Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha para Parlamentit të shtetit të tij të hënën se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është “urgjente”, duke e akuzuar shtetin nordik se ka sfiduar “natyrën demokratike” të shtetit. Hungaria ende nuk ka votuar për pranimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), duke iu bashkuar Turqisë, e cila për një kohë të gjatë kishte bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë, para se të hiqte veton në muajin korrik. Në të kaluarën, Orban vazhdimisht ka deklaruar se Hungaria mbështet Suedinë në aspiratën e saj që t’i bashkohet NATO-s.…

Lexo më Shumë

Më shumë se 200 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në rajonin e Nagorno-Karabakut, nga ku armenët po ikin pas futjes së ushtrisë azerbajxhanase. Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së hënës (25 shtator) në një cisternë karburanti afër kryeqytetit Stepanakert dhe shkaqet nuk janë bërë të ditura. Gjatë kësaj kohe, qindra banorë po tentonin të merrnin karburant për t’u larguar nga rajoni. “Shumica e viktimave janë në gjendje të rëndë ose jashtëzakonisht rëndë,” informoi ombudsmani i të drejtave të njeriut për zonën. Ushtria e Azerbajxhanit javën e kaluar zhvilloi një operacion blic 24-orësh duke detyruar separatistët armenë të Nagorno-Karabakut që të…

Lexo më Shumë

Ndërsa një grup pune ka punuar së bashku me OSBE-në për tre vjet e gjysmë për një ligj të ri penal që duhet të hyjë në procedurë parlamentare në tetor, Kuvendi solli ndryshime në kodin ekzistues brenda natës, kritikoi profesor Vllado Kambovski, i cili është gjithashtu anëtar i atij grupi. Ai i vlerëson ndryshimet e fundit si një ndërhyrje në sistemin e drejtësisë penale. “Në ndërkohë janë bërë ndërhyrje të veçanta në sistemin penalo-juridik nga ndikime të caktuara për momentin. Është e qartë se edhe tani një ndikim i tillë, në momentin e nevojës, ka dhënë një efekt…

Lexo më Shumë

Alsat Menu Switch skin Nuk respektuan uljen e çmimeve – Mbyllen pesë markete të mëdha në Shkup Nuk respektuan uljen e çmimeve – Mbyllen pesë markete të mëdha në Shkup SI25.09.2023 465 2 minutes read Gazetar: Adnan Qaili – Advertisements – Marketet që gjatë fundjavës nuk i respektuan masat për ulje dhe ngrirje të çmimeve, do të qëndrojnë të mbyllura për 5 ditë. Pesë prej tyre i takojnë rrjeteve gjigande në tregun e industrisë ushqimore në Shkup, shkruan Alsat. Autoritetet thonë se brenda një dite fundjave u kryen 50 kontrolle dhe u mbyllën 5 prej…

Lexo më Shumë

Polici Miroslav Aleksiq, nga Kumanova mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë përmbajtje ekstremiste kundër Republikës së Kosovës, shkruan Alsat. Ai ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, duke dashur kështu të pretendojë se “Kosova është Serbi”. Aleksiq, shërben si nënpunës policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku ka dhënë betimin për të respektuar rendin, ligjin dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Republika e Kosovës, është e njohur zyrtarisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet i Pavarur dhe Demokratik. Nuk dihet nëse Kontrolli i Brendshëm në MPB do të…

Lexo më Shumë

Mbi 70-të automjete si donacion, paralajmëroi sot ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjorn Arild Gram, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Në konferencën për shtyp ai ka folur për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, por edhe për atë që mund të bëhet më tutje., Theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Norvegjia shënojnë 30-të vjetorin e marrëdhënieve të forta dhe pozitive diplomatike, ndërsa lidhjet ndërmjet dy vendeve, plotësisht janë përforcuar me pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. “Më lejoni të informoj kolegen time, ministren Petrovska, se Norvegjia po…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sërish ka dënuar sulmet e djeshme terroriste ndaj Policisë së Kosovës nga ana e një grupi të armatosur serb, shkruan TV21. Kovaçevski thotë se prapa këtyre ngjarjeve qëndron dikush që ka agjendë që rajoni të jetë i paqetë. “Sigurisht që prapa asaj që ndodhi dje në Kosovës, ekziston agjendë e dikujt që dëshirojnë që këtë rajon ta shohin sërish si rajon të paqetë, të zënkave mes fqinjëve, por për fat të mirë ka politikanë siç janë politikanët edhe te ne, edhe në Shqipëri, besoj që ka në të gjithë rajonin, që duan ta shohin rajonin të integruar…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (24-shtator) në orën 23:30, personat A.S.(19) nga Reçica e Vogël e Tetovës, E.A.(19) dhe H.L.(19) nga Tetova në SPB-Tetovë kanë raportuar se rreth orës 20:30 në rrugën Iliria në Tetovë kanë qenë të sulmuar fizikisht nga një person. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Duke komentuar sulmet e formacioneve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, njëherësh edhe këshilltarja e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se në veri po zhvillohet “një luftë e pamëshirshme”. Trajkoviq, ka shtuar Beogradi nuk ishte i befasuar nga konflikti i 24 shtatorit, që ndodhi në fshatin Banjskë, të Zveçanit (mes policisë dhe formacionit kriminal). Këshilltarja në Qeverinë e Kosovës ka theksuar se dikush ka negociuar për të nxjerrë atë formacion kriminal prej Kosovës. “…Është mirë që dikush negocioi dhe punoi për…

Lexo më Shumë

Rusia ka kryer një sulm masiv ajror në jug të Ukrainës gjatë natës, duke goditur zonën e portit në qytetin e Odesës. Si pasojë e sulmit janë shkatërruar depo të mëdha të drithërave. Forcat e mbrojtjes jugore të Ukrainës thanë se Rusia ka kryer sulme në Odesa me 19 dronë dhe dy raketa supersonike të llojit Onyx, si dhe ka lëshuar 12 raketa lundruese Kalibr. Forcat ukrainase thanë se porti në Odesa ka pësuar “dëme të mëdha”, ndërkaq guvernatori rajonal, Oleh Kiper, tha se afër 1.000 tonë grurë është shkatërruar. closevolume_off Ushtria tha se përveç depove ku ruhej drithi është…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve fillestare nga Prokuroria Publike, motivi i vrasjes së dyfishtë në Gjevgjeli janë prishja e marrëdhënieve të ndërsjella të dy vëllezërve, e cila kulmoi për shkak të një debati banal për çështjet e shtëpisë së përbashkët. Kështu ka bërë të ditur sot Prokuroria Publike e RMV-së, nga ku kanë bërë të ditur se një prokuror publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka inspektuar vendin e vrasjes, ndërsa prokurori pret kallëzim penal gjatë ditës. Ndryshe, policia dyshon për gjashtëdhjetë e nëntë vjeçarin V.G. nga Gjevgjelia se mbrëmë rreth orës 19:00 ka vrarë vëllain e tij L.G. (71) dhe kunatën T.G.…

Lexo më Shumë

Dy persona janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Vlorë, Himarë dhe Sarandë për vepra të ndryshme penale. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 36-vjeçar me inicialet R. K., banues në Vlorë, është proceduar penalisht pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta dy ditë më parë ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin A. M., 33 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, në Himarë nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dy ditë më parë duke pastruar kullotën në fshatin…

Lexo më Shumë