Author: Hamdi Kumanova

Mbrëmë Dukagjini u trondit nga një krim i rëndë, ku babë e bir u bënë shënjestër e një sulmi me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat, babai ndërroi jetë Zef Guri dhe u plagos rëndë, i biri, Gjin Guri. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se autorë të dyshuar të krimit janë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla, Çesk Serraj si dhe Gjovalin Guri. Sakaq, mësohet se në pyetje në polici janë marrë Martin Qershija, Edmon Nika, Kujtim Dholla dhe Çesk Serraj. Ndërkohë, Gjovalin Guri është djali i xhaxhait, ndërsa është person i shpallur në kërkim më herët për…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun me shumicë serbe të vendit penguan një rebelim të armatosur gjatë fundjavës. Një polic i Kosovës dhe katër terroristë u vranë dhe disa u arrestuan. Por shumica duket se kanë ikur, tha për peacefare.net Daniel Serwer, profesori në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington. Sipas tij, Serbia dhe përfaqësuesit e saj politikë të Listës Serbe në Kosovë shpallën ditë zie. Ai thotë se kjo konfirmon mbështetjen e tyre për rebelimin. “Burrat e gjelbër” duket se kanë gjetur një strehë të sigurt në Serbi. “Presidenti serb…

Lexo më Shumë

Dy persona, një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme në Prizren pasi që dyshohet që kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave” në qershor të vitit 2019. Në raportin e Policisë thuhet se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është në hetime. “Prizren 01.06.2019-16:00. Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. closevolume_off Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”.

Lexo më Shumë

Një i ri, i cili nuk posedonte patentë shofer, kishte aksidentuar një tjetër veturë. Policia raporton se në vendin e ngjarjes kishte shkuar babai i të dyshuarit, i cili ka kërkuar ka zyrtarët policor që të merrte përgjegjësinë e aksidentit. Sipas policisë, të njëjtit i është refuzuar kërkesa nën sqarimin se nuk lejohet ligjërisht një gjë e tillë. closevolume_off Babai i shkaktuesit të aksidentit u arrestua pasi i njëjti kishte filluar të fyejë dhe kanosë zyrtarët policorë. “Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në njoftim të Policisë.

Lexo më Shumë

A mund të trashëgohen sëmundjet mendore? Kjo është një pyetje që disa prej jush i kanë bërë vetes, sidomos nëse keni anëtarë të familjes me një çrregullim mendor. Dhe në akt një mori hetimesh tregojnë se disa çrregullime mendore kanë një ngarkesë gjenetike të rëndësishme. Cilët faktorë e kushtëzojnë shëndetin tonë? Fillimi i sëmundjes do të varet nga shumë faktorë. Kjo është e vërtetë edhe në rastet e trashëgimisë mbizotëruese. Kështu, ju mund të kaloni gjithë jetën tuaj pa manifestuar sëmundjen nëse nuk ka faktorë predispozues dhe nxitës (shkëndija që ndez fitilin që mbart ngarkesën gjenetike). closevolume_off Në këtë mënyrë,…

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme (27 shtator) në Dukagjin ku mbeti i vrarë 73-vjeçari Zef Guri dhe u plagos djali i tij, 43-vjeçari Gjin Guri. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 4 autorëve të ngjarjes, 28-vjeçarin Martin Qershija, 29-vjeçarin Edmond Nika, 25-vjeçarin Kujtim Dholla dhe 36-vjeçarin Çesk Serraj. 4 të rinjtë dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali. Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Paneli i Top Story mbrëmjen e sotme ka mbështetur tezën se ngjarja në veri të Kosovës, është paralajmërim i një tjetër sulmi, pasi Vuçiç nuk mund të pranojë një humbje të tillë. Eksperti i Kriminalisikës Ervin Karamuço u shpreh se në veri të Kosovës janë katër kampe ku trajnohen serbët për sulm. Sipas tij instruktorët e tyre janë rusë. “Ata kanë katër kampe në veri të Kosovës për trajnimin e atyre që na erdhën në Kosovë. Instruktorët e tyre janë rusë. Është rekrutim i selektuar.”– tha Karamuço. closevolume_off “Më duhet të them se nuk pata asnjë lloj befasie pas atij…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në prokuroritë publike sot kanë dalë në grevë dhe kërkojnë rritje për 78 përqind të pagave dhe kthimin e 35 përqind të shtesave në paga, transmeton Portalb.mk. “Gjatë grevës, punonjësit e prokurorive publike nuk do të punojnë e as nuk do të jenë në vendet e tyre të punës. Greva do të mbahet në sallat e mbledhjeve të prokurorive, korridoret, hapësirat e përbashkëta ose para objekteve të Prokurorisë Publike”, informoi Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve në administratë, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve (SPAOGjShQ). Greva, e cila fillon sot, thotë Deanoski, do të mbahet…

Lexo më Shumë

Urgjentisht të fillojë hetimi për përgjegjësinë e zyrtarëve në lidhje me vrasjen mizore të gruas nga Koçani me 42 plagë me thikë, si dhe me vrasjen e dyfishtë në Kumanovë ku një burrë vrau gruan dhe nënën e saj, gjë që zyrtarët e dinin paraprakisht se gratë ishin nën dhunë të vazhdueshme nga vrasësit, kërkoi Komiteti i Helsinkit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, transmeton Portalb.mk. Komiteti i Helsinkit kërkon që të dënohen zyrtarët që i kanë neglizhuar këto raporte nga viktimat, para se të vuajnë. Dy vrasjet kanë ndodhur brenda një muaji dhe kanë të…

Lexo më Shumë

Videollotarija Kasinos Austria do të ndajë bursa për 8 studentë të Universitetit të Tetovës përmes fondacionit Edukata. Paraqitja për të fituar të drejtën e bursës do zgjasë deri më 20 Tetor, ndërsa përparësi do të kenë studentët që vijnë nga familje me të ardhura shumë të ulëta, theksoi drejtori i Fondacionit Edukata, Oliver Arsovski. “Vendosëm që këtë vit të bashkëpunojmë me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Dy bursa do të ndahen për studentët e Fakultetin Ekonomik, drejtimi financiar dhe kontabilitet, dy bursa për studentët në Fakultetin Filozofik, drejtimi Psikologji Profesionale, dy bursa për studentët e Fakultetit Matematiko-Natyror, nga një për drejtimet…

Lexo më Shumë

Ky vit po shënon rritjen e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, sidomos ato të huaj dhe pritshmëritë janë se do të tejkalohet numri i vitit 2019. Statistikat, në periudhën janar-korrik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë se numri i turistëve është rritur për 25,33 për qind, ndërsa turistët vendor kanë pasur rritje të parëndësishme prej një për qind, ndërsa te turistët e huaj kanë rritje prej 44 për qind. Në periudhën janar-korrik të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i përgjithshëm i bujtjeve është rritur për…

Lexo më Shumë