Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, pati një takim të shkurtër me kancelarin gjerman, Olaf Sholc, në kuadër të manifestimit për shënimin e 50 vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, që u mbajt në selinë e Organizatës në Nju Jork. Në takim u tha se Gjermania pret që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duke theksuar se integrimi evropian dhe rruga evropiane janë alternativa më e mirë dhe e vetme për vendin. Vendimi shtetëror që duhet të merret në periudhën e ardhshme është e vetmja mundësi për të siguruar cilësinë e jetës së qytetarëve të RMV-së sipas…
Author: Hamdi Kumanova
Një delegacion i Komisionit për çështje evropiane nga Parlamenti danez sot do të realizojë takime në Kuvend. Anëtarët e këtij Komisioni do të realizojnë biseda me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me Arta Bilali-Zendelin, zëvendës kryetare e Komisionit për çështje evropiane dhe anëtarët, si dhe me kryetaren e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Danimarkës, Marija Georgievska dhe anëtarët.
Tre deputetë të partisë Aleanca e Shqiptarëve i kanë dorëzuar Kuvendit të Maqedonisë propozim për ndryshimin e Ligjit për privatizimin e tokës shtetërore, por edhe dhënien me qira të tokës ndërtimore që është në pronë shtetërore. Adnan Neziri, Hilil Snopce dhe Ilire Dauti kanë nënshkruar amendamentet e propozuara që kërkojnë zgjatjen e afateve për shfrytëzuesit e tokës ndërtimore të cilët nuk kanë paraqitur kërkesë për privatizimin e tokës ndërtimore deri më 31 dhjetor 2021. Sipas propozim ligjit, ata do të mund të paraqesin kërkesën në përputhje me dispozitat e ligjit nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Gjithashtu,…
Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite dhe gjatë natës në disa vende do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 28 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 31 gradë Celsius. Në Shkup, informon DPHM, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa kah fundi i ditës vranësira do të rritet. Gjatë natës në disa pjesë…
Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot është caktuar seancë gjyqësore për rastin e aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”. Seanca pritet të vazhdojë me deklaratat e ekspertëve të cilët e kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit. Aksidenti i autobusit ka ndodhur më 13 shkurt 2019, kur autobusi i “Durmo Tours” i cili lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar doli nga autostrada afër fshatit Llaskarcë. 16 udhëtarë humbën jetën dhe 37 u plagosën. Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si…
Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, në një deklaratë për portalin Zoom ka thënë se është e saktë ajo se opozita aktuale ka kërkuar nga Pendarovski amnisti për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. “Po, është e vërtetë. Presidenti i shtetit, Pendarovski në njërin prej takimeve paraprake ku i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta vazhduar rrugën integruese të vendit tonë, si dhe realizimin e suksesshëm të Ndryshimeve kushtetuese, na ka përmendur se eksponent të lartë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i kanë dërguar porosi dhe kërkesa që ta shqyrtoje mundësinë për ta amnistuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ku Pendarovski na informoi…
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski në margjinat e Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot në New York pati takim me kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Nga kabineti i Pendarovskit njoftuan se në takim është biseduar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, perspektiva evropiane e vendit dhe zhvillimet aktuale në rajon. Në takim, presidenti Pendarovski informoi për ecurinë e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian. Ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe përkushtimin parimor nga Gjermania, si një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe shprehu…
TREGTAR “Kjo është një pyetje shumë e mirë, por është një pyetje shumë me vend, por me tregu drejtë për punën e specave, qytetarët e kanë merak të përgadisin çdo familje, se ju nevojiten për dimër, por çmimi që është shumë i lartë, nuk është, por dallon nga njerëzit, sepse njerëzit nuk kanë, papunsia është shumë e madhe” Tregtarët gjithashtu shpresojnë se ditëve në vijim do të rriten edhe kërkesat nga qytetarët. Ndërsa qytetarët shpresojnë se çmimet do të ulën dhe rrogat do të ngrihen.
Shefja e diplomacisë bullgare siguron se Sofja do të mbështesë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, nëse vendi i përmbush detyrimet e veta. Ministrja Marija Gabriel, ndonëse nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse Maqedonia do të shkëputet nga Shqipëria në procesin e integrimeve evropiane nëse nuk ndryshohet kushtetuta, tha se Bullgaria ka edhe dy obligime të tjera përveç këtij. “Dua të besoj se gjithçka që është e mundur do të bëhet. Por të mos harrojmë se amendamentet kushtetuese nuk janë të vetmet të cilave Bullgaria aderon. Po flasim edhe për kompromisin e korrikut 2022 dhe në të ka tre…
Një i punësuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë sot fillimisht verbalisht ka sulmuar një infermiere dhe më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e Klinikës, Marjan Shokarovski, pas çka vetë është dorëzuar në stacion të policisë. Rasti është konfirmuar edhe nga Minsitria e Shëndetësisë dhe MPB. “Më 18.09.2023, rreth orës 10:00, në SPB-Shkup nga Klinika e Kardiokirurgjisë është raportuar se S.J. (punonjës në klinikë) ka sulmuar verbalisht një infermiere, e më pas ka sulmuar fizikisht M.Sh. (drejtor i klinikës), pas së cilës është larguar nga klinika dhe është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Qendër”, thonë nga MPB. Nga Ministria…
Prindërit dhe fëmijët e Idrizovës nga e marta do të nisin protesta të vazhdueshme përmes të cilave do të kërkojnë hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri të Komunës Gazi Babë në Shkup. Këshilli i Prindërve tha se nuk heq dorë nga zgjidhja e problemit pavarësisht humbjeve që do të pësojnë nxënësit. Prindërit kujtojnë institucionet përkatëse se zgjidhja është e patjetërsueshme sikurse u veprua me rastin në Vizbeg, Veles dhe Bllacë. Zgjidhja për çdo herë, përgjithmonë është hapja e paraleles shqipe në Njegosh. Mund të na bëjnë edhe neve zgjidhje, madje…
Shkruan: PETRIT SARAÇINI Së pari, duhet dënuar më ashpërsisht tentimi për vrasje nga një banor i Haraçinës ndaj dy bashkëqytetarëve të tij në Q.T. “Biser”. Por kjo nuk do të thotë se të gjithë banorët e Haraçinës janë të njëjtë, apo se të gjithë shqiptarët janë dhunues dhe vrasës! Së dyti, mënyra se si Kanal 5 raportoi për këtë ngjarje në Fejsbuk (e jo vetëm ky televizion por edhe media të tjera) meriton të dënohet ashpër publikisht. “Sërish “Albanofobi” nga Prokuroria Themelore Publike? U premtuan haraçinasve shkollë për pilotë, e tani Prokuroria çuditet pse vozisin shpejt…”, shkruante në…

