Nga MPB informon se dje (26.09.2023) në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në udhëkryq nga rr. “Blagoja Paroviq” dhe rr. “Nikola Miloshevski” në Shkup, një motoçikletë me regjistrime të Shkupit, është drejtuar nga një të mitur nga Shkupi, dhe ka goditur këmbësorin A.A. (84) nga Shkupi, njofton MPB. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. /Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia e Veriut gëzon mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në përpjekjet e saj për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian (BE), dhe kjo u bë e qartë në takimet që pata në SHBA me përfaqësues të Departamentit të Tregtisë, Departamenti i Financave, Banka Botërore, FMN, por edhe Departamenti i Shtetit. Reklama Kështu deklaroi zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në Uashington, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. “Të gjithë përveç njërit na mbështesin në rrugën drejt integrimit evropian. Të gjithë…
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq nuk është i përfshirë vetëm në ngjarjet e fundit terroriste në veri. Ai edhe më parë ka udhëhequr atje grupe kriminale të cilat në vazhdimësi kanë shkaktuar destabilizim në komunat veriore të vendit. RTK mëson nga burimet e saj në veri të Republikës, se Radojiçiq dhe grupi i udhëhequr nga ai kanë dhënë deri në 15 mijë euro për t`i djegur veturat e qytetarëve që i regjistronin me targa RKS. Deri në 15 mijë euro ka shkuar pagesa për t`i djegur veturat me regjistrim të Kosovës në veri të vendit. Milan Radoiçiq, i cili…
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, ndodhet në udhëtim zyrtar në Gjermani, i cili me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ,,Zyra e Hapësirës Kibernetike dhe Politikave Digjitale”, në George C. Marshall Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë në Gjermani, po ndjek seminar mbi diplomacinë kibernetike dhe diskutojnë sigurinë kibernetike në botë dhe sfidat më të fundit në këtë sferë. Ministri Aliu, në këtë seminar u ndal në masat që duhet të merren për një mjedis të sigurtë kibernetik. “Përforcimi i sigurisë kibernetike, veçanërisht në këtë periudhë, kur lufta teknologjike po sofistikohet e…
MPB njofton se dje policia ka kryer bastisje një objekt në Vallandovë në të cilën janë zbuluar lëndë narkotike dhe armë. “Më 26.09.2023 në orën 11:45 në Vallandovë policia ka ndaluar V.Z. (48) nga Vallandova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë, pushkë ajrore, dy detektor të metaleve dhe farë të kanabisit”, thonë nga MPB. Për ngjarjen, theksojnë nga atje, është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim përkatës.
Qeveria e Kosovës ka votuar sot vendimin për fillimin e procedurave për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Të dëmtuara gjatë periudhës së luftës 1998/99. “ Ftoi Ministrinë e Planifikimit Hapësinorë, që të fillojë me procedurat për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë viteve 1998/99”, tha kyeministri Albin Kurti. Sipas vendimit, qytetarët të cilët do të përfitojnë nga ky vendim, pasi të rifillojnë të banojn nuk kanë të drejtë shitje të pronës në periudhën kohore prej dhjetë vitesh.
Dje (26-shtator) në ora 16:30, në rrugën Vidoja Smilevski-Bato në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 44-vjeçaren F.C. nga Republika e Kosovës, nën dyshimin se ajo po qëndronte në zonë e padeklaruar. Ajo është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme.TS
Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen. Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë. Teksa ende interesi turistik për vendin mbetet i lartë, mungesa e fluturimeve nga Kukësi tregon se përpara paraqitet sfida e tërheqjes së operatorëve drejt këtij aeroporti ku më herët kryenin fluturime Air Albania dhe Wizz Air.…
Duke u fokusuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta. Ndaj ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A. Sytë harxhojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv, që është i nevojshëm për të parë sa më mirë. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës. Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene. Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango. Këshilla për ata që…
Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e 26-të e shefave të Shtatmadhorive (SHSHM) të armatave nga vendet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut (A-5). Reklama Konferencën do ta hapin shef i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i Komandës së Lartë Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Kristofer Kavoli, ndërsa fjalim para pjesëmarrësve të konferencës do të mbajnë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Në konferencë, përveç gjeneralit Kavoli, do të marrin pjesë edhe shefat e SHM-së së forcave të armatosura të…
Nga VMRO-DPMNE thonë se ka parregullsi gjatë furnizimeve publike në Klinikën e Hematologjisë në Shkup, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se drejtoresha Irina Panovska-Stavridis furnizohet nga kompania e babait të saj, SH.A. “Dr. Panovski”. “A hedhin njollë të zezë tenderët nga Panovska te Panovski në Klinikën e Hematologjisë? Marrëveshja e blerjes e lidhur më 1 shtator me shitësin me shumicë SH.A. “Dr. Panovski” nuk është kontrata e parë që ka lidhur kjo klinikë, ku drejtoreshë është vajza dhe ofertues babai. Interesat e biznesit dhe politikat e tenderit që kjo qeverisje e LSD-së dhe BDI-së i ka zbatuar me vite…
Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për rastin në të cilin është iniciuar procedurë për Udhëzimin, i cili në opinion njihet si Udhëzimi për regjistrat amë, njoftojnë nga Qeveria. “Më 5 korrik 2023, Gjykata Kushtetuese me iniciativën e saj ka iniciuar procedurë për Udhëzimin e kontestuar për shkak të dyshimit se me miratimin e tij nga Ministria e Drejtësisë është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, gjegjësisht nuk është respektuar afati i publikimit të Udhëzimit. Regjistruar me numër arkivor 29 maj 2023 dhe publikuar më 15 qershor 2023, që do të thotë se Kushtetuta dhe neni 52, që parashikon…

