Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifing me gazetarët ka demantuar kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan mickoski, i cili tha se ish kryeministri Nikolla Gruevski i ka dhënë Xhaferit dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, zarf dhe USB, me përmbajtje për ndryshimet e Kodit Penal. Xhaferi tha se këto janë spekulime të Mickoskit për të ikur nga realiteti. “Kam thënë dhe sërish do ta them. Kjo është politika ditore e dikujt për të ikur nga gjendja reale. Insinuatë dhe spekulim i pastër, se gjoja kam marrë ndonjë dokument nga Gruevski”, tha Xhaferi./tv21.tv
Author: Hamdi Kumanova
Masat për ngrirjen e çmimeve të LSDM-së dhanë rezultat, thonë nga kjo parti. “Janë ulur çmimet e qindra produkteve ushqimore bazë me “çmime të garantuara”, që është 10% e çmimit me të cilin janë shitur më 1 gusht të këtij viti. Për një pjesë të produkteve, të cilat u rritën jashtzakonisht nga gushti e deri më tani, çmimi është ulur deri më 40%. Tash qytetarët me çmim më të ulët bejnë bukën, qumështin, produktet e qumështit, mishit, mjellit, veqëve, orizit dhe shumë artikuj ushqimorë, e cila ka një efekt të favorshëm në buxhetet familjare”, thuhet në njoftimin e tyre.…
Incidenti në fshatin Banjskë të Kosovës e prek të gjithë rajonin, por shërbimet e sigurisë po e ndjekin me vëmendje të lartë situatën, marrin informacione dhe bëjnë analiza të rregullta, tha ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski. Spasovski vlerëson se Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk do të lejojnë ndonjë skenarë të zi. “Për momentin gjendja e sigurisë në vend është nën kontroll, nuk ka pasoja direkte që do të përbënin rrezik për sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët mund të jenë të qetë. Jam i bindur se partnerët tanë strategjikë BE-ja dhe SHBA-ja nuk do…
“Paga reale po bie, standardi po ulet, kartelet e qeverisë po përfitojnë në kurrizin e popullit. Paga reale është më e ulët për 5%, dhe kështu Maqedonia ka statistikat më të këqija në rajon. Standardi po bëhet gjithnjë e më i ulët, populli po varfërohet vit pas viti, ajo që para disa vitesh është blerë për 500 denarë, tash nuk mund të bëhet as me 1000 denarë”, tha OBRM-PDUKM. “Absurdi është edhe më i madh që produktet bujqësore që blihen nga fermerët me çmime jashtëzakonisht të ulëta në tregje përfundojnë disa herë më të shtrenjta. Në vend të fermerëve, paratë…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit në emisionin e portalit Infomax ka bërë të ditur se ajo nuk posedon pasaportë bullgare, që ishte bërë zhurmë gjatë kohë që nga kandidimi i saj për kreun e komunës më të madhe të vendit. Ajo theksoi se nuk ka të keqe që një qytetar i vendit të posedoj një pasaportë të një vendi tjetër, apo të dyfishtë. “Ka disa njerëz që i kanë nxjerrë pasaportat nga halli. Për arsye ekonomike ishte e nevojshme që ata të punësoheshin. Disa prej tyre i morën për të shëtitur nëpër botë pa pasur mundësinë për të marrë vizë…
“Nga janari deri më 15 shtator të këtij viti janë lëshuar 11.415 dokumente udhëtimi nga Maqedonia e Veriut jashtë vendit. Vetëm në Lubjanë gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 870 dokumente udhëtimi”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Ambasadën e Maqedonisë në Lubjanë të Sllovenisë, duke shtuar se që nga fillimi i projektit me lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në përputhje me udhëzimet e reja, gjithsej 31.187 dokumente udhëtimi. Sipas tij, nga tetori i vitit 2021 deri më 31 dhjetor 2022 janë lëshuar gjithsej 19772 dokumente udhëtimi, ndërsa vetëm në Lubjanë janë lëshuar 1182.…
Një femër ka raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura pronë e bashkëshortit të saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur mesnatën e së martës 00:00, në Leposaviq. Tutje në raport thuhet se e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. “Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshort i saj, e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me…
Politologu Ilir Kalemaj, në një analizë të bërë asaj se çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, tha se sinjalet janë për një luftë hibride, duke bërë një paralelizëm më Krimenë. “Kemi të gjithë shenjat e një lufte hibride, që e kemi parë në 2013 në Krime, që një luftë nuk e shpall, por nuk e përfundon”, tha Kalemaj në A2 CNN. Ai ka evidencuar dhe 3 grupet terroriste që veprojnë në veri të Kosovës. “Kemi evidence të Wagner, të Spetsnaz, kemi evidencë baza humanitare e Nish, por që është qendër spiunazhi, kemi mbi 300 ish diplomatë…
Javier Tebas, presidenti i La Ligas, gjatë një interviste për “Movistar” foli gjithashtu edhe për Kylian Mbappé, një objektiv prej kohësh i Real Madridit. Ai është shprehur i bindur në masë të madhe se ylli i Paris-Saint-Germain shumë shpejtë do të luajnë në La Liga, por duke mos e cekur skuadrën konkrete. “Unë nuk jam njëqind për qind i bindur, por është fati i tij dhe jam i sigurt për këtë. 70-80% Kylian Mbappé do të luajë në Spanjë vitin e ardhshëm.”, ka thënë Tebas. close volume_off Mbappe po heziton të rinovojë kontratën me PSG-në, duke rrezikuar madje që…
Opozita shqiptare njoftoi se do të dalë me kandidat të vetin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që priten të mbahen në pranverë në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur lideri i LD-së, Izet Mexhiti në ClickPlus në TV21. Përkundër paralajmërimeve që president aktual pritet të rikandidohet sërish nga pushteti, opozita shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa do të propozojnë emër shqiptar për të parin e shtetit. Ende nuk kanë një emër dhe nuk dihet do të jetë mashkull apo femër “Opozita shqiptare – Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa me derën e hapur edhe për tjerët, do të kemi…
Autoritetet e sigurisë në Kosovë e kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, për organizim dhe pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Gjatë një konference për media, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë. Ai tha se në bazë të dokumenteve që kanë gjetur Radoiçiq, është i lidhur me sulmin. closevolume_off…
Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante, kudo, ndeshesh me turistë nga kombe të ndryshme. Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm në gusht, që është kulmi i sezonit turistik, në vend hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3%…

