Kryetarja e Qytetit të Shkupit në emisionin e portalit Infomax ka bërë të ditur se ajo nuk posedon pasaportë bullgare, që ishte bërë zhurmë gjatë kohë që nga kandidimi i saj për kreun e komunës më të madhe të vendit.
Ajo theksoi se nuk ka të keqe që një qytetar i vendit të posedoj një pasaportë të një vendi tjetër, apo të dyfishtë.
“Ka disa njerëz që i kanë nxjerrë pasaportat nga halli. Për arsye ekonomike ishte e nevojshme që ata të punësoheshin. Disa prej tyre i morën për të shëtitur nëpër botë pa pasur mundësinë për të marrë vizë në atë kohë. Nuk do të hyj në arsyet e tyre, por të jesh mbajtës i pasaportës bullgare, të kritikosh dikë për një të metë që mund ta ketë ose jo, është vërtet qesharake”, theksoi Arsovska.
Ajo pranoi se posedon shtetësi çeke.
“Unë kam nënshtetësi çeke, që nga lindja, prej nga nëna”, theksoi e para e Shkupit për Infomax. Ajo vlerëson se nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.


