Një kultivues në Britaninë e Madhe ka thyer rekordin botëror, duke rritur qepën më të madhe në botë, e cila u prezantua së fundmi në konkursin e perimeve. Sipas organizatorëve të konkursit, qepa e rritur nga Gareth Griffin peshonte plot 8,97 kg. Në eventin që u mbajt në Ripon të North Yorkshir u shfaqën dhe shumë perime të tjera gjigante, si lakra, panxharë, kastravecë apo kunguj. Kultivuesi tjetër Chris Parish mori në shtëpi çmimin për kungullin e tij gjigant, që peshonte 102 kg. Shfaqja zhvillohet dy herë në vit, në prill dhe shtator, me deri në 30.000 vizitorë që ndjekin…
Author: Hamdi Kumanova
Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, ka çuar në shtrenjtimin e ushqimeve të shpejta si dhe çmimeve në restorante. Qytetarët për Alsat thonë se për dallim nga vitet e mëparshme, tani daljet e tyre për të ngrënë ndonjë vakt jashtë shtëpisë, po rrallohen. – Advertisements – “Nuk mbërrin për shkak se me pagat jemi dobët, unë jam pensionist, por pensioni i dobët, shumë e dobët. Po të dal të ha unë diçka jashtë nuk më del hesapi. Ka që hanë ushqim jashtë, por janë 20 %, ndërsa 80 % janë dobët”. “Duam të dalim, por shtrenjtë është…
Një grup ekspertësh i kërkojnë Zvicrës të përgatitet për dështimin e një banke të madhe. Raporti i tyre drejtuar qeverisë vjen në një moment kur Credit Suisse sapo ka shmangur rrezikun e kolapsit. UBS Group (UBSG.S) u bë banka e vetme më e madhe e Zvicrës në fillim të këtij viti pasi qeveria organizoi me nxitim dhe financoi pjesërisht kalimin nën kontrollin e saj të Credit Suisse, për të shmangur falimentin e saj. Dikur simbol i fuqisë financiare zvicerane, Credit Suisse u fut në krizë në fillim të këtij viti duke shkaktuar shqetësim te zyrtarët dhe rregullatorët. Me raportin e…
Dje në orën 17:10 në Veles, është arrestuar 41-vjeçari A.K. nga fshati Orizare e Epërme. Ai dyshohet se në periudhën 16/17.09.2023 nga një garazh në Veles ka marrë një veturë motorike të pasagjerëve “Citroen C3” me shenja regjistrimi të Velesit, pronë e A.D.(60) nga Velesi dhe një vegël elektrike. “Përveç kësaj, para një dyqani në Veles, ai duke u paraqitur rrejshëm si polic, i ka marrë një celular dhe një portofol me dokumente personale, kartela bankare dhe çelësat e shtëpisë nga K.P.(50) nga Velesi dhe më pas ka hyrë në shtëpinë e tij në Veles e ka kontrolluar por…
“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) sot do të dorëzojnë denoncim në Departamentin për krime kompjuterike dhe forenzikë digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pas denoncimeve të marra nga kolegët. Konkretisht, bëhet fjalë për një njoftim në faqen e Kanal 5 të datës 17 shtator, me titullin “Burri nervoz nga Haraçina goditi me thikë dy banorë të Aerodromit dhe tentoi të godiste me makinë një grup njerëzish!”, i cili më pas u përcoll në faqen e Facebookut të këtij televizioni, me komentin: Sërish “albanofobi” dhe tani nga PThP?”. Në këtë…
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se ditën e djeshme ka pasur 19 zjarre në ambiente të hapura dhe të gjitha janë shuar nga ekipet zjarrfikëse. Zjarret e shuara kanë qenë në Shkup, Tetovë, Prilep, Ohër, Strugë, Kumanovë dhe vende tjera.
Të gjithë studentët e rregullt në ndonjë prej fakulteteve shtetërore në Shkup për studime universitare (cikli i parë) kanë të drejtë në biletë studentore vjetore për shfrytëzim falas të transport publik, pa limit moshe, njoftojnë nga NTP Shkup, transmeton Portalb.mk. Procedura për sigurimin e llojit të specifikuar të biletës kryhet në njërën nga shtatë qendrat e personalizimit të NTP Shkup, me praninë personale të studentit. Dokumentet e nevojshme: Vërtetim për student të rregullt(jo më e vjetër se një muaj) Indeks origjinal dhe letërnjoftim 200 den (pagesë një herë) për realizimin e kartelës elektronike të personalizuar “Skopska” Për studentët e vitit të parë, bileta…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në një koferencë për mediat sot tha se nuk mund mund të futen të gjithë punëtorët shëndetësorë në të njëjtin shportë për skandalin e Klinikës së Onkologjisë. Ai theksoi se shëndetësia jonë ka mjekë shumë të përgatitur dhe se Ministria e Shëndetësisë do të bëjë gjithçka për të ruajtur reputacionin e tyre, ashtu siç është e drejtë dhe e drejtë ndaj qytetarëve. “Si ministër ju garantoj se me kompetencat e mia, pa kompromis, nuk do të kursejmë askënd dhe do të punojmë. Atë që do të vërtetojmë, do ta sanksionojmë deri në fund. Në lidhje…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se sot do të realizojë takim me prodhuesit dhe distributorët e pijeve në shtet me të cilët do të diskutojë për përfshirjen e këtyre produkteve në vendimet për lirimin e produkteve të cilat i paralajmëroi Qeveria. “Pres që të kemi ‘fidbek’ pozitiv edhe nga ana e tyre dhe me vendimin e ardhshëm, përveç produkteve kimike, të përfshihen edhe pijet në uljen e çmimeve deri më 30 nëntor”, tha Bekteshi në konferencën për media në Qeveri. Në mbledhjen e Qeverisë nesër do të merret vendim me të cilin për minimum 10 për qind do të…
Eventi përfshinte shfaqje avionësh, hedhje me parashutë edhe aktivitete të tjera. Dejan Sazdovski – pilot, për emisionin “Ditë e Re” tregoi se ndihet krenar që në këto 100 vite nuk kanë pasur asnjë incident apo humbje jete në aviacioni sportiv. Ai është pilot për aeroplan sportiv dhe shpjegoi se ku është dallimi në mes pilotimit të aeroplanëve sportiv dhe atyre që shërbejnë për transport. Sipas tij të fluturimi i aeroplanëve sportiv është si të vozisësh veturë kurse fluturimi i aeroplanëve për transport ngjason me vozitjen e autobusëve. Ndërkohë pagat e pilotëve sipas Sazdovskit janë të larta pilotët, rroga mujore lëviz…
Të dielën në orën 13:40 në rrugën e qarkore përreth liqenit të Mavrovës, në Mavrovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është lënduar një person. Aksidenti ka ndodhur mes një veturë “Matiz” me targa regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga 25-vjeçari A.N. nga Shkupi dhe një motor “Kavasaki” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi F.S. nga Shkupi. Në aksident, motoristi F.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e qytetit “8-shtatori” në Shkup, ku u transferua për të ofruar ndihmë mjekësore. closevolume_off Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se do të dallohen me shenjë produktet që nga e mërkura do të kenë ulje të çmimit, shkruan TV21. Bekteshi tha se Qeveria nesër do të merr vendim për produktet që do të pësojnë ulje të çmimit, gegjësisht do të merret parasysh çmimi i 1 gushtit, minus 10 për qind ulje. “Secili qytetar në shtetin tonë, kur do të shkojë në supermarket do të ketë mundësi që të ketë shenjë, ku do të tregohet çmimi i garantuar dhe shtesë prej kësaj do të dihet se me çmimet që do të jenë me shenjë dalluese,…

