Author: Hamdi Kumanova

Gjykimi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, është shtyrë sërish, kësaj radhe për 24 tetor, pasi dëshmitari i propozuar nga mbrojtja nuk ka ardhur në Gjykatën Themelore Penale sot, së cilës i është bashkangjitur edhe dëshmia për arsyen e mungesës. Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro…

Lexo më Shumë

Në mesazhet që janë dërguar mes kryeministrit të tashëm dhe të ish kryeministrit liderit të OBRM-PDUKM, Hristijan Mickovskit dhe Nikolla Gruevskit, ndërhyri Ljubço Georgievski, i cili në kohën e tij ka qen në krye të së njëjtës parti politike. Georgievski kishte një mesazh për refugjatin që nga Budapesti ndezi pasionet politike në vend: “Mesazh për Gruevskin: Gjithçka që më bënë mua, tani po të bëjnë ty. Pas tekstit u nis për ta. Vetëm me sa duket ata që ishin besnikë ndaj meje ishin shumë më të shumtë. Mesazh për OBRM-Shumadia: Ju duhet të bëni një hap shumë…

Lexo më Shumë

Si rezultat i përkushtimit për krijimin e arsimit cilësor të bazuar në mësimdhënës të motivuar, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit të Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan marrëveshje e cila parasheh rritjen e pagave të punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga muaji vijues shtator, njoftuan nga Ministria e Аrsimit dhe Shkencës. Ministri  i Аrsimit Jeton Shaqiri tha se ky është vetëm konfirmim se realisht synojmë të jua kthejmë mësimdhënësve dinjitetin të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se partia që ai drejton nuk ka hequr dorë nga largimi i 20% nga kushtetuta. Në intervistën për Alsat Taravari nuk shpjegoi se si do të realizojnë këtë premtim kur kjo kërkesë nuk kaloi si propozim i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese. “Koha do ta tregon se ne kemi mënyrën, e kemi mëndu edhe mënyrën se si do të ecim këtë punë dhe nuk tërhiqemi prej kësaj deri në moment të fundit, me këmbëngulje do të insistojmë që 20% të hiqet prej kushtetutës”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së. Çka nëse nuk tërhiqet?…

Lexo më Shumë

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal unë personalisht i perceptoj si fyerje për të gjithë profesionistët që investuan para së gjithash në luftën kundër korrupsionit, tha sot prokurorja Lençe Ristoska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas panelit të parë të konferencës “Forcimi i grave dhe të rinjve në luftën kundër korrupsionit” dhe në inkorporimin e të drejtave dhe vlerave themelore evropiane në rajon”. Sipas Ristoskës, këto ndryshime do të prekin më së shumti krimet korruptuese. Një pjesë e madhe e rasteve në të cilat janë investuar shumë burime dhe energji tashmë janë të vjetruara. Ajo tha gjithashtu se çdo…

Lexo më Shumë

Nëse nuk punon TE-TO do të na ndodhë katastrofë e çmimeve me energjinë e ngrohjes në Shkup ndërsa ne nuk do ta lejojmë. Për këtë nuk do të marrim vendim për çmimin derisa nuk sigurohemi se do të vendoset tubacioni në urën Bellasica, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. Theksoi se nëse nuk merret vendim do të vazhdojë të vlejë çmimi për ngrohje qendrore. “Në Qytetin e Shkupit dhe në EMV ka njerëz të mençur dhe vlerëson se do të dakordohen”, tha Bislimoski dhe shtoi se është logjike që ai që është pronar i urës t’i japë leje EMV distribucioni…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i kundërzbulimit për FBI-në në Nju Jork Charles McGonigal, pritet të deklarohet fajtor ditën e sotme për akuzat se ka fshehur pagesat e 225,000 dollarëve në para nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i cili u bë burim në një hetim të FBI-së, tregojnë të dhënat e gjykatës. Reuters shkruan se Charles McGonigal, është planifikuar të paraqitet në një seancë dëgjimore në gjykatën federale të Uashingtonit ditën e sotme orën 14:00. Prokurorët amerikanë bëjnë me dije se ish-oficeri shqiptar i inteligjencës kishte interesa biznesi në Evropë dhe ishte një burim për një hetim të FBI-së që përfshinte lobim të huaj që…

Lexo më Shumë

Të enjten në orën 10:15 dhe në orën 15:20 pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë arrestuar një të mitur nga Tetova dhe B.A. (18) Sellca e Tetovës të cilët dyshohet se më datë 19 të këtij muaji rreth mesditës pranë Qendrës Sportive në Tetovë kanë sulmuar fizikisht personin M.M. 27-vjeç me qëllim të marrjes së parave. Të dy janë mbajt në Stacionin Policor të Tetovës, rasti është pastruar plotësisht dhe kundër tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka takuar ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, shkruan TV21. Mickoski ka publikuar fotografi nga takimi, ku shkruan: “Takim i fuqishëm sa Gorde. Padrejtësia asnjëherë nuk na ka thyer”, ka shkruar Mickoski në mbishkrimin e fotografisë. Ndryshe, ish ministrja Jankulloska po vuan dënim me burg për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm të Mercedesit të famshëm. Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 4 vjet./tv21.tv

Lexo më Shumë

MPB ka lajmëruar se dje në ora 11:10 është paraqitur që në rrugën “Hasan Pasha” në Shkup ka ndodh një aksident rrugor mes një automjeti “Mercedes” e drejtuar nga R.K (66) nga Shkupi dhe motoçikleta Jamaha e drejtuar nga B.M.(29) nga Shkupi. “Nga aksidenti i bërë është i lënduar rëndë ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spitalin e përgjithshëm të “Shën Naum Ohri”. Kontrolli është bërë nga ekipi inspektues nga SPB Shkup” – njoftoi policia.

Lexo më Shumë

Ekzistojnë më shumë nivele të kontrollit të harmonizmit të ligjeve, duke i përfshirë edhe ato përmes Bashkimit Evropian, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të kujdeset që ligjet e saj të harmonizohen me standardet dhe pritjet evropiane, tha zëvendës ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intervistë për Radio Evropa e Lirë, lidhur me ndryshimet në Kodin penal. “Lidhur me informatat konkrete për ndryshimet e Kodit penal, e tërë ajo që mund ta them është se ekzistojnë disa nivele të kontrollit të harmonizmit të ligjeve, duke përfshirë edhe përmes…

Lexo më Shumë