Author: Hamdi Kumanova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku, edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti.

Lexo më Shumë

Kompania kineze Nio ka prezantuar smartfonin e saj të parë, i cili është specifik në disa opsione që janë të destinuara për pronarët e makinave të tyre elektrike. Kështu, Nio Phone mund të përdoret si çelës makine, por përmes telefonit pronari mund të urdhërojë makinën të parkojë vetë, pra të vijë nga një parking aty ku është pronari. Ky opsion është i disponueshëm vetëm në tregun kinez dhe mund të përdoret në hapësira të kufizuara dhe me shpejtësi të ulët. Telefoni i ri ka deri në 30 funksione që janë specifike vetëm për makinat e tyre. Kompania kineze shpreson që…

Lexo më Shumë

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak, për herë të parë ka dalë në një intervistë ekskluzive në “Mos i bjer me top”, në Top Channel, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij personale. Gjatë intervistës Kozak është pyetur se sa para ka në bankë, por ai me sinqeritet të plotë u shpreh se nuk mban asnjëherë para në bankë por kesh. Sipas tij, ai fiton rreth 7 mijë euro në javë dhe në total kursimet e tij shkojnë rreth 800 mijë euro të cilat i ka cash. Erjola Doçi: Sa para ke në llogarinë tënde bankare…

Lexo më Shumë

Analisti politik Shkelzen Maliqi vlerëson se terroristët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, si duket e kanë pas qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska, ku viktimat do të ishin pelegrinët nga Vojvodina dhe murgët serbë, për ta akuzuat pastaj policinë e Kosovës si terroriste dhe kështu nxitur rebelimin e serbëve më veri dhe arsyetuar intervenimim ushtarak për gllabëritjen e Veriut të Kosovës. Sipas tij, ky nuk është skenar i panjohur. “Kështu ka qenë e organizuar masakra në kazermën e Paraqinit ku u vranë në gjumë pesë ushtarë të armatës jugosllave dhe si vrasës u akuzua shqiptari Aziz Kelmendi,…

Lexo më Shumë

Përfshirja e Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë MAN në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve do të jetë shumë më e lehtë sesa hyrja në NATO ose në BE. Nëse na doni neve, atëherë ne ju duam ju dhe kjo është ajo, porositi Tim Dauson, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve i cili para disa kohësh ishte për vizit në Shkup si mysafir i Kuvendit të MAN, transmeton Almakos. Në pyetjen drejtuar Tim Dauson rreth lajmeve të rrejshme se si të përbllemi me Qeverinë e cila prodhon lajme të rrejshme dhe e cila e gënjen opinionin dhe gazetarët, Dauson…

Lexo më Shumë

Vazhdon numërimi i votave në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit. Sipas të dhënave nga KQZ, deri më tani kryeson kandidati socialist Albert Halilaj. Në 45 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, Halilaj ka marrë 7211 vota ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Emri Vata ka 4278 vota. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 45.63%. Qytetarët e Kukësit votuan ditën e djeshme, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë. Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë Matteo Messina Denaro, ish-bosi i Cosa Nostra, i cili prej disa ditësh ishte në koma të pakthyeshme, në një spital në L’Aquila, ku ishte i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar dhe thuhet se ka kërkuar të mos reanimohet. Mjekët deklaruan se atij i ishte ndërprerë ushqimi, pas diagnostifikimit me sëmundjen e kancerit, e cila ishte në gradën e fundit të rrezikshmërisë, në zorrën e trashë dhe kjo ka qenë dhe arsyeja e vizitave të shpeshta të familjarëve të tij. Ish-bosi i Cosa Nostra kishte kaluar 30 vite si…

Lexo më Shumë

Mbrëmë fshati Samadrexhë i Vushtrrisë ka njoftuar se polici i vrarë dje në Veri, Afrim Bunjaku, do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë.”Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim. Përveç Bunjakut, dje në Veri është plagosur edhe një polic ndërsa dy janë…

Lexo më Shumë

Në fushën e prindërimit, studime të panumërta kanë eksploruar ndikimin e fëmijëve në jetën e prindërve të tyre. Megjithatë, një studim i fundit novator ka hedhur dritë mbi një fenomen magjepsës dhe të papritur: ndikimin e mundshëm të të pasurit djem në procesin e plakjes së nënave dhe baballarëve. Studimi është bërë me lloje të veçanta njerëzish closevolume_off Hulumtimet e mëparshme kanë lënë të kuptohet tashmë për një lidhje të mundshme midis numrit të djemve që një nënë ka dhe shëndetit të saj afatgjatë, veçanërisht sa i përket demencës. Për të thelluar këtë marrëdhënie, studiuesit kryen një hetim gjithëpërfshirës mbi…

Lexo më Shumë

Vendi i quajtur Banjat e Tetovës frekuntohet shumë nga vizitorë të ndryshëm por shpesh herë ky lokacion i njohur nuk mirëmbahet në aspektin e higjienës. E për pastërtinë shpesh kujdesen edhe individ që e duan pastërtinë dhe të mirën e natyrës. Reklama Këto janë pamjet e para të cilat të presin në hyrje të vendi i quajtur Banjat e Tetovës. E pas kësaj pamje takuam një pensionist të Zvicrës i cili kishte ardhur për shërim e që me vetiniciativë mblidhte bërllogun që ishte hedhur jashtë shportave për mbeturina. – Perse vendose t`i pastrosh? – Por vendosa se kur i pash…

Lexo më Shumë

Ndodh që përjetoni zënka të ndryshme dhe humori juaj prishet. Megjithatë edhe per këtë ka një zgjidhje, një nga këto janë frutat. Ngrënia e bananeve është “ilaçi” kundër depresionit si dhe qetësuesi i nervave. Në sajë të dobive të saj, ky frut përdoret nga sportistët për rikuperimin e energjive. Nga studimet e kryera është zbuluar që potasi i cili gjendet te ky frut e mbron trurin nga radikalet e lira, duke e mbajtur më të ri dhe më të stërvitur. Ajo përmban vitaminën B, e cila bën që të ndjeheni më të lehtësuar. Triptofani që gjendet te bananet, është një…

Lexo më Shumë

Gjatë tubimit të mbajtur sot në Vicë të Tetovës me rastin e inaugurimit të lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xami, foli edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti. Gjatë fjalimit të tij ai tha se lufta e UÇK-së ishte një rast unik, pasi nga një anë ishte një ushtri e tërë dhe nga ana tjetër ishte populli. Por, sipas Ahmetit, suksesi i luftës së UÇK-së ka qenë pikërisht ai, sepse populli ishte me ta gjatë kohës së luftës, por edhe sot, nga Likova e deri në Strugë. Ahmeti tha se e gëzon fakti se ata kanë dalë…

Lexo më Shumë