Author: Hamdi Kumanova

Dita Ndërkombëtare e Jo-Dhunës shënohet më 2 tetor, e cila përkon me datëlindjen e Mahatma Gandhit, liderit të lëvizjes për pavarësinë e Indisë dhe pionierit të filozofisë dhe strategjisë së jo-dhunës. Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, e cila vendosi përkujtimin, kjo ditë përhap mesazhin e jo-dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Rezoluta ripohon “relevancën universale të parimit të mos dhunës” dhe dëshirën “për të siguruar një kulturë paqeje, tolerance, mirëkuptimi dhe jo-dhunës”. Gandi, i cili ndihmoi në udhëheqjen e Indisë drejt pavarësisë, ka qenë frymëzimi për lëvizjet jo të dhunshme për të drejtat…

Lexo më Shumë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon sot nga ora 09.30 procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Ndryshe në çështjen gjyqësore Pjetër Shala, dëshmitari i parë i thirrur nga Mbrojtja, Bardhyl Mahmuti, përfundoi më parë dhënien e dëshmisë. Veprimtari Bardhyl Mahmuti i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes në Hagë, tha se duke qenë pjesë e Lëvizjes Popullore ka qenë edhe në strukturat e UÇK-së. Mahmuti tha se UÇK-ja nuk ka pasur karta anëtarësimi pasi nuk ka qenë parti politike dhe se i njëjti nuk ka pasur ndonjë nofkë. Lidhur me veprimtarinë e tij në kuadër të UÇK-së, i…

Lexo më Shumë

Pikat e kalimit kufitar me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë ende të mbyllura, edhe një javë pas sulmit terrorist që ndodhi në veri ndaj Policisë së Kosovës. Kështu bëhet e ditur në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto dy pika u mbyllen pasi grupe të armatosura serbe hynë në Kosovë duke sulmuar Policinë me armë zjarri. closevolume_off Rreshteri Afrim Bunjaku u vra gjatë detyrës zyrtare rreth orës 03:00 të 24 shtatorit. Pas vrasjes së policit, rreth 30 persona të armatosur rëndë dhe të maskuar u…

Lexo më Shumë

Ligji për amnisti ende nuk ka arritur në Kuvend, por përpos opozitës, kundër miratimit të tij është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai vlerëson se kjo lloj zgjidhjeje e propozuar nuk do ta arrijë qëllimin për lehtësimin e mbipopullimi në burgje dhe mbart rreziqe për sigurinë. Spasovski thotë se shteti duhet t’i qaset problemit ndryshe, dhe zgjidhjet të shkojnë në drejtim të rritjes së kapaciteteve të burgjeve. “As koha dhe as momenti i miratimit të Ligjit për Amnisti nuk është absolutisht i përshtatshëm. Së dyti, paralajmërimi se ligji do të përfshijë një numër të vogël njerëzish, gjithashtu…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE vazhdon me akuzat se në jogurtin me proteina nga Serbia dhe qumështin e një qumështoreje nga Maqedonia ka pasur amflatoksin mbi kufirin e lejuar. Cvetan Tripunovski, kryetar i Komisionit për Bujqësi, në VMRO-DPMNE, prezantoi dokumente për qumështin dhe produktet e qumështit të cilësisë së ulët që përfundojnë në tregun vendas. “Në jogurtin me proteina të importuar nga Republika e Serbisë, rezultatet tregojnë se ka rritje të nivelit të amflatoksinës, dokumenti i dytë është një raport laboratorik për qumështin nga një qumështore nga Republika e Maqedonisë, i cili gjithashtu tregon praninë e amflatoksinës mbi kufirin e lejuar.…

Lexo më Shumë

Paralelet në gjuhën shqipe në shkollat fillore në Ohër kanë mbetur me shumë pak nxënës. Me këtë zvogëlohet edhe mundësia e hapjes së klasave në gjuhën shqipe në arsimin e mesëm. Filloristët shqiptarë mësojnë në shkollën “Vëllazërim-Bashkimi”, e vetmja shkollë fillore në qytet ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. “Nëse gjeneratat kanë qenë rreth 30 nxënës për gjeneratë, gjenerata e fundit ka qenë 15, ndërsa viti i paraprak me 23. Këtë vit kemi 14 nxënës të regjistruar për mësim në gjuhën shqipe, ndërsa në vitin shkollor 2022/2023 kemi pasur 34 semimaturantë. Kjo është një rënie e drejtpërdrejtë prej rreth…

Lexo më Shumë

Sëmundjet e zemrës gjithnjë e më shumë prekin të rinjtë. Sipas Institutit për Shëndet Publik vitin e kaluar 9 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve në zemër. Megjithatë statistikat tregojnë se personat mbi 65 vjeç mbeten ndër më të rrezikuarit nga sëmundjet e zemrës. Në ditën botërore të zemrës mjekët apelojnë për kujdes në të ushqyerit por edhe shmangien e stresit. – Advertisements – “Duam të ndërgjegjësojmë të rinjtë se për fat të keq në vitin 2022, kemi 9 raste të vdekjeve të personave të rinjë, të moshave nga 20 e 34 vjeçe. Gjithashtu edhe 3 raste…

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme e Kinës tha sot se “Shtetet e Bashkuara janë perandoria e gënjeshtrave”, duke reaguar pas një raporti të Departamentit amerikan të Shtetit që akuzonte Pekinin se po shpenzonte miliona dollarë në kuadër të përpjekjeve për manipulimin e informacionit. “Qëllimi i Kinës është “të ndërtojë një ekosistem informacioni në të cilin propaganda dhe dezinformatat e Republikës Popullore të Kinës fitojnë përkrahje dhe bëhen dominuese”, thuhej në raport. Sipas raporit, Kina po manipulonte median globale përmes censurës, mbledhjes së të dhënave dhe blerjes në mënyrë të fshehtë të mediave të huaja. “Raporti ka shpërfillur faktet dhe në vetvete është…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev paralajmëroi se në kuadër të doganës, do të fillojë të funksionojë Sektori për masa të posaçme hetuese, e cila në pajtim me ligjin, siç thotë, do të ketë kompetenca për ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike. Sektori, siç thotë Bogoev, do të riekipohet. “Drejtoria e doganave ka edhe pajisje që nuk është vendosur në funksion. Kriminelët i shfrytëzojnë të gjitha mjetet teknologjike për mashtrime, që kërkon përgjigje adekuate, respektivisht vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadrot profesionale, të cilët do të japin përgjigje adekuate në pengimin e veprave kriminele”, thotë Bogoev.…

Lexo më Shumë

Ekonomisti Visar Ademi vlerëson se dy nga arsyet kryesor se përse qytetarët po detyrohen të braktisin vendlindjen dhe të emigrojnë janë politizimi i skajshëm i shoqërisë dhe modeli i keq i ekonomisë që vendi ka zgjedhur që nga pavarësia e deri tani. “Sa i përket politizimit, nëse e marrim një person që është i ri dhe dëshiron  të punësohet që të bëjë karrierë në Maqedoni dhe nuk dëshiron që të merret me politikë, ky person luftohet ose të themi ka pengesa të mëdha edhe nga partitë politike pozitë dhe opozitë që të mund të gjejë një punësim dhe të vazhdojë…

Lexo më Shumë

Këto janë dosjet që aktualisht ka siguruar Prokuroria Publike për skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Nga organi i akuzës thonë se janë në fazën e mbledhjes së dëshmive edhe nga shtetet fqinje ku dyshohet se pacientë nga Kosova dhe vendet e tjera për rreth janë kuruar me terapitë e marra nga Shkupi. Ekipi i prokurorëve të Prokurorisë Publike ka qenë gjatë javës në Prokurorinë e Kosovës dhe ka mbajtur një takim të drejtpërdrejtë për sigurimin e provave në lidhje me hetimet paraprake. Në ndërkohë, ekipi i prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbardhjen…

Lexo më Shumë

Këto rrugë dikur ishin përplot njerëz. Fshati Zubovc i Gostivarit dikur kishte gjallëri, ndërsa oborri i shkollës, ishte përplot nxënës, zëri i të cilëve jehonte larg. Kafenetë ishin të mbushura, dhe nuk mungonte as muhabeti e shakatë, por sot, fshati ka mbetur me rrugë të zbrazura, kafenetë boshe, ndërsa shkolla, mezi vërehet se ka nxënës brenda. “Jo vetëm tek ne, në gjitha fshatrat, gjithë të rinjtë na ikin në mërgim. 120 shtëpi kemi por pa të rinjë, na ikin të rinjtë. Banorët pothuajse as 300-350 s`kanë mbetur, fëmijë dhe pleq. Të rinjtë ikin për ekzistencë më të mirë. Në shtetin…

Lexo më Shumë