Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat ku fokusi padyshim ngelet te protestat masive ku rinia shqiptare kërkon dorëheqjen e tij.
Ai i doli në mbrojtje policisë duke pohuar se kjo e fundit ishte më e dëmtuar, duke iu referuar numrave, ndërsa me gjuhë diktatori kërcënoi mediat.
“Një krim që u relativizua dhe u glorifikua në ekranet e mbrëmjeve mediatike. Shqipëria dhe shqiptarët u mbingarkuan me idenë e rreme se studentët, të pafajshëm, idealistë, të dalë në rrugë, u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike, manipuluese e një realiteti tërësisht tjetër.
Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar, në Tiranë, në Europë e në Shqipëri. Në vendet ku ka ndodhur diçka e ngjashme, ku faktikisht ka pasur dy punonjës policie të plagosur për një protestues apo kalimtar të lënduar, dhe në gjithë vendet e tjera, raporti është ndryshe.
E përsëris, për ekranet e korruptuara do të ketë një kohë të dytë për të folur.
Sot jam këtu për të folur dhe ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje, si një koment fyes për studentët.
Qysh se nisi protesta paqësore masive e flakadanëve, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime dhe mund të jenë të pafundme, por qysh në krye të herës ka qenë një fakt që, në këtë valë të dytë dhe të dhunshme, është evidentuar në të gjithë përmasën e vet.
Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes së maskave dhe eksplozivëve përmes doganës janë në duart e Policisë së Shtetit. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rolit Antifa…”, tha Rama.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



