Author: Hamdi Kumanova

Nga MPB njoftojnë se 38-vjeçari M.M. nga fshati Cvetovë i komunës së Studeniçanit është ndaluar për shkak të një ndërtimi pa leje. Nga MPB njoftojnë se ndaj tij është parashtruar kallëzim penal për shkelje të nenit 244-A nga Kodi Penal. “Gjatë muajit maj të vitit 2023, gjatë kontrollit të kryer nga inspektori i autorizuar ndërtimor nga komuna e Sopishtës, i raportuari është konstatuar se është duke ndërtuar objekt në një parcelë kadastrale në posedim të tij, pa posedim të lejes së ndërtimit që lëshohet nga komuna e Sopishtes”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Tre terroristët e arrestuar në aksionin e të dielës në veri të Mitrovicës, janë dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca. Në departamentin special, është paraparë që seanca të nis në orën 10:00. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave V.T. B.S dhe D.M. për vepra të ndryshme penale. Sipas Prokurorisë, kërkesa është bërë kundër tre të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se sot është arrestuar kërçovari S.A. (25), pasi i njëjti është kapur duke transportuar dru zjari në veturë, për të cilat nuk kishte dokumentacion përkatës. “Gjatë kontrollit të kryer në automjetin “Opel Astra” me targa të Ohrit, të cilin ai e drejtonte, iu gjetën dru zjarri për të cilat nuk dispononte dokumentacion. Automjeti është sekuestruar për procedim të mëtejshëm, ndërsa personi është ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB./tv21.tv

Lexo më Shumë

Ish kryeministri, azilanti i arratisur Nikolla Gruevski së fundmi ka komentuar sërish ndryshimet ligjore në Kodin Penal. Ai në një intervistë për Infomax thotë se ndryshimet janë bërë që pushteti të mbrohet nga hetimet në të ardhmen dhe për shpëtimin e 5-6 personave nga VMRo-DPMNE, e jo për ta shpëtuar atë. “Mund të paramendoj se atë e kanë bërë për shkak se ai ligj i ka ndihmuar edhe njerëzve të tjerë të VMRO-DPMNE-së. Ai ligj sipas mendimit tim është bërë që pushteti të lehtësojë ndjekjet eventuale në të ardhmen, ndërsa si përfitim kolateral, e kundërta e dëmit kolateral, është…

Lexo më Shumë

Ndonëse ishte paralajmëruar se edhe sot do të ketë protestë për mungesën e librave nga nxënësit e vitit të dytë të Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, e njëjta nuk u mbajt. Nxënësit thanë se kanë qenë në takim me drejtoreshën e cila ju ka thënë se çfarë nuk duhet të bëjnë. Ndërkaq drejtoresha thotë se në takim ka biseduar për këtë problem por mohoi të u ketë thënë që mos të dalin në protestë, shkruan Portalb.mk. Nxënësit e Gjimnazit sot nuk ishin të sigurtë nëse do të vazhdonin protestën e filluar dje apo jo dhe e cila ishte paralajmëruar…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehu ngushëllime deri te familja e policit të vrarë të Kosovës, Afrim Bunjaku, shkruan TV21. Xhaferi tha se Maqedonia e Veriut është pjesë e KFOR-it dhe se si rrjedhojë, përcjell nga afër gjendjen në Kosovë pas sulmeve në Banjskë. “Nuk do mend që RMV-ja nga afër përcjell gjithë situatën, duke pasur parasysh faktin që jemi anëtarë e plotfuqishme e NATO-s dhe jemi pjesëmarrës në misionin e KFOR në Kosovë. Gjithsesi se situata sie tillë përcillet nga afër. Në kontekst të drejtpërdrejt, afatshkurtër, nuk ka aspekte dhe elemente të rrezikimit të sigurisë së RMV-së”

Lexo më Shumë

Pothuajse 150 milionë euro është mbështetja buxhetore për kompanitë vendase dhe të huaja këtë vit, ose pesë herë më e lartë krahasuar me pesë vite më parë. Fitimet e riinvestuara gjithashtu përjashtohen për dy arsye. Gjatë krizës së Covid, kompanitë u mbështetën nga një sërë masash nga shteti. Sipas parimit të solidaritetit, ato kompani që kanë realizuar fitime shtesë, si rezultat i zhvillimeve të vitit të kaluar në treg, dhe një pjesë e madhe e të cilave kanë përdorur masat e mëparshme të qeverisë, duhet të kontribuojnë nëpërmjet pagesës së taksës së solidaritetit, mjete që do të të përdoren ekskluzivisht…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se ligji i propozuar për amnisti do të debatohet në Qeveri dhe do të dërgohet në Kuvend me korrigjimet e nevojshme. Koordinimi me sektorin e legjislacionit duhet të bëhet deri sot. Propozimi i ligjit ka për qëllim lehtësimin e burgjeve në vend, duke pasur parasysh gjendjen alarmante të burgjeve në periudhën e kaluar. Ligji nuk vlen për rastet e PSP-ve dhe zyrtarëve parlamentarë ndaj të cilëve po zhvillohet ndjekja penale.

Lexo më Shumë

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është në vizitë pune në Vjenë, ku me kërkesë të tij do të mbahet Mbledhja e Përforcuar e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Në takim do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me sfidat e Organizatës, situatën aktuale në rajonin e OSBE-së, si dhe për çështje të tjera. Në kuadër të vizitës së tij, Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, do të mbajë fjalim edhe në ngjarjen e veçantë kushtuar menaxhimit të rreziqeve nga katastrofat me temë “Solidariteti i Shkupit i pasqyruar përmes rajonit…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifing me gazetarët ka demantuar kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan mickoski, i cili tha se ish kryeministri Nikolla Gruevski i ka dhënë Xhaferit dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, zarf dhe USB, me përmbajtje për ndryshimet e Kodit Penal. Xhaferi tha se këto janë spekulime të Mickoskit për të ikur nga realiteti. “Kam thënë dhe sërish do ta them. Kjo është politika ditore e dikujt për të ikur nga gjendja reale. Insinuatë dhe spekulim i pastër, se gjoja kam marrë ndonjë dokument nga Gruevski”, tha Xhaferi./tv21.tv

Lexo më Shumë

Masat për ngrirjen e çmimeve të LSDM-së dhanë rezultat, thonë nga kjo parti. “Janë ulur çmimet e qindra produkteve ushqimore bazë me “çmime të garantuara”, që është 10% e çmimit me të cilin janë shitur më 1 gusht të këtij viti. Për një pjesë të produkteve, të cilat u rritën jashtzakonisht nga gushti e deri më tani, çmimi është ulur deri më 40%. Tash qytetarët me çmim më të ulët bejnë bukën, qumështin, produktet e qumështit, mishit, mjellit, veqëve, orizit dhe shumë artikuj ushqimorë, e cila ka një efekt të favorshëm në buxhetet familjare”, thuhet në njoftimin e tyre.…

Lexo më Shumë

Incidenti në fshatin Banjskë të Kosovës e prek të gjithë rajonin, por shërbimet e sigurisë po e ndjekin me vëmendje të lartë situatën, marrin informacione dhe bëjnë analiza të rregullta, tha ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski. Spasovski vlerëson se Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk do të lejojnë ndonjë skenarë të zi. “Për momentin gjendja e sigurisë në vend është nën kontroll, nuk ka pasoja direkte që do të përbënin rrezik për sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët mund të jenë të qetë. Jam i bindur se partnerët tanë strategjikë BE-ja dhe SHBA-ja nuk do…

Lexo më Shumë