Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Zelensky ka njoftuar se me kryeministrin britanik kanë diskutuar rreth sulmeve të përditshme të Rusisë mbi qytetin e Odesës. Ai tha se Ukraina duhet ta forcojë mbrojtjen ajrore. “Ne diskutuam bashkëpunimin tonë të mëtejshëm të mbrojtjes, rrjedhën e operacioneve sulmuese të Ukrainës. Përshkrova nevojat aktuale të mbrojtjes së Ukrainës”, tha ai.
Author: Hamdi Kumanova
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, thotë se Ramush Haradinaj duhet të kërkojë falje për deklaratën e dhënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë në luftë”. Ai tha se Serbisë u janë kundërpërgjigjur edhe në vitet 1993-1992 dhe sipas tij në atë kohë Ramush Haradinaj ka qenë duke punuar baushtellë në Zvicër. “Ne që e kemi sulmuam milicin e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qënë duke punuar në “baushtellë” në Zvicër!!!”, shprehet ai. Ish-deputeti Berisha ka hedhur…
Drejtoria e Doganave informon se më 22.07.2023, rreth orës 17:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në dalje nga shteti, doganierët për kontroll kanë përzgjedhur bagazhin e një pasagjeri shtetas i Maqedonisë i cili ka qenë duke udhëtuar për në SHBA. Në bagazhin e pasagjerit janë vërejtur objekte të dyshimta dhe gjatë ekzaminimit të detajuar, në sendet personale të pasagjerit janë gjetur monedha të vjetra me origjinë dhe vjetërsi të ndryshme, me vlerë numizmatike prej 2.359.000 denarë (38.354 euro). Monedhat janë mbajtur përkohësisht. Ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë për kundërvajtje në prokurorinë publike kompetente.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për kohën e luftës dhe rolin që e ka pasur ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi gjatë asaj kohe. Haradinaj deklaroi se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë” në UÇK. “Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndruar në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tri javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turistë janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hyrë e…
Policia e Bulqizës ka vënë një 53-vjeçar, pasi plagosi me thikë një shtetas pas një konflikti. Sipas uniformave blu, dy shtetasit u konfliktuan me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të marte në Bulqizë, e për pasojë një 37-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikt për motive të dobëta. Sipas informacioneve zyrtare, i plagosuri u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vuri në pranga 53-vjeçarin, si autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje. “Në lagjen e re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M. D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka…
Një grup kriminal që vidhte vilat në bregdetin shqiptar është shkatërruar, janë arrestuar dy persona, e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Tre anëtarët e kësaj bande janë emra të njohur për Policinë e Shtetit, pasi janë me precedentë të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve brenda dhe jashtë vendit. Më konkretisht në pranga kanë rënë S. K., 31 vjeç, S. G., 22 vjeç banues në Durrës, e ndërsa është shpallur në kërkim A. P., 33 vjeç. Referuar njoftimit zyrtar, ky grup përpara se të kryenin vjedhjet, shkatërronin kamerat e sigurisë në mënyrë që të mos identifikoheshin. Vjedhja e…
Një person S.B është arrestuar pasi ka bërë kallëzim të rrejshëm duke deklaruar se gjatë udhëtimit nga Lubjana (shteti Slloven) deri në Prishtinë nga katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës atij i janë grabitur para të gatshme në vlerë prej 500 euro. Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas një pune operacionale janë gjetur fakte se i dyshuari gjithë ngjarjen e ka deklaruar rrejshëm. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 18.07.2023, rreth orës 17:20 ka pranuar ankesë nga ankuesi me inicialet S.B. (viti i…
Deri në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, temperatura më e freskët ka qenë në Berovë 13 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 21 gradë është matur në Krushevë. Sipas DPHM, 15 gradë ishte në Lazaropole, 16 në Kriva Pallankë dhe Manastir, 17 në Tetovë dhe Strumicë, 18 në Shkup-Petrovec, Ohër, Pretor dhe Prilep, 19 në Shtip, Veles dhe Kodër të Diellit, si dhe 20 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Hanet e Mavrovës, Vinivë, Kavadar, Demir Kapi, Gjervgjeli dhe Dojran. Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare, herë…
Sindikata e Maqedonisë njoftoi se dhjetëra punëtorë të larguar nga puna në Higjienën Komunale – Shkup, janë kthyer në punë pasi Inspektorati Shtetëror i Punës ka marrë vendim në favor të tyre. “Ju informojmë se Inspektorati Shtetëror i Punës, pas ankesës së dorëzuar nga punëtorët e Higjienës Komunale Shkup të larguar nga puna, me ndihmë juridike falas të ofruar nga sindikatat, ka miratuar masë inspektuese me të cilën menaxhmenti i Higjienës Komunale Shkup duhet të miratojë akt me shkrim me të cilin do të anulohet vendimi për largim nga puna, për shkak se janë në kundërshtim me ligjin dhe kontratën…
Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, ku një persona është goditur nga një tjetër, me një mjet të mprehtë, shkruan Gazeta Metro. Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku është shtuar se viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. “TENTIM VRASJE – Vushtrri 24.07.2023 – 19:14. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.…
Amvisat e dinë që më së vështiri është të pastrohen grilat e furrës së shporetit. Pllakat e shporetit relativisht lehtë pastrohen, madje edhe pas pjekjes së specave mbi to. Mirëpo grilat e furrës… Amvisat e vërteta e dini mirë sa e vështirë është të pastrohen ato. Prandaj kemi vendosur t’ju zbulojnë mënyrën të cilën në të ardhmen do ta përdorni që t’i eliminoni edhe njollat më kryeneçe nga grilat. Shtrijeni peshqirin në vaskë, në të qitni grilën. Qitni ujë të nxehtë në vaskë derisa ta mbuloni grilën, dhe shtoni pak sodë bikarbonati, pak limon të shtrydhur dhe gjysmë filxhani detergjent…
Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ka dhunuar motrën e tij si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake. Pas shoqërimit nga uniformat blu, i riu në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese”, njofton policia.

