Author: Hamdi Kumanova

Gjendja e policit të plagosur në veri, Alban Rashiti është stabile dhe i njëjti gjatë ditës do të lirohet për në shtëpi, raporton Ekonomia Online. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Kirurgjisë Torakale, njëherësh edhe doktori i cili e pranoi në spital, Nazmi Kolgeci. Sipas tij, pacienti është operuar dhe ka marrë trajtimet e nevojshme në Klinikën e Kirurgjisë, në QKUK. “Për fat të mirë gjendja është e mirë dhe ne për pak presim ta lirojmë prej spitalit. Dje unë kam qenë në kujdestari dhe e kam pranuar policin, i cili ka ardh me lëndime me armë zjarri, në regjionin…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është zotuar të mos lejojë që organi më i madh i sigurisë në botë të “shkatërrohet” pasi vetoja e Rusisë në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Moska po e lë atë një gjendje paralize. OSBE u themelua në vitin 1975 si një forum për fuqitë perëndimore dhe Rusinë për të diskutuar çështjet e sigurisë. Por ajo është në një gjendje gjithnjë e më të keqe pasi Moska bllokon vendimet jetike për një buxhet të ri dhe zgjedhjen e një figure të re për të kryesuar institucionin prej 57 anëtarësh nga…

Lexo më Shumë

Përdori i rregullt i sojës dhe farave të lirit, zvogëlon simptomat e prostatës së zmadhuar dhe përmirëson cilësinë e jetës së të sëmurëve Soja është bimë unike e cila kultivohet në gjithë botën. Mund të krijojë sasinë më të madhe të proteinave, të cilat përmbajnë të gjitha tetë amino-thartirate domosdoshme për funksionim normal të organizmit, të cilat organizmi nuk mund t’i krijojë vetë, por patjetër duhet t’i marrë me ushqim. Në menynë e meshkujve gjithsesi do të duhej të gjendej edhe soja e cila gjendet në përpunime dhe forma të ndryshme (pije soje, tofë). closevolume_off Pos vajit dhe proteinave, në…

Lexo më Shumë

Ka aq shumë këshilla nga specialistët për këtë pyetje, sa shpeshherë janë edhe kontradiktore. Siç dihet, frigoriferi është shpikur për të mbajtur ushqimet e freskëta dhe mbajtja e bukës aty është një nga këshillat që shpeshherë është marrë e mirëqenë, por në fakt, nuk është kështu. Sipas një studimi të fundit në Britani, specialistët kanë arritur në përfundimin se arsyeja pse buka nuk duhet ruajtur në frigorifer fshihet tek niseshteja që përdoret për gatimin e saj, e cila ndryshon sipas temperaturave. closevolume_off Ruajtja e bukës në frigorifer kristalizon niseshtenë dhe pasi ajo bie në temperaturë ambienti, kthehet në gjendjen e…

Lexo më Shumë

Barcelona konfirmon lëndimin e De Jong, nuk tregon sa do të mungojë. Barcelona ka konfirmuar që Frenkie de Jong është lënduar por ka refuzuar për të treguar kohën së sa do të mungojë ai, derisa ka frikë që ai s’do të kthehet deri në nëntor Mesfushori holandez është dashur që ta zëvendësojë Gavin në pjesën e parë gjatë fitores 3-2 të Barcelonës kundër Celta Vigos të shtunën. Edhe pse klubi ka konfirmuar lëndimin në gju ata kanë refuzuar të tregojnë së sa do të jetë jashtë ai dhe kur do të rikthehet. “Testet janë bërë për futbollistin Frenkie…

Lexo më Shumë

Dy serbë të plagosur pjesëtarë të formacionit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilin janë larguar nga Kosova, janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar të Serbisë. Hyrjen gjatë gjithë natës e kanë ruajtur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka raportuar media serbe “Nova”. Media serbe raportoi se Spitali i Përgjithshëm nuk po i jep askujt informacione rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve sot në fshatin Banjskë të Zveçanit. Kujtojmë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar mbrëmë në orën 02:34 në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ku si…

Lexo më Shumë

E diela ishte ditë e rëndë për Kosovën. Zyrtari policor me gradën e rreshterit, Afrim Bunjaku është vrarë dhe tre kolegë të tij janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve kanë vazhduar dhe sipas informacioneve të para, numri i terroristëve serbë të vrarë dyshohet se ka shkuar në 10,. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar, kurse edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve, municionit dhe radiolidhjeve. Megjithatë, vet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Në nderim të policit të vrarë Afrim Bunjaku, edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ulur në gjysmështizë flamurin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti.

Lexo më Shumë

Kompania kineze Nio ka prezantuar smartfonin e saj të parë, i cili është specifik në disa opsione që janë të destinuara për pronarët e makinave të tyre elektrike. Kështu, Nio Phone mund të përdoret si çelës makine, por përmes telefonit pronari mund të urdhërojë makinën të parkojë vetë, pra të vijë nga një parking aty ku është pronari. Ky opsion është i disponueshëm vetëm në tregun kinez dhe mund të përdoret në hapësira të kufizuara dhe me shpejtësi të ulët. Telefoni i ri ka deri në 30 funksione që janë specifike vetëm për makinat e tyre. Kompania kineze shpreson që…

Lexo më Shumë

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak, për herë të parë ka dalë në një intervistë ekskluzive në “Mos i bjer me top”, në Top Channel, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij personale. Gjatë intervistës Kozak është pyetur se sa para ka në bankë, por ai me sinqeritet të plotë u shpreh se nuk mban asnjëherë para në bankë por kesh. Sipas tij, ai fiton rreth 7 mijë euro në javë dhe në total kursimet e tij shkojnë rreth 800 mijë euro të cilat i ka cash. Erjola Doçi: Sa para ke në llogarinë tënde bankare…

Lexo më Shumë

Analisti politik Shkelzen Maliqi vlerëson se terroristët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, si duket e kanë pas qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska, ku viktimat do të ishin pelegrinët nga Vojvodina dhe murgët serbë, për ta akuzuat pastaj policinë e Kosovës si terroriste dhe kështu nxitur rebelimin e serbëve më veri dhe arsyetuar intervenimim ushtarak për gllabëritjen e Veriut të Kosovës. Sipas tij, ky nuk është skenar i panjohur. “Kështu ka qenë e organizuar masakra në kazermën e Paraqinit ku u vranë në gjumë pesë ushtarë të armatës jugosllave dhe si vrasës u akuzua shqiptari Aziz Kelmendi,…

Lexo më Shumë

Përfshirja e Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë MAN në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve do të jetë shumë më e lehtë sesa hyrja në NATO ose në BE. Nëse na doni neve, atëherë ne ju duam ju dhe kjo është ajo, porositi Tim Dauson, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve i cili para disa kohësh ishte për vizit në Shkup si mysafir i Kuvendit të MAN, transmeton Almakos. Në pyetjen drejtuar Tim Dauson rreth lajmeve të rrejshme se si të përbllemi me Qeverinë e cila prodhon lajme të rrejshme dhe e cila e gënjen opinionin dhe gazetarët, Dauson…

Lexo më Shumë