Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se gjatë ditës së sotme (23.10.2026), me rastin e shënimit të festës shtetërore të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, do të përdoren mjete ajrore pa pilot (dronë) për incizime nga ajri.
“Parkingu i Muzeut të Artit Bashkëkohor, për realizimin e ceremonisë solemne, do të jetë i rezervuar në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 23:30, ndaj u bëjmë apel qytetarëve që t’i largojnë automjetet nga parkingu”.
“Aktivitetet do të realizohen në kuadër të masave të planifikuara lidhur me shënimin e festës, me ç’rast në lokacione të caktuara do të vërehet prani dhe lëvizje e shtuar e mjeteve ajrore pa pilot”.
“Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se bëhet fjalë për aktivitete të planifikuara paraprakisht dhe apelon për mirëkuptim, me qëllim që ato të zhvillohen pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt”, thonë nga MPB.
MARKETING
<!–



