Author: Hamdi Kumanova

Në Konferencën e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike, që këtë vit u mbajt në Universitetin e Tuzllës në Bosnje dhe Hercegovinë, Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti dhe Prorektori për Financa, Prof. Dr. Faton Shabani. “Bashkëpunimi akademik, sfidat dhe perspektivat e ardhshme në Ballkan” ishte tema bosht e kësaj konference, në të cilën diskutuan rektorë të shumë universiteteve anëtarë të Asociacionit të Universiteteve Ballkanike. Në kuadër të kësaj konference u mbajt paneli me temë “Ndërkombëtarizimi në Universitetet e Ballkanit, potencialet dhe sfidat”, në të cilin ishte pjesë Prorektori…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në lidhje me rastin e një djali 24-vjeçar të ndjerë në Spitalin Klinik të Manastirit, ka iniciuar Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në institucion. Pas konstatimit të gjendjes faktike dhe hartimit të raportit nga ISHSSH, opinioni publik do të informohet në kohë. Ndryshe një i ri 24-vjeçar pas temperaturës së lartë shtatë ditëshe në spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë, këtë e konfirmoi edhe drejtoresha e spitalit.

Lexo më Shumë

Edhe pesë marketeve të tjera iu vu dryni. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se duke iu falënderuar denoncimeve të qytetarëve se disa markete nuk kanë ulur çmimet e produkteve ushqimore masat kanë qenë të menjëhershme ku rezultuan me gjobë vënie dhe mbyllje të marketeve në Kavadar, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë. Aktualisht shkon në 10 pika te shitjes në vend më mbyllje për 5 ditë. Produktet ushqimore dhe pijet që janë përfshirë në vendim, tashmë janë shënuar në markete me shenjën e kuqe që thotë “çmimi i garantuar”, por në shitoret e lagjeve pothuajse fare nuk respektohet. “E kemi përmendur…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës duhet të jetë më shumë e përditësuar në punën e saj, veçanarishtë gjatë përmbushjes së deytrimeve në fushën e arsimit dhe në vend të menaxhimit të udhëheqë politikë ditore përmes konferencave për shtyp dhe kumtesave të mbushura me kritika të pabaza dhe informacione të rreme, të fokusohet më shumë në nevojat e nxënësve, kumtoi sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Pas informatës që në Tetovë mungojnë tekste shkollore, jemi të obliguar të njoftojmë publikun se çdo shkollë ende në muajin maj në një vit vijues, përmes aplikacionit elektronik paraqet numrin e teksteve shkollore për të gjitha…

Lexo më Shumë

Është një gjë mizore e natyrës që fëmijët e lindur në familje të pafavorizuara shoqërore kanë një rrezik më të lartë të sëmundjeve të ndryshme kur rriten. Hulumtimet kanë treguar se. – Advertisements – Mënyra se si rritemi, cilësia e ajrit, dieta, stresi në familje – e gjithë kjo ndikon në gjenet dhe shëndetin tonë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët nga familjet e cenueshme sociale janë më shpesh të ekspozuar ndaj kushteve të pafavorshme të jetesës, si ushqimi më i keq ose stresi më i madh në familje. Ato mbartin një rrezik në rritje të obezitetit, sëmundjeve dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se me probabilitet të madh, ASH do të shkojë vetë në zgjedhje, shkruan TV21. Si rrjedhojë, Taravari thotë se kjo nënkupton që ASH duhet të ketë dhe anëtarin e vet në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. “Neve parimisht ende nuk kemi vendosur edhe në zgjedhje si do të shkojmë, me probabilitet të madh, ASH do të shkojë vetë në zgjedhje, në atë rast, pse mos ta ketë anëtarin e vet në zgjedhje”, theksoi Taravari./tv21.tv

Lexo më Shumë

Presidenti i armenëve etnikë në Nagorno-Karabakh, Samvel Shahramanyan, nxori një dekret të enjten duke shpërbërë në mënyrë efektive republikën e vetëshpallur. – Advertisements – Dekreti i Shahramanyan kërkon që të gjitha institucionet dhe organizatat e shtetit, të cilat nuk njihen ndërkombëtarisht, të shpërndahen deri më 1 janar 2024. “Republika e Nagorno-Karabakut (Artsakh) pushon së ekzistuari, thuhet në dekretin, i cili u shpërnda në Facebook nga qeveria e “Republikës së Artsakhut”. Shahramanyan tha se vendimi ishte marrë për shkak të situatës aktuale të vështirë ushtarako-politike, bazuar, siç u shpreh ai, në prioritetin e ofrimit të sigurisë fizike për popullin e Nagorno-Karabakut…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga derisa kërkoi mbështetjen për Ligjin për Amnisti përmendi se deputetëve të të gjitha partive politike do tu dërgoj nga një album me kushtet nëpër burgje dhe nga një pasqyrë, për të parë siç u shpreh ai veten përball kushteve të të burgosurve nëpër burgje. – Advertisements – “Është përgatitur ligji për amnisti, për vepra më të lehta penale. Përsëritet Ligji i vitit 2018, por nuk do të falen veprat penale që kanë të bëjnë me krimet seksuale dhe krimin në familje si dhe për veprat që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe me personat e…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka takuar të dërguarin special për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, z. Martin Vickers, i shoqëruar nga ambasadori z. Matthew Lawson. Grubi dhe Vikers biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, Asociacioni britanik i biznesit dhe mbështetja për stabilitet dhe siguri rajonale si dhe projektet që janë duke u realizuar përfshirë këtu hekurudhën Shkup – Durrës, Qendrën Klinike si dhe Digjitalizimi i plotë i Qeverisë dhe shërbimeve qeveritare. Marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan si të qëndrueshme përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, ku Grubi…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Belkisa Zekiri thotë se nevojitet intervenim i shpejtë në komunën e Mavrovë dhe Rostushës pasi banorët kanë problem me arinjtë, shkruan TV21. Ajo në Kuvend tha se pas koordinimit me institucionet, kanë kërkuar që në këtë rajon të shpallet gjendje krize. “Nevojitet intervenim i shpejtë, respektivisht dislokim i arinjve nga vendbanimet, për këtë, gjatë ditës së djeshme Këshilli i komunës së Mavrovë dhe Rostushës parashtroi kërkesë në QMK dhe deri te Qeveria e RMV-së që në territorin e vendit tonë të shpallet gjendje krize, me qëllim që të merren masa për mbrojtjen e banorëve, ku institucionet përkatëse…

Lexo më Shumë

Këto ditë një qytetar ka raportuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se i ka ardhur një mesazh në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në të cilën thuhet se personi është objekt i ndjekjeve ligjor për një sërë krimesh faktikë të cilat nuk i ka kryer, si pornografi me fëmijët pedofili. Njëkohësisht personit i kanë kërkuar që të jap emalin dhe të dhëna të tjera personale. “Nga MPB paralajmërojnë se bëhet fjalë për mesazhe të rrejshme e cila nuk është dërguar nga MPB, gjegjësisht BSP. Ato njoftojnë se këto emaile janë tentim për mashtrim klasik të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë dënuar 537 drejtues automjetesh, njoftoi nga MPB. Reklama “Nga to 32 drejtues kanë pasur shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa ka pasur edhe automjete që kanë qenë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, me shumë se shpejtësia e lejuara. Në të njëjtën kohë, 274 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa…

Lexo më Shumë