar kushtet e tyre për ti mbështetur ndryshimet kushtetuese, me çka renditen në anën e opozitares VMRO-DPMNE e cila i kundërshton ndryshimet e nevojshme kushtetuese, dhe me këtë edhe përcaktimin…
Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit të djeshëm për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar. “Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler.. Ndryshe, dje Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se…
Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme theksuan se një rrjet i gërshetuar nga një numër i madh pjesëmarrësish ka ndihmuar në rastin e konfiskimit të pasurisë të “Transmet”. “Një pjesë e pasurisë që është dashur të konfiskohet në rastin “Trust” është marrë nga kompanitë dhe bankat, duke i shkaktuar dëme mbi 12 milionë euro”, tha anëtari i komisionit Shemsi Sallai. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sqaroi se nga ajo skemë më së shumti ka përfituar kompania “Pucko Petrol” dhe pajisjet-pasuria e paluajtshme me shumë gjasa janë shfrytëzuar për përfitime për kompanitë që kanë…
Të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Slloveni, dhe dhjetëra u plagosën pasi një stuhi e fuqishme me erëra të forta dhe shi të dendur goditi Ballkanin të mërkurën. Policia dhe mediat lokale raportuan për viktima dhe dëme të mëdha të shkaktuara nga kjo stuhi në rajonet e prekura, shkruan REL. Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po luftojnë me zjarre dhe temperatura të larta. Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar dy viktima si pasojë e stuhisë.…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga Maqedonia pritet deri 30 minuta”, thuhet në njoftimin e LAMM. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./
Në rajonin e Kërçovës policia ka kapur 3 persona duke prerë ilegalisht dru, përcjell TV21. Prej orës 23:00 të mbërmjës së djeshme, deri në orën 04:00 të mëngjesi të sotëm, policia ka kryer aksion për parandalimin e prerjes së druve në rajonin e Kërçovës. “Në rrugën nga fshati Lugina e Bigorit deri në vendbanimin Biçincë të Kërçovës, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim, e kanë privuar nga liria M.M.(24) nga Kërçova. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen” targa, të cilin ai drejtonte, u gjetën dru zjarri pa dokumentacion, dy sharra motorike,…

