Akademia Shkupi synon të jep dhe zhvillojë një perspektivë kuptimplote mbi qytetërimet botërore, Ballkanin, qytetet, popujt dhe njeriun si individ. Me një pikëpamje interdisiplinare me qendër shkencat shoqërore, ka për qëllim që të krijon një tërësi kuptimplote përmes seminareve – dëgjimin, debateve – leximin, dhe procesin e shkrimit akademik.
Akademia Shkupi përbëhet prej 3 niveleve (viteve). Niveli i parë përbëhet prej seminareve, ku pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në dy semestra me gjithësej 12 seminare (6+6). Ata të cilët e përfundojnë me sukses nivelin e parë, pra ndjekja e seminareve pranverore dhe vjeshtore, i nënshtrohen testimit me shkrim për të kaluar në nivelin e dytë.
Në nivelin e dytë pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në grupet e leximit sipas fushës së interesit të tyre. Në nivelin e tretë përgjatë 6 muajve pjesëmarrësit realizojnë hulumtim (shkrim i artikullit) nën mentorimin e një profesori nga Akademia Shkupi.
Ata të cilët arrijnë të përfundojnë me sukses nivelet, do të fitojnë të drejtën të marrin certifikatë, dhe do të kenë mundësi për praktikë profesionale (stazh, internship), duke asistuar në projekte hulumtuese të Fondacionit.
Seminaret 2023 do të realizohen në gjuhën shqipe dhe turke.
Afati i fundit për aplikim:
26 shtator 2023
Kohëzgjatja e seminareve:
28 shtator – 18 nëntor 2023
Linku i aplikimit:
https://forms.gle/c6i1MJjbVAvp3JVi8
Seminaret e detyrueshme
■Historia Moderne e Ballkanit –1800-1945 – Dr. Besnik Emini
30 shtator, 07-14-21-28 tetor, 04-11-18 nëntor 2023, ora 13:00 (me prezencë fizike dhe online)
■Mendimi Islam – Doc. Dr. Fation Shabani
28 shtator, 05-12-19-26 tetor, 02, 09, 16 nëntor 2023, ora 18:30 (online)
■Historia e Mendimit – Dr. Adnan Shala
29 shtator, 06-13-20-27 tetor, 03-10-17 nëntor 2023, ora 18:30 (online)
Seminaret zgjedhore
■Shteti dhe Shoqëria – Doc. Dr. Drita Memeti
28 shtator, 05-12-19-26 tetor, 02 nëntor 2023, ora 15:00 (online)
■Transformimi politik në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut – Dr. Idlir Lika
30 shtator, 07-14-21-28 tetor, 04 nëntor 2023, ora 16:00 (online)
■Sistemi Ndërkombëtar dhe Ballkani – Doc. Dr. Deniz Memedi (me prezencë fizike dhe online)
29 shtator, 06-13-20-27 tetor, 03 nëntor 2023, ora 17:00
■Ideologjia dhe Ballkani – Doc. Dr. Murat Aliu
30 shtator, 07-14-21-28 tetor, 04 nëntor 2023, ora 14:30 (me prezencë fizike dhe online)
■Historia e Andaluzisë – Berat Alili
30 shtator, 07-14-21-28 tetor, 04 nëntor 2023, ora 11:00 (me prezencë fizike dhe online)


