Author: Hamdi Kumanova

Indeksi Global i Krimit të Organizuar për vitin 2023 e ka renditur Maqedoninë e Veriut të 93-tin nga 193 vende sa përfshin Indeksi, ndërsa të 18-tin nga 44 vendet në Evropë dhe të 11-tin nga 17 vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore. Indeksi i krimit të organizuar në RMV për këtë vit është 5.03. Bazuar në të dhënat e këtij indeksi, në vitin 2021 Maqedonia e Veriut kishte shkallë më të lartë kriminaliteti me 5.31, ndërsa tani ka rënë për 0.28. Megjithatë, sërish konsiderohet si vend burimi dhe tranziti për trafikimin e njerëzve, armëve dhe drogave, me zyrtarë të përfshirë…

Lexo më Shumë

Në bazë të konkluzioneve të arritura në një seancë e jashtëzakonshme të këshillit të komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Komuna i ka dorëzuar Qeverisë informacion me kërkesë për shpalljen e gjendje krize në territorin e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës. Kjo është kërkuar pasi në gjashtë muajt e fundit është shpallur një prani e madhe e arinjve në territorin e kësaj komune. Reklama Nga atje thuhet se i kanë marrë të gjithë të gjitha aktivitetet dhe masat të cilat janë nën kompetencat e tyre, me qëllim që të mbrojnë qytetarët e tyre. Është regjistruar prania e 160 deri në 180…

Lexo më Shumë

Pas marrëdhënieve aspak të mira me Wagner, presidenti rus, Vladimir Putin, i ka shtrirë dorën Andrei Troshev. Putin i ka kërkuar Andrei Troshev, ish-krahut të djathtë të të ndjerit Evgheni Prigozhin, mbrojtës i grupit Wagner, të formojë një trupë vullnetarësh për t’i dërguar për të luftuar në Ukrainë. Këtë e ka shkruar Kremlini në një deklaratë. “Në takimin e fundit, ne përmendëm faktin se ai do të përfshihet në formimin e njësive vullnetare të afta për të kryer operacione ushtarake të llojeve të ndryshme, veçanërisht në zonën e “operacionit special ushtarak”, thuhet në njoftimin zyrtar. Zëdhënësi i Kremlinit më…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftuar n Click Plus në TV 21 zbardh detaje të një bisede të cilat, sipas tij, kanë ndodhur mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe personit i cili ia ka dërguar në zyrë USB-në e ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski. “Në ndonjë mundësi tjetër kur do ta keni këtu mysafir Talat Xhaferin pyeteni nëse është e vërtetë se personit që ia ka dhënë USB-në e Gruevskit i ka kërkuar falje në emër të tij që i e ka lagur me ujë, Xhaferi ka thënë, “në rregull është sepse nuk ka lagur me kiselinë, por…

Lexo më Shumë

Ora dimërore rikthehet të dielën më 29 tetor. Më pas do të lëvizim nga 3 në orën 2:00 pas mesnate dhe kështu do të kemi një orë shtesë për të fjetur. Kompjuterët, celularët dhe pajisjet e tjera moderne që tregojnë kohën e saktë do të “kalojnë” automatikisht në kohën e dimrit. Nëse keni ende një tregues të kohës analoge ose një pajisje më të vjetër që “nuk di” ta bëjë këtë automatikisht, mos harroni të lëvizni duart një orë pas, nga 3 në 2 orë. closevolume_off Nuk është arritur ende një marrëveshje për propozimin e katër viteve më parë të…

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentar të ASh-së, Adnan Neziri, në intervistë për Alsat, tha se Aleanca për Shqiptarët nuk do ta braktisë qeverinë. Ai sqaroi se mes partnerëve të koalicionit qeveritar nuk ka probleme që mund ta çonin partinë që përfaqëson ai që ta braktis qeverinë. “Jo, as s’është biseduar, as nuk ka natyrë të tillë të problemeve dhe mendoj se as deklarata nuk mbante se ka raporte jo të mira dhe se duhet të dilet nga qeveria, por tregoi për fenomenin e veprimeve në politikë, besoj se më shumë sqaronte për fenomenet se ç’mund të ndodh në politikë e jo në…

Lexo më Shumë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq tha sot se sulmi i armatosur në Banjskë, i cili u krye nga një formacion paramilitar, ishte akt terrorist. Rashiq tha se kryeministri Kurti është pacifist e intelektual, transmeton gazeta online Reporteri.net. “(Kryeministri i Qeverisë së Kosovës) Albin Kurti për mendimin tim është pacifist dhe intelektual”, ka thënë Rashiq për Nova.rs. I pyetur se sa realiste është që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë në veri të Kosovës, Rashiq tha se mandati i KFOR-it thotë se anëtarët e tij ruajnë kufijtë e jashtëm dhe për sa i përket sigurisë së…

Lexo më Shumë

Rreth 260 bimë kanabis sativa janë gjetur në dy ari tokë në Podujevë. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se bimët janë gjetur të dëmtuara dje se janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim. Bëhet e ditur se mbetjet tjera me vendim të prokurorit janë asgjësuar. closevolume_off “Është raportuar se janë gjetur disa bimë të kanabisit të dëmtuara të cilat kanë qenë të mbjellura në një hapësirë rreth dy ari tokë, në sasi prej rreth 260 bimë të llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, ndërsa mbetjet tjera me vendim të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të centralit fotovoltaik “FEC Novac”, një investim i ri vendor, në komunën e Novacit. Siç njoftuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe Koordinim të Resorëve Ekonomik Fatmir Bytyqi, ministrat e Ekonomisë dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Kreshnik Bekteshi dhe Bllagoj Boçvarski. Centrali i ri fotovoltaik prej 55MW në Novac është i kompanisë “Mej Enerxhi”, “ATS Group”, në vlerë të 40 milionë eurove.

Lexo më Shumë

Forumi i grave të LSDM-së sot në konferencën për shtyp në Kuvend ka reaguar për ngjarjen në seancën, ku deputetja e OBRM-PDUKM-së Dafina Sojanoska, akuzoi zv. kryeministri, Bojan Mariçi tha se ai i ka dërguar puthje dhe ja ka mbyllur syrin. Reklama “Është e pa tolerueshme të keqpërdoret foltorja e Kuvendit për të thënë këto lloj gënjeshtra, atë nuk e duan qytetarët. Çdo ditë i dëgjojmë gënjeshtrat e Dafina Stojanovska që thotë në foltoren e Kuvendit. Kjo lloj sjellje e deputetes që nuk kursen fjalët helmuese është në kundërshtim me vlerat dhe angazhimet e lobit të grave parlamentare dhe nuk…

Lexo më Shumë

Bujar Osmani konfirmoi qëndrimet e tona se Bullgaria vazhdimisht do të formulojë kërkesa të reja në raport me Maqedoninë, thonë sot nga VMRO-DPMNE. Osmani, theksojnë nga VMRO-DPMNE, ka thënë të vërtetën dhe kështu i ka vënë në pah të pavërtetat e Kovaçevskit, i cili ka gënjyer me muaj të tërë. “Vetëm një muaj më parë, kur votuan për iniciativën për ndryshime kushtetuese, Kovaçevski tha nuk ka kërkesa të reja, çështjet bilaterale nuk janë pengesë në plotësimin e mëtutjeshëm të kushteve për hyrje në BE dhe nuk do të ketë veto tjetër, “Kjo është e vërteta” Osmani duke thënë të vërtetën,…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim të Krizave raportoi se sipas të dhënave nga Sektori i Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit, se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 26 zjarre aktive, sot ka vetëm një zjarr aktiv i cili ndodhet në Komunën e Prilepit, në afërsi të fshatit Alinci. Reklama “Gjatë ditës së djeshme janë shuar 25 zjarre, të cilat janë zhvilluar si pasojë djegies së mbeturinave, barit të thatë, shkurreve, në 24 komuna të vendit”, njoftojnë nga QMK./Telegrafi/

Lexo më Shumë