Kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë dha dorëheqjen të martën pasi ftoi një individ që kishte luftuar për një njësi naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të ndjekur fjalimin e Presidentit të Ukrainës para Parlametit të Kanadasë. Pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim në Dhomën e Ulët të premten, ligjvënësit kanadezë duartrokitën për 98-vjeçarin Yaroslav Hunka pasi kryetari Anthony Rota përmendi emrin e tij. Kryetari Rota e prezantoi ish-nazistin Hunka si një hero lufte të rreshtuar me Divizionin e Parë të Ukrainës. Gjatë fundjavës, hulumtuesit filluan të publikojnë faktin se Divizioni i Parë i Ukrainës…
Author: Hamdi Kumanova
Bajern Mynih tregoi dhëmbët ndaj Bohumit, teksa fitoi me shifrat e thella 7-0 kundër Bohumit. Edhe pse Herri Kejn veshi “kostumin” e protagonistit me tregolëshin, një tjetër futbollist po dëshmon aftësi eksperti në gjetjen e golit, ndonëse çështja e minutazhit nuk është problem, konkretisht Matis Till. Në përballje me modestët e Bohumit, talentit francez iu nevojitën 16 minuta për tundjen e rrjetës. Me këtë finalizim, francezi kap kuotën e 4 konkretizimeve në portën mike, e shoqëruara edhe me 1 asist. “Bayern Insider” analizon 6 takimet e fundit të Till-it, e ku ai numëron në totalë 87-të minuta lojë aktive. Nëse…
Banjska në Zveçan, aty ku krimi serb vrau një polic kosovar e tentoi të destabilizonte veriun, paska qenë dikur një fshat tipik shqiptar, e madje aty ku është manastiri serb te i cili u strehuan terroristët e Beogradit, paska qenë dikur një xhami. Janë shtetas kosovarë që po i ofrojnë publikut fakte të kësaj të kaluare për fshatin e bërë kryefjalë e këtyre ditëve. “Ky në fotografi është Mehmet Aliu, i njohur si Hoxhë Banjska. Ka qenë nder kuadrot e para të hoxhallarëve të shkolluar në Stamboll. Hoxhë Banjska është njohur pasi ka qenë imam në Xhaminë e Banjskës, e…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Marjan Sharec, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Në takim u konfirmua përkushtimi i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit në kuadër të misioneve të NATO-s dhe u shkëmbyen informacione për zhvillimet aktuale dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë. Në bisedime u theksua se të dy vendet do të vazhdojnë të japin një kontribut vetëmohues në nismat rajonale në ilnteres të zhvillimit të mëtejshëm të rajonit dhe të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian. Presidenti…
Personat e arrestuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, thotë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Sipas tij, të njëjtit për veprën e rëndë penale të terrorizmit do të gjykohen në Kosovë, derisa është e pamundur që ata të ekstradohen në Serbi për shkak të mungesës së marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Po ashtu, Shala nuk pret nga Serbia që t’i dorëzojë në Kosovë kriminelët e arratisur në veri, përkundër thirrjeve të djeshme të ministrit të Punëve të…
Qytetarët shkojnë e kthehen. Në dyert e pikave të shitjes, të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për 5 ditë qëndrojnë etiketat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Dy nga marketet e mëdha të kryeqytetit, u mbyllën të shtunën pasi që autoritetet konstatuan shkelje të vendimeve për ulje dhe ngrirje të çmimeve. Qytetarët thonë se ky shembull duhet të ndiqet edhe në çdo pikë tjetër, ku keqpërdoren masat. “Me vite e me muaj kanë çmime më të larta se realisht vlejnë në treg. Profiterë të luftës, madje para krizës së kovidit e deri më tani vazhdojnë. E kanë shfrytëzuar situatën e…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me dekretin numër 556/2023 i dha Xhabir Derallës Urdhrin e Meritës, njoftoi sot CIVILi. Me të njëjtin Dekret, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe aktorët me famë botërore, Alain Delon dhe Catherine Deneuve, janë vlerësuar me Urdhrin e Meritës. Lista e fituesve të kësaj mirënjohjeje të lartë shtetërore nga Presidenti i Ukrainës, përfshin një sërë aktorësh politikë, shkencorë dhe shoqërorë nga e gjithë bota. “Unë e perceptoj këtë njohje si një konfirmim të punës sime dhe angazhimit tim për të zbuluar të vërtetën për pasojat tragjike të agresionit brutal rus kundër Ukrainës…
Kontrolle jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri për kapjen e autorëve të vrasjes së Martin Bardhit dhe plagosjen e tre të tjerëve në Rrëshen. Policia e Shtetit në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Martin Marku Bardhi dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga…
Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Fatlum Deliu, për vrasjen e V.B., në qershor të 2021-ës në Klinë, duke e dënuar me 15 vite burgim dhe 2 mijë e 500 euro gjobë. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Deliu, u shpall të martën, nga kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, raporton “Betimi për Drjetësi”. Për veprën penale “Vrasje e rëndë”, i akuzuari u dënua me 15 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 2 mijë e 500 euro gjobë. closevolume_off Në dënimin me 15 vite burgim, të akuzuarit Deliu do t’i llogaritet edhe koha e kaluar…
Krahas reagimit të Komisionit Evropian për ndryshimet e fundit kontroverse në Kodin Penal, Holanda ka reaguar edhe në mënyrë bilaterale ndaj Qeverisë dhe ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e parapara ligjore, ka pranuar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, transmeton Portalb.mk. “Kam pasur kontakte me ambasadoren holandeze dhe përfaqësues nga Haga. Ata shprehën shqetësimin dhe thanë se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën. Asgjë më shumë se kaq, asgjë më shumë se sa u konstatua në njoftimin e Komisionit Evropian. Jemi në komunikim, Holanda ka qenë le të themi e vetmja që ka reaguar drejtpërdrejt, dypalëshe dhe pjesa tjetër përmes…
Tekstet e klasës së tretë janë kompletuar dhe janë dorëzuar në të gjitha shkollat fillore. Për klasën e gjashtë janë miratuar tekstet për gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe, Shkenca Natyrore, të cilat janë në përpunim grafik-teknik dhe shtyp. Është miratuar edhe libri i Matematikës, por duhet të kalojnë pesë ditë për procedurën e ankesës, njoftoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. I pyetur për dorëzimin e librave në arsimin fillor, veçanërisht për ato që janë përpunuar sipas programeve të reja mësimore (klasa e tretë dhe e gjashtë), për të cilat në fillim të vitit shkollor ai tha se do…
Një ekip prokurorësh nga Prokuroria Publike (PP) dje ka qenë në Prokurorinë e Kosovës dhe ka realizuar takim të drejtpërdrejtë për sigurimin e provave në lidhje me hetimet paraprake të punës së Klinikës së radioterapisë dhe onkologjisë, kumtojnë nga Prokuroria. “Nga autoritetet e Kosovës, përmes pikave të kontaktit në Rrjetin evropian të drejtësisë, janë kërkuar të dhëna konkrete të nevojshme për të kontrolluar pretendimet mbi bazën e të cilave ka filluar hetimi paraprak. Pastaj, prokurorët kosovarë shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe sigurimin e të dhënave të nevojshme”, thuhet në kumtesë. Nga PP bëjnë me dije se në periudhën e ardhshme,…

