Author: Hamdi Kumanova

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petrisch, ka thënë se Kosova është duke u përballur me “krizën më të rrezikshme”, që nga shpallja e pavarësisë më 2008 dhe se gjërat mund të dalin shumë lehtë nga kontrolli dhe të shkatërrojnë gjithçka që është arritur përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në 10 vjetët e kaluara. Ai është përgjigjur pozitivisht kur është pyetur nëse ka frikë se tensionet në rritje në Kosovë do të mund të ktheheshin në një konflikt të armatosur. “Ka një rrezik të tillë, por Washingtoni dhe Brukseli janë gati…

Lexo më Shumë

Sipas një studimi suedez, të sapo publikuar në Analet e Mjekësisë Interne, të qenit hipertensiv në fund të adoleshencës rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun kardiovaskular si të rritur. Në mostrën suedeze rreth 29% e tetëmbëdhjetëvjeçarëve kishin ndryshuar vlerat e presionit, mbi 120/80 mmHg, 54% mund të klasifikoheshin si hipertensive. Tek këta njerëz, me kalimin e viteve, ka pasur një rritje graduale dhe thelbësore të rrezikut të ngjarjeve kardiovaskulare, aq sa një hipertensiv tetëmbëdhjetë vjeçar nga dhjetë pati një atak në zemër ose goditje në tru para daljes në pension ndërsa ata që kishin tension të ulët të gjakut nuk…

Lexo më Shumë

Te Juventusi në vitin 2018 nisi një modë: ai rival që i shënon, verën tjetër parkohet në Torino. Kjo ndodhi me Kristiano Ronaldon, me Matajs De Ligtin, me Arkadiuzh Milikun edhe pse golat ia kishte shënuar shumë më parë dhe ndoshta do të vazhdojë edhe me Domeniko Berardin. Ky i fundit ishte një objektiv i Juventusit këtë verë, aq sa vetë lojtari u rebelua dhe u vetëpërjashtua nga skuadra, vetëm për të firmosur me bardhezinjtë. Por ndërsa tentativat dhe koha e pakët në ditët e fundit nuk doli, Berardi u rikthye në grup dhe madje dënoi me gol Juven të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se nga 24 shtatori, nga sulmi terrorist në veri të vendit i mbështetur nga Serbia asgjë më nuk është e njëjtë. Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, gjersa tha se nga sulmi qyqar i grupit terrorist u vra polici Afrim Bunjaku e u plagos Alban Rashiti. Kryeministri tha se grupi terrorist i riorganizuar dhe mbështetur nga Serbia cenoi integritetin territorial e sigurinë tonë kombëtare. closevolume_off “Prej të dielës që lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet dolën sheshazi që Serbia po e sponsorizon…

Lexo më Shumë

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përgënjeshtroi pohimet se në marketet tona shitet qumësht kancerogjen. Ky reagim i tyre erdhi pasi OBRM-PDUKM doli me deklaratë ku tha se në vend importohen dhe lëshohen në përdorim më shumë se 20 ton qumësht kancerogjen, të importuar nga Serbia. “Që të mos ketë spekulime tjera dhe mashtrim të opinionit, se qytetarët në vend pijnë qumsht jo të sigurt me aflatoksin, me përgjegjësi vërtetojmë se me qëllim ndalimin e rrezikut të shëndetit publik, përshkak të pranis së zmadhuar të aflatoksin M1, në…

Lexo më Shumë

A e ka bërë Artan Grubi Maqedoninë partnere biznesi me një mafioz bullgar që është pjesë e procedimit penal, i cili është në paraburgim!? – pyesin sot nga VMRO-DPMNE-ja e Hristija Mickoskit, përcjell KlanM. Nënshkrimi i Grubit, sipas VMRO-së, ka mundësuar krijimin e tre kompanive të reja të lojërave të fatit. “Pas vendimit të Grubit, Lotaria, drejtori i së cilës është shefi i kabinetit të Grubit, shpalli konkurs në të cilën pasqyrohet kompania 8888.bg e Vasil Boshkov Çerepot, një mafioz bullgar, për të cilin Bloomberg shkruan se është kriminel, i cili është i lidhur me krime shumë të rënda. Prej…

Lexo më Shumë

Kjo ditë shënohet çdo 30 shtator, në shumë vende të botës në nderim të përkthyesit të parë të biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit. – Advertisements – Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherit është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global. Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953. Në vitin 1991 Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të ditës së përkthimit për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut duhet të rrisë përpjekjet për të parandaluar korrupsionin, duke përmirësuar funksionimin e sistemit të përgjithshëm për të rritur konkurrencën, pajtueshmërinë dhe profesionalizimin. Vendi duhet të përforcojë sistemet e monitorimit të rasteve të korrupsionit në lidhje me prokurimin publik dhe të përforcojë kapacitetin e institucioneve të përforcimit të ligjit për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto raste, thotë Komisioni Evropian në raportin e skriningut. Gjithashtu, kërkohet me urgjencë plotësimi me personel adekuat të Byrosë për Prokurime Publike, e cila gjatë zhvillimit të skriningut dypalësh ka pasur më pak se gjysmë stafi, raporton Portalb.mk. “Sistemi i prokurimit publik i…

Lexo më Shumë

Në ceremoninë me rastin e shënimit të 75 vjetorit të ShA Rade Konçar TEP, foli zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, koordinim të sektorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, foli në solemntitetin me rastin e shënimit të 75 vjetorit të SHA Rade Konçar TEP Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ky është një përvjetor i rrallë me të cilin një kompani mund të shënojë dekada të suksesshme. Advertisements “Festimi i 75…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Maria Gabriel i dërgoi Maqedonisë një mesazh të ri me përmbajtje të vjetër. “Bullgaria e shpalli qartë qëndrimin e saj për çështjen me Maqedoninë e Veriut. Nuk po vendosim kushte të reja, por insistojmë që të përmbushet Marrëveshja e korrikut të vitit 2022. Dhe ju kujtoj se ka tre pika të ndërlidhura në të: ndryshimet kushtetuese, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe dy protokollet”, u përgjigj Gabriel e pyetur nga Televizioni Kombëtar Bullgar nëse Maqedonia nuk i vendos bullgarët në Kushtetutë dhe pyetet Bullgaria për një marrëveshje të re, Sofja është…

Lexo më Shumë

Përmbajtja e propozim-Ligjit për amnisti ka shkaktuar krisje brenda partnerëve të koalicionit në Qeveri. Derisa ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga thotë se drafti nuk është i përkryer dhe mund të ndërhyhet në Kuvend, kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet më konkretisht: nëse me ligj parashikohet amnisti për disa të dënuar në rastin “Monstra”, LSDM-ja do të ndërhyjë me amendamente. Burime të televizionit Alsat nga LSDM-ja në rrethana jo zyrtare pranojnë se partnerët parazgjedhor të LSDM-së dhe vetë socialdemokratët kundërshtojnë versionin. Madje sot Lidhja Demokratike i kërkoi Kovaçevskit ta tërheqë propozimin. “Mos u mundoni zoti Kovaçevski të parashtroni amendamente mbi propozim-Ligjin të…

Lexo më Shumë

Propozimi i vendimit për shpërndarjen e mjeteve ndërmjet  shfrytëzuesve buxhetorë është vendim për rialokimin e mjeteve për pagesën e pagave të rritura për të punësuarit e sektorit publik, nga ky muaj, fakt ky për të cilin jemi dakorduar me sindikatat, pagesën e rritjes së pensioneve për 6% për pensionistët nga tetori, që është sipas metodologjisë që kemi përcaktuar së bashku, pagesën e mjeteve për të drejtat sociale, më shumë mjete për subvencione bujqësore, për medikamentin Trikafta për 55 pacientë dhe për matësit për personat me diabet. Kështu theksoi sot në Kuvend, ministri i Financave, Fatmir Besimi, në seancë plenare ku…

Lexo më Shumë