Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që do të kontribuojë në rritjen e qasjes së ndihmës juridike falas për banorët e Komunës së Bogovinës. Zyra gjendet në objektin ku ka qenë selia e Komunës së Kamjanit. Pas hapjes zyrtare, u mbajt një aktivitet promovues nga përfaqësues të Këshillit të Evropës Angazhimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Këshillit të Evropës, në frymën e qasjes së barabartë në drejtësi efektive do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me hapjen e zyrave të reja në më shumë komuna…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka ngrirë bashkëpunimin me Komisionin Antikorrupsion ndërsa anëtarët i quajti të papërgjegjshëm, përcjell TV21. Kjo vjen pasi Antikorrupsioni dje prezantoi skemë për abuzimet gjatë shpërndarjes së pronës së konfiskuar të biznesmenit Sead Koçan për rastin Trust duke thënë se është e papërgjegjshme që të prezantohen skema dhe iniciativa për lëndë për të cilën ende po zgjat procedura. Nga Prokuroria thonë se konkluzionet e Komisionit në lidhje me pronën e Transmet aspak nuk i kanë marrë parasysh aktvendimet e plotfuqishme të Gjykatës së Apelit me të cilat marrëveshjet për transferimin e…
Këshilli i Komunës Qendër në seancën e 26-të ka marrë vendim për përcaktimin e lejueshmërisë së ndërtimit ekskluzivisht në kufijtë e përcaktuar me shtrirjen planifikuese të Planit të Përgjithshëm Urbanistik të Qytetit të Shkupit 2012 – 2022. Këshilltarët, siç thuhet në kumtesën e Komunës Qendër, e votuan këtë pikë me qëllim që të mbrohet mali Vodno nga shfrytëzimi i mëtejshëm dhe keqpërdorimi i mundshëm. Ligji për Planifikim Urbanistik (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 32/2020; 111/23) parashikon përpunimin e projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planeve urbanistike për tokë bujqësore, pyjore dhe tokë tjetër, breza bregdetar dhe hapësira të tjera për të…
Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë ka kryer bastisje në hapësirat e dy kompanive në Negotinë, të autorizuara për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, me ç’rast janë konstatuar shumë parregullsi. “Gjatë bastisjeve në njërin nga subjektet juridike është konstatuar se nga katër rekoltat mungojnë rreth 40 kilogramë kanabis, si dhe një mori parregullësish me të cilat subjekti juridik ka vepruar në kundërshtim me nenin 62, nenin 29-D, nenin 29-G dhe nenin 95-V të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe të substancave psikotrope. Derisa, gjatë bastisjes te subjekti tjetër juridik është gjetur lule e thatë nga kanabisi për…
Inspektorati i Mjedisit gjobë prej 88.000 eurosh i ka shqiptuar komunës së Aerodromit dhe kryetarit Timço Mucunski në për hedhjen e mbeturinave në sipërfaqe publike, me të cilat rrezikohet mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve, njoftoi shërbimi për media i Qytetit të Shkupit. Sipas njoftimit Komuna e Aerodromit përmes kompanisë “Piramid Bilding” e angazhuar në tender, në vend të lokacionit të planifikuar në NP “Drisla” mbeturinat komunale i ka hedhur në një sipërfaqe të gjelbëruar, në një park afër ndërtesës administrative të FFM-së në Bul. “KAÇKM”, duke krijuar kështu një deponi të re ilegale. Afati për shlyerjen e gjobës është tetë…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se si anëtar i Këshillit Gjyqësorë do të kërkojë që të kontrollohen të gjitha lëshimet që janë bërë gjatë procedurës për të gjitha lëndët ku akuzohet Jordan “Orce” Kamçev. Ai ka deklaruar se ndjen keqardhje që organet gjyqësore nuk e shohin atë që e sheh çdo qytetar edhe pas futjes së Kamçevit në listën e zezë të SHBA-ve. “Me Kamçevin ndodhi ajo që edhe pritej të ndodhë, në fakt që organet gjyqësore të Maqedonisë nuk janë duke e pa Kamçev është njëri nga sponsorët kryesorë për shkatërrimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe emri i…
Kryetari i VMRO-DMPNE-së Hristijan Mickoski deklaroi se arsyet pse ndryshimet e propozuara në Kushtetutë janë të papranueshme për ta janë të shumë anshme dhe mbi të gjitha, siç thotë ai, “të detyruara nga mungesa e ndonjë garancie se ky do të jetë lëshimi i fundit në rrugën drejt BE-së që Maqedonia duhet të bëjë, për shkak të mungesës së mekanizmave për mbrojtjen e çështjeve të identitetit, si dhe tema të tjera që mund të hapen me pranimin e ndryshimeve, veçanërisht në pjesën e punës aktive të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve”. “Duket se nëse prishet edhe kjo digë, nesër nuk…
Gjashtëdhjetë e pesë vjeçari Q.H. nga Tetova, dje (19-korrik) në ora 19:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:00 në afërsi të lokalitetit Banjiçë është sulmuar fizikisht nga një person të cilin e ka njohur, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura mes tyre. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Mbrëmë (20-korrik), dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 18-vjeçarin M.K. nga Zvicra për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse. TS
Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit (2023) nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (Regional CooperationCouncil ), besimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në institucionet kryesore të shtetit është më i ulëti në rajon, edhe atë për secilin institucion veç e veç. Vetëm 18% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i besojnë parlamentit, krahasuar me 21% në Bosnje-Hercegovinë, 27% në Shqipëri, 32% në Mal të Zi, 41% në Serbi dhe 63% në Kosovë. Vetëm 19% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i besojnë qeverisë, krahasuar me 21% në Bosnje-Hercegovinë, 30% në Mal të Zi, 38% në Shqipëri, 45% në…
Dy persona të moshuar janë arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Tetovë, për shkak se një 60-vjeçar ka raportuar që të njëjtit kanë shkaktuar rrahje dhe në të njëjtën kanë përdorur armë zjarri dhe dru. “Punonjësit policorë të SPB-Tetovë mbrëmë (19 korrik) rreth orës 22:00 kanë privuar nga liria 71-vjeçarin Z.S. dhe 70-vjeçarin M.M. nga Raotinca e Tetovës, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 60-vjeçari L.I. se pas një debati të ndërsjellë rreth orës 15:30 e kanë sulmuar fizikisht. Në sulm, sipas raportimit, personat e privuar kanë përdorur një mjet druri dhe një armë zjarri. Të dy janë ndaluar në…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit ka vepruar në kundërshtim me ligjin, gjatë emërimit të Dragan Ilievskit për u.d. të ri drejtor në Kopshtin zoologjik, konfirmoi KSHPK. Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit në seancën e sotme të 89-të, konfirmoi se Ilievski u emërua drejtor, edhe pse ai nuk e ka plotësuar kushtin që paraprakisht të jetë i punësuar në vet objektin. Siç informuan nga KSHPK, është kryer inspektim i jashtëzakonshëm dhe sipas procesverbalit nga mbikëqyrja, u konfirmua parregullsi, pas çka inspektori ka dërguar vërejtje për mënjanimin e parregullsive të konstatuara në pajtim me afatin e paraparë ligjor, me vërejtje se…

