Euroambasadori David Gir në konferencën e sotme për media, në prezantimin e projektit “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit” tha se ky projekt përfshin 4 pika kryesore, gjyqësorin, policinë, respektin e të drejtrave njerëzore dhe luftën kundër korrupsionit. Ai theksoi se suksesi i këtij projekti nuk varet nga përkushtimi i partenrëve të huaj sado që ata janë të rëndësishëm, nuk varet as nga kualiteti i ekspertizës apo nga këshillat, por do të varet nga përkushtimi i të gjitha institucionete të kyçura, të cilët me hapa vendimtar duhet të përparojnë në fushën e sundimit të ligjit. DEJVID GIR, AMBASODORI EVROPIAN…
Author: Hamdi Kumanova
OBRM-PDUKM po shpërbëhet. Natyrisht, problemet brendapartiake në Shtëpinë e Bardhë dhe kampusin anti-BE janë të mëdha. Publiku është dëshmitar se edhe një herë përçarjet e brendshme, grindjet dhe përçarjet në OBRM-PDUKM, të cilat po kulmojnë këto ditë, Mickoski mundohet t’ia hedh fajin LSDM-së, tha në konferencën e sotme për media, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. “Përpjekjet për të krijuar konfuzion në opinion dhe përpjekjet për të përfshirë LSDM-në në përçarjet dhe zënkat e brendshme në OBRM-PDUKM nuk do t’i ndihmojnë Mickoskit. Mickoski të mos e përfshijë LSDM-në në përballjen e ndërsjellë dhe t’i zgjidhë vetë zënkat. Në fund të fundit,…
Oborri i shkollës fillore “7 Marsi” në Çair tashmë disa herë është shndërruar në kosh mbeturinash. Drejtuesit e shkollës ankohen se në orët e vona të natës, qytetarë të panjohur hedhin mbeturina të ndryshme në oborrin e shkollës duke krijuar pasqyrë jo të hijshme për këtë shkollë. “Kontejnerët që shfrytëzohen janë të shkollës. Përveç se mbeturina të thjeshta ka materiale ndërtimore, mobile të vjetra edhe shumë gjëra të tjera që s’janë mbeturina të shkollës dhe shihen që nuk janë të shkollës. Varen qese me mbeturina, me rroba të vjetra. Parku I shkollës shfrytëzohet edhe nga qytetarët. Ndoshta, me ndërgjegje a…
Në Analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike për 13 komuna të monitoruara, krerët e Strugës, Çairit dhe Bogovinës nuk e kanë realizuar premtimet parazgjedhore. Ndërkohë komuna e Tearcës ka përmbushur vetëm 6 për qind të premtimeve, ajo e Tetovës 14.6 për qind, komuna e Haraçinës 15 për qind, ajo e Likovës 10 për qind, e të tjerë. Projekti i Institutit i titulluar “Pasqyra e Komunave, është mjet për ta monitoruar punën e komunave në disa dimensione, si premtimet e kryetarëve të komunave, niveli i realizimit të tyre, financat e komunave, borxhet, statistikat dhe të dhëna të tjera. Të…
Pas një debati të gjatë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervën shtetërore. Drejtues i këtij komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, derisa zëvendëskryeseuese është deputetja Valentina Bunjaku e LDK-së. Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë pesë anëtarë, PDK dhe LDK nga dy, derisa AAK dhe grupet joshumicë me nga një përfaqësues do të jenë pjesë e këtij komisioni.
Ambasadori i BE-së David Gir tha se sundimi i ligjit është në qendër të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas tij, institucionet në vend kanë shumë më tepër për të bërë dhe në këtë drejtim ka ende një rrugë të gjatë. Gir thotë se në përgjithësi ka pasur përmirësim në sundimin e ligjit, por ka ende shembuj nga periudha e kaluar që ngrenë shqetësime. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje punën e Këshillit Gjyqësor dhe njoftoi se Komisioni Evropian së shpejti do të dalë me rekomandime për këtë organ. “Sa i përket gjyqësorit dhe prokurorisë, reformat në këtë…
Përfaqësuesja e Gjykata Kushtetuese në Dobrilla Kacarska në konferencën pas seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese është bërë e ditur se gjykata njëzëri ka vendosur që të mos fillojë procedura pas nismës për Marrëveshjen e Prespës. Reklama “Gjykata Kushtetuese sot njëzëri vendosi të mos inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve në rezolutat 817 1993 dhe 848 1993 të Këshillit të OKB-së për përfundimin e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme. Marrëveshja e vitit 1995 dhe për krijimin e një Partneriteti Strategjik ndërmjet palëve. Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën për vlerësimin…
Qytetarët ankohen se dyqanet e lagjeve nuk respektojnë masën e Qeverisë për “çmime të garantuara”. Thonë se produktet i shesin me çmim të larta, pavarësisht uljes. Ata kërkojnë më shumë kontrolle. – Advertisements – “Te marketet e vogla, çmimet më të larta. Te marketet e mëdha, çmimet më të ulëta.” “Këto dy tre ditët e fundit nuk i kam frekuentu, por nuk besoj për lirime… Marketet e mëdhaja janë më lirë, këta të voglat janë më shtrenjtë.” “Askund, askund nuk kemi hasë. Ata një ditë më herët i ngritin çmimet, më pas në ditën tjetër i ulin… Nuk ka kontroll,…
Ministria e Kulturës heq dorë nga dislokimi i menjëhershëm i bibliotekës së Tetovës, te hapësirat e ish Fakultetit të Arteve Muzikore. Nga Biblioteka e Tetovës thonë se komisioni ka konstatuar se hapësirat ku planifikohet dislokimi duhet të rinovohen dhe të adoptohen për bibliotekë, ndërsa do ketë edhe rreth 80 metra katror hapësirë shtesë, për nevojat e këtij institucioni. “Ishte delegacioni prej Ministrisë, përfaqësuesja për biblioteka dhe ajo për investime dhe pas një mbledhjeje të gjatë, i inspektuam pjesët ku duan të na transferojnë dhe e panë si është gjendja. Atë ditë ramë në ujdi që këto hapësira ku duhet të…
Pikat e shitjeve me shumicë dhe pakicë sërish janë vënë në llupën e inspektimeve intensive. Për të mos mjaftuar Inspektorati Shtetëror i Tregut, në terren doli edhe vet ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai konstatoi se deri më tani nuk janë vërejtur shkelje të vendimit për ngrirje të çmimeve me gjithë ulje 10%. Por, ankesat e qytetarëve janë se në shitoret e vogla ku shitet pa kuponë fiskal vazhdojnë akoma çmimet e vjetra. Njësoj edhe nëpër tregjet e gjelbra, ku disa fruta-perime vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta. Ministri Bekteshi iu bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e keqpërdorimeve…
Kompania Makpetrol ka nisur një fushatë edukative “Ngrini zërin kundër dhunës së bashkëmoshatarëve”. Dhuna fizike, verbale, psikologjike, sociale dhe kibernetike janë pjesë e jetës së fëmijëve në Maqedoni, që nga mosha e hershme. Kjo lloj përditshmërie në vitet e kaluara është vërtetuar nga një sërë hulumtimesh dhe rastet për të cilat mediat raportojnë shpesh, konfirmojnë se situata me këtë problem dalëngadalë po bëhet alarmante. Fushata edukative përbëhet nga disa elemente, ndërsa pjesa kryesore dhe më domethënëse e saj është uebfaqja kreniglas.mk. Qëllimi i kësaj faqe interneti është të japë njohuri për të gjithë ata që mund të ndihmojnë në zgjidhjen…
Qendra për Menaxhim me Kriza në RMV njofton se sot në mëngjes nuk ka zjarre në ambiente të hapura, gjegjësisht të 18 zjarret janë shuar. “Ekipet e zjarrfikësve me një angazhim gjithëditor, diku dhe bashkë me popullsinë vendase i kanë shuar të gjitha zjarret”, thonë nga QMK. “Të 18 zjarret e shuara kanë rënë në të gjitha anët e vendit, ndërsa në disa komuna ka pasur disa zjarre në ajër të hapur, ku janë djegur bar i thatë, bimësi e ulët, pyje të përzier, një hambar dhe disa deponi”. “Njësitë Territoriale të Zjarrfikjes kanë ndërhyrë edhe në disa zjarre më…

