Ndaj paralajmërimit për miratimin e Ligjit për amnisti, ka reaguar edhe i dënuari në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami. Ai nga burgu, ku po vuan dënimin tashmë e 15 vjet, shprehu revoltën për paralajmërimet se me këtë ligj do të kthehet ish kryeministri, i arratisur dhe azilant në Hungari, Nikolla Gruevski, transmeton TV21. Gjithashtu Islami revoltën e ndërlidh edhe me vdekjen e njërit nga të dënuarve me burg në rastin gjyqësor “Lagja e trimave”. Islami ia kujton autoriteteve se po “qëndron në burg i pafajshëm”.
Author: Hamdi Kumanova
Le Van Manh u dënua me vdekje për vjedhjen, përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 13-vjeçareje – por ai kishte thënë se rrëfimi i tij ishte detyruar përmes torturave nga policia. Vietnami ka ekzekutuar Le Van Manh, pavarësisht apeleve të shumta ndërkombëtare për ta kursyer atë, tha një avokat i familjes të shtunën, shkruan Euronews. Në vitin 2005, Le Van Manh u akuzua për vjedhjen së bashku me përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 13-vjeçare në provincën veriore të Thanh Hoa. close volume_off Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Juristëve (ICJ), një organizatë joqeveritare), policia mori një rrëfim nga Le Van Manh…
Faqja “World of Statistics” e rrjetit social X (ish Tuiter) ka publikuar listën e vendeve që konsumojnë më së shumti kilogramë kafe për kokë banori në vit, sipas të cilës Maqedonia e Veriut është në vendin e 18 dhe banorët e saj pinë 3,6 kilogramë kafe në vit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Sipas këtyre statistikave, Finlanda është në vendin e parë, ku pihet deri në 9,6 kilogramë për banor në vit.Pasojnë Norvegjia me 7,2 kilogramë, Holanda me 6,7, Suedia me 6,5 dhe Sllovenia me 6,1 kilogramë.Në “top 10” është edhe Austria, ku banorët pinë 5,5 kilogramë në vit…
LSDM-ja vlerëson se përçarjet brenda VMRO-DPMNE-së janë rezultat i pakënaqësive të mëdha nga Mickoski. “Seria e sherreve, akuzave dhe lojërave në Shtëpinë e Bardhë tregojnë se sa të thella janë problemet e brendshme partiake në DPMNE. Fakt është se Hristijan Mickoski është një kopje e zbehtë e Nikolla Gruevskit. Dhe politika e tij e bllokimit të rrugës evropiane është gjithashtu vetëm një kopje e origjinalit”, shkruajnë në reagimin e tyre nga partia në pushtet. Ata i bëjnë thirrje Mickoskit, të mos i përziej në përçarjet brendapartiake. / Alsat.mk
Zjarri i një dite më parë në fshatin Miletinë në Komunën e Bërvenicës, është aktivizuar përsëri gjatë natës dhe është shpërndarë në disa drejtime. Zjarri ka përfshirë barin, pyjet përreth dhe ka djegur disa pisha. Gjatë ditës janë aktivizuar dy aeroplanë për shuarjen e zjarreve dhe një helikopter policor. Era e vazhdueshme dhe bari i thatë e vështirësojnë shuarjen e plotë të tij. “Shuarja e këtyre zjarreve është posaçërisht e vështirë prandaj apeloj fuqishëm te bujqit që të jenë shumë të kujdesshëm kur i vënë flakën kashtës, edhe pse nuk guxojnë t’u vënë flakën, por edhe te qytetarët.…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në komunën e Bërvenicës, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me informacionin e përmendur në USB dhe zarfin me dokumente që iu janë dhënë Xhaferit dhe Ahmetit, ka theksuar se Xhaferi dhe Ahmeti duhet ta thonë të vërtetën. për përmbajtjen e USB-së dhe zarfin që iu dha. “Pra, këtu do të pyesni Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin për përmbajtjen e asaj USB-je, atë zarf dhe çfarë dokumenti ishte në atë zarf dhe unë do t’i ndjek me kujdes deklaratat e tyre dhe do të ndjek me kujdes nëse do…
Pas Shkupit, edhe Sofja zyrtare dëboi priftin rus Vasian Zmeev. Ai ishte kreu i kishës ruse në Bullgari kurse mbulonte edhe territorin e Maqedonisë. Autoritetet bullgare nuk i bëjnë të ditur arsyet e dëbimit të Zmeev dhe dy kolegëve të tjerë priftërinj. “Veprimet e tyre janë pjesë e raportit me shenjë sekrete. Nuk kam asnjë rol të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimit. Vendimi i takon Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare”, tha Nikollaj Denkov– kryeministër i Bullgarisë. Ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Millen Keremdçiev, në një intervistë për BTV, shprehu hapur dyshimin e tij se priftërinjtë e…
Në Novaci, vetëm 50 metra nga vend depozitimi i mbetjeve të minierës Suvodoll, është ndërtuar centrali më i madh privat fotovoltaik në vend – FEC Novaci, i cili aktualisht është më i madhi në Ballkan. Impianti i ri, i cili do të fillojë të funksionojë në fund të këtij muaji, ka një kapacitet total prej 55 MW dhe parashikohet të prodhojë 85,000 MWh në vit, e cila është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e 30,000 familjeve. Investitor i këtij projekti të rëndësishëm energjetik për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme është kompania vendase “MEY Energy”,…
E diela në program sjell të gjitha ndeshjet e xhiros së tetë në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Në mesin e gjashtë takimeve që do të luhen, do të ketë edhe një përballje ndërmjet dy ekipeve shqiptare, ku Voska Sport, e cila në Ohër pret FC Shkupin. Këta të fundit ndodhen në pozitën e tretë në renditje së bashku me Sileksin, pasi ndajnë të njëjtat pikë (12) dhe në Ohër shkojnë për të vazhduar me fitore në kampionat, pasi atij triumfi ndaj Breras në Çair në ndeshjen e fundit dhe fitoren e thellë 8:0 në mesjavë në kuadër të…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin “Politica” në TV Globi, paralajmëroi se në komunën e Gostivarit në periudhën në vijim do të ketë një “boom” të vërtetë investimesh, ku do të asfaltohen të paktën 5 rrugë, si dhe do të vazhdojë puna për ndërtimin e kanalizimeve dhe investime tjera nën tokë. “Për momentin punohet në tre rrugë që përgatiten për t’u asfaltuar: Banjicë e Poshtme – Banjicë e Epërme; rruga Zdunjë-Debresh, pastaj kemi kanalizimin Zdunjë-Debresh; së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i plotë i rrugës nga pompa e beniznës Mak Petrol deri te restornati Ignatia. Do të…
Një nga zhvillimet e mëdha për t’u mbajtur nën vëzhgim gjatë muajve të ardhshëm do të jetë situata e Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain. Kontrata aktuale e 24-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe në këtë fazë, një marrëveshje rinovimi nuk është afër. PSG-ja është e vendosur të mos e lejojë Mbappen të largohet si lojtar i lirë, kështu që parisienët do të përpiqen ta “blindojnë” atë me një marrëveshje të re. closevolume_off Real Madridi shpreson për të kundërtën, në mënyrë që verën e ardhshme të mund ta nënshkruajë me të si lojtar i lirë. Nëse Mbappe…
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, në një video fjalim drejtuar maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, u tha atyre se ky regjistrim u mundëson të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare. Më poshtë adresa e plotë e Osmanit: “Në lidhje me regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, dëshiroj t’ju drejtohem ju maqedonasve që jetoni në Shqipëri. Siç e dini tashmë, nga data 18 shtator dhe për gjashtë javët e ardhshme do të kryhet regjistrimi i popullsisë, si operacioni statistikor më domethënës në vend. Po ju drejtohem sepse dua që të jeni të…

