Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka kërkuar nga vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që së shpejti ta njohin kontributin e Kosovës për një komunitet global më të drejtë, më paqësor dhe t’i japin vendit tonë njohjen që meriton. Begaj tha se rindërtimi i besimit dhe rindezja e solidaritetit global është më shumë se kurrë një domosdoshmëri për pajtim, mirëkuptim dhe më shumë bashkëpunim, pasi është e vetmja mënyrë se si mund të përballemi me sfidat e sotme të përbashkëta dhe globale, që nuk po prekin…

Lexo më Shumë

Skuadra nga Kosova, FC Ballkani e ka nisur me humbje sezonin e ri në “Conference League”. Ekipi nga Suhareka u mposht me rezultat 1:0 nga skuadra çeke, Viktoria Plzen. Goli i vetëm u shënua nga Kalvech në minutën e 73-të. Ndeshja e radhës e Ballkanit në “Conference League” do të jetë kundër Dinamo Zagrebit në Kosovë me datën 5 tetor.

Lexo më Shumë

Dinamo City-Partizani është derbi i vogël i kryeqytetit, i cili do të luhet sot prej orës 18:00 në “Elbasan Arena”. Trajneri i bluve, Luigi Di Biagio, doli në konferencë për shtyp dhe nënvizoi se nuk firmos kurrë për barazim. Pra, Dinamo e tij futet gjithnjë për fitore, pavarësisht kundërshtarit: “Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur nga ana mentale, pasi futbollistët janë më të karikuar. Renditja e Dinamos me lojërat që kemi bërë të gënjen, por ky është futbolli. Loja e mirë, por pa pikë? Kemi luajtur mirë me Tiranën dhe kemi humbur, kemi luajtur jo mirë ndaj…

Lexo më Shumë

Ngjarje tronditëse është regjistruar në Jordani, ku dhëndri është vrarë aksidentalisht ditën e tij të dasmës. Autor i vrasjes aksidentale ishte një nga dasmorët, që qëlloi për të festuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 30 gusht, por video është bërë publike në 24 orët e fundit. close volume_off Sipas mediave lokale, 20-vjeçari Hamza Sattam Hamed al-Fanatsa, siç quhej dhëndri, vdiq menjëherë pas të shtënave. Burri që e qëlloi u arrestua dhe iu konfiskua arma. Të njëjtave burime, dhëndri është qëlluar me plumb në gjoks në një festë të organizuar nga të afërmit e tij.

Lexo më Shumë

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, ka shqetësuar tejmase banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier. – Advertisements – Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmtimeve të vogla në një automjet, nuk ka të lënduar. Mësohet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Lexo më Shumë

Do të publikohen emrat e zyrtarëve nga Maqedonia e Veriut që kanë nënshtetësi bullgare. Sipas eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev mbi 120,000 bullgarë maqedonas, duke përfshirë shumë politikanë të dikurshëm dhe aktualë, deputetë, ministra, kryetarë komunash, shefa të departamenteve, kryetarë të partive, pronarë mediash dhe televizionesh, gazetarë, komentues, si dhe familjet e tyre do të mbrohen publikisht nga urrejtja, shkruan Flaka “Ceremonia për marrjen e shtetësisë bullgare do të jetë solemne dhe publike. Regjistri i të gjithë përfituesve të shtetësisë bullgare do të bëhet publik. Me ndryshimin e fundit do të bëhen të njohur publikisht të gjithë bashkatdhetarët tanë nga Republika…

Lexo më Shumë

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se një nga personat e dyshuar si autor të sulmit të armatosur ndaj godinë së televizonit Top Channel, ku mbeti i vrarë edhe roja i objektit, është kapur, ndërkohë që përgatitetj të kryente një atentat. Sipas Hoxhës, ky person u kap i armatosur në Vlorë, gati për të kryer atentatin, ndërkohë që deklaroi se po punohet për kthimin e tij në një bashkëpunëtor. “Është kapur një person që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur në 7 gusht, ka qenë në jug për të kryer…

Lexo më Shumë

Më herët, ju sollëm një raport nga Kherson që detajon vdekjen e pesë personave si rezultat i një sulmi rus (shih postimin në 17:02). Tani mund t’ju sjellim një përditësim nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës – me numrin e të vdekurve që është rritur në gjashtë dhe numrin e të plagosurve është rishikuar në nëntë . Ky nuk është sulmi i vetëm në rajon sot – ai vjen në mes të një serie sulmesh në Kherson, të cilat i kemi përmbledhur më poshtë: close volume_off Ora 11:45 (09:45 me orën e Mbretërisë së Bashkuar), fshati Tyahynka, rrethi…

Lexo më Shumë

Qeveria e Federatës së Rusisë ka miraruar një listë që përmban më shumë se 30 vende, të cilave do t’iu lejohet të bëjnë shkëmbime financiare me Kremlinin. Në urdhërin e nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mikushtin, në këtë listë gjendet edhe Serbia, e cila tradicionalisht është e pandarë në raport me Moskën. Përveç Serbisë, në listë janë të përfshira edhe disa vende që nuk i kanë vendosur sanksione ekonomike e financiare Rusisë, pas nisjes së agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë Kujtojmë se Serbia, pas Bjellorusisë, është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Ditë më…

Lexo më Shumë

I është caktuar masa prej 30-ditësh tre serbëve të arrestuar për ‘krime lufte kundër popullatës civile’. Avokati i njërit prej të dyshuarve ka thënë se klienti i tij akuzohet për krime, por nuk është gjithçka e qartë. Avokati gjithashtu pohoi se masa e paraburgimit është e kundërligjshme./IndeksOnline/

Lexo më Shumë

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe Akceleratori UKIM si Sekretar Kombëtar i IET, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të përforcimit të arsimit, inovacionit dhe krijimit të bizneseve të reja, si shtytës kyç për rritje të qëndrueshme dhe konkurrencë të ekonomisë maqedonase. Përmes bashkëpunimit të përbashkët, ndërmarrjet maqedonase do të inkurajohen që të marrin pjesë aktive në mundësitë e hapura për financimin e projekteve përmes instrumenteve financiare në dispozicion të FIZHT, si dhe në thirrjet e hapura të EIT për: ndryshimet klimatike, digjitalizim, energji, shëndetësi, lëndë të para, ushqim, prodhim, lëvizjen urbane dhe kulturën dhe krijimtarinë. “Bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Ministri Fatmir Mexhiti, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajti fjalim në seancën e rangut të lartë, me temën “Parandalimi i pandemive, gatishmëria dhe reagimi ndaj tyre”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Mexhiti, theksojnë nga MSH, foli për sfidat me të cilat përballen sistemet shëndetësore në të gjithë botën, në kulmin e krizës së koronës, si dhe barrën që sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut mbajti në luftën kundër Kovid-19. Ministri gjithashtu iu referua angazhimit për të investuar në mangësi kritike në drejtim të gatishmërisë ndaj pandemisë dhe ndërtimit të një sistemi…

Lexo më Shumë