Studentët janë të pa kënaqur nga qiraja e konvikteve studentore dhe të pakënaqur me ushqimin falas me ç’rast paralajmërojnë protesta të mundshme. Nga “Rezistenca studentore” thonë se qiraja mujore në konviktet e studentëve është rritur në 3.945 denarë, zhvlerësimi është 700 denarë, 500 denarë dokumentacioni me rastin e banimit dhe 300 denarë të tjera për atë që thonë se është kartë fiktive ushqimore e cila nuk përdoret fare. “Një nga skandalet më të mëdha para fillimit të vitit akademik është se studentëve në konvikte u është anuluar mëngjesi… Ministria e Arsimit në vend që t’ua rrit shumën, u shkurton mëngjesin…
Author: Hamdi Kumanova
Për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, tha eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchuk, i cili do të marrë pjesë në konferencën e organizuar në Parlamentin Evropian, me titull “Bashkimi gjithnjë e më i ngushtë – kontributi i Bullgarisë në integrimin evropian”. Sipas tij, hyrja në BE do të thotë rregulla dhe përmbushje e detyrimeve. “Besoj se do të gjendet arsyeja politike dhe RMV do t’i përmbushë obligimet e veta. Këto nuk janë kushte bullgare, por një përcaktim evropian i votuar nga të dyja palët”, komentoi eurodeputeti. Kryetari i Kuvendit, Talat…
Në seancën e mbajtur të enjten, Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për dhurimin e 4.5 milionë eurove për Kishën Ortodokse Serbe. Pjesa më e madhe e asaj shume do të shkojë për vazhdimin e ndërtimit të kishës së Shën Savës – rreth dy milionë euro. Qeveria e Serbisë çdo vit dhuron miliona për Kishën Ortodokse Serbe, e cila më parë ishte klasifikuar si një nga “kompanitë më të suksesshme në Serbi”. Përkundër faktit se buxheti ndanë shuma të mëdha për të dhe për kishat dhe bashkësitë e tjera fetare, qeveria pak nga pak ndan para për KPS nga rezerva…
82-vjeçari me iniciale L. P., pas shoqërimit në polici nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë. Sipas News24, ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dy vitet e fundit ishte bërë edhe më agresiv, pas vdekjes së vajzës së tyre. 80-vjeçarja me inicialet V. Dh., u gjet e pajetë në banesën e çiftit në fshatin Pëllumbarë nga shërbyesja e tyre rreth orës 06:30 të mëngjesit të së dielës (17 shtator). Ajo ishte goditur me shkop druri nga bashkëshorti i saj, i cili ishte proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale…
”Dje (17-shtator) në orën 13:40 në rrugën e qarkore përrreth liqenit të Mavrovës, në Mavrovë, ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin një veturë “matiz” me targa regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga 25-vjeçari A.N. nga Shkupi dhe një motor “kavasaki” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi F.S. nga Shkupi. Në aksident, motoristi F.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e qytetit ,,8-shtatori” në Shkup, ku u transferua për të ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip nga SPB-Tetovë” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit. Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit. Sipas ekspertëve, njerëzit që duan të kenë një mendje të mprehtë edhe në moshë të thyer duhet të tregojnë kujdes me peshën. Mbipesha dhe depozitat e mëdha dhjamore në organizëm rrisin inflamacionin në trup dhe ky i fundit mund të arrijë në tru duke ndikuar negativisht…
Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, duke përfshirë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës. Ata akuzohen për kontrabandë me më shumë se katër tonë kokainë, pastrimin e miliona eurove, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje. Të paktën tetë policë dhe operativë janë akuzuar, përfshirë oficerin e policisë Lubo Miloviçin, që është arratisur, Petar Lazoviç, punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i cili është në paraburgim dhe Dejan Knezheviç, i…
Emocionet e kishin pushtuar. Një vizitë rastësore e çoi në Prekazin legjendar të Adem Jasharit. Synimi nuk kishte qenë shkrimi apo kompozimi i një kënge. Përkundrazi… Dëshira për të pasur një folklor të pasur, kontribues i pashoq për artin shqiptar solli mes nesh këngën e njohur “Mora fjalë”. Të gjithë mund t’ia kenë atribuar meritat Shkurte Fejzës. Por, të gjithë ata që janë pjesë e muzikës e dinë se këtë këngë e ka shkruar dhe kompozuar kompozitori i njohur Naim Gjoshi. Në një rrëfim të veçantë për Newsbomb, ai ulet këmbëkryq mes thjeshtësisë duke treguar se si lindi idea për…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota. Osmani, theksoi se kjo ishte një mundësi për fuqizimin e përforcimit të rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse në tërë botën. “Në New York, së bashku me koleget gra udhëheqëse nga e gjithë bota, iu bashkova kremtimit të 10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë”, shkroi Osmani. “Një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar praktikat më të mira për fuqizimin dhe përforcimin e rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse politike në mbarë botën”. Osmani ka udhëtuar dje për në…
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha më 18 shtator se ka dërguar autokolona me ndihmë humanitare në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Kjo organizatë tha se ndihma është dërguar edhe nga Armenia dhe Azerbajxhani, duke rihapur rrugën e vetme që e lidh Armeninë me këtë rajon, rrugë që ishte e bllokuar qysh në dhjetor. “Komiteti Ndërkombëtari Kryqit të Kuq sot po dërgon dërgesa me miell gruri dhe ilaçe esenciale për popullin në nevojë përmes korridorit Laçin dhe rrugën Aghadam”, tha Kryqi i Kuq, duke iu referuar rrugëve që lidhin Karabakun me Armeninë dhe Azerbajxhanin. closevolume_off Nagorno-Karabaku ndërkombëtarisht njihet si…
Sipas një studimi britanik, gratë kalojnë mesatarisht dy muaj të jetës së tyre duke biseduar me nënat e tyre në telefon… Kaq pak? Çfarë i themi njëra-tjetrës? Asgjë e rëndësishme, por gjithçka thelbësore për të ndarë. Receta libri – Për çfarë shërbejnë librat, MasterChef apo interneti? “Si gatuan mami, askush nuk gatuan!” Tashethemet – Më së shumti është ajo që na përditëson peripecitë e prejardhjes, që nga kushërira e tretë që po martohet, te këmba e thyer e tezes nëntëdhjetëvjeçare. closevolume_off Këshilla shëndeti – Shëndeti, fëmijët, puna, bashkëshorti, cilado qoftë tema e diskutimit që ka kaluar para nesh, prandaj nuk…
Dimitar Kovaçevski i jep 40 milionë euro mikut dhe kolegut të tij Marko Andonov përmes kompanisë Aitonix direkt përmes dy tenderëve. Dy tenderë për licenca softuerike brenda 3 viteve, së pari 15 milionë euro në 2020 dhe 25 milionë euro në 2023”, akuzon VMRO-DPMNE opozitare. Në deklaratën e partisë thuhet se “kompania Aitonix është në pronësi të Marko Andonov, të cilin qeveria e emëroi si konsull nderi të Gjeorgjisë në Maqedoni, që do të thotë se ai merr status diplomatik me detyrën e promovimit të interesave të një qeverie të huaj. që e emëron atë. Tenderat që merr kompania Aitonix…

