Author: Hamdi Kumanova

Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informoi se në mëngjes ka pasur katër zjarre aktive dhe atë në komunën Makedonski Brod, në fshatin Belicë, në vendin “Argulicë”, ku është djegur shkurre dhe kullosa, në komunën e Prilepit, te fshati Alinci dhe në komunën Sopishte, te fshati Setapetkë, ku janë djegur deponi dhe në komunën Studeniçan te fshati Osinçan, ku janë djegur shkurre dhe bar i thatë. Në ambient të hapur dje ka pasur gjithsej 20 zjarre, sipas të dhënave të Sektorit për operacione dhe koordinim në QMK. Në mëngjes aktivë kanë qenë katër zjarre, ndërsa 16 të lokalizuarat kanë qenë…

Lexo më Shumë

Qëndrimi ulur është zakoni i cili duhet të hiqet për të pasur jetë më të gjatë. Një studim që është bërë në vitin 2018i publikuar në “Journal of the American Medical Association”, ka treguar se shumë njerëz shpenzojnë kohën më të madhe të ditës duke qëndruar ulur. Sipas studimit, ata që qëndrojnë ulur kanë jetë relativisht më të shkurtër se sa ata që kanë aktivitete ditore të çfarëdollojshme. “Koha e qëndrimit ulur” çdo ditë përfshin çdo aktivitet të kryer në pozicion ulur ose të shtrirë që kërkon pak shpenzime energjie, si puna në laptop, shikimi i televizorit, luajtja e video-lojërave,…

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçare shqiptare ka rënë pre e një grabitjeje prej 8968 eurosh nga llogaria e saj. Shqiptarja, e cila jeton në Rodos prej disa vitesh, ra pre e një mashtrimi nga një i panjohur, i cili e telefonoi nga një celular me numër grek. Pasi ka bërë denoncimin e saj në polici, ajo ka treguar se autori i telefonoi të hënën e kaluar, dhe i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur 35-vjeçaren shqiptare se i takonte kompensim, por për pagesën duhet të ndiqte një procedurë të cilën do ta drejtonte ai, raporton Protothema. Duke mos dyshuar se kishte…

Lexo më Shumë

Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniat sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret. Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara. 3 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë: closevolume_off Vitamina A – Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev paralajmëroi se në kuadër të doganës, do të fillojë të funksionojë Sektori për masa të posaçme hetuese, e cila në pajtim me ligjin, siç thotë, do të ketë kompetenca për ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike. Sektori, siç thotë Bogoev, do të riekipohet. “Drejtoria e doganave ka edhe pajisje që nuk është vendosur në funksion. Kriminelët i shfrytëzojnë të gjitha mjetet teknologjike për mashtrime, që kërkon përgjigje adekuate, respektivisht vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadrot profesionale, të cilët do të japin përgjigje adekuate në pengimin e veprave kriminele”, thotë Bogoev.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, mbrëmë në një paraqitje televizive, i ftuar në NTV, ka treguar të gjithë dokumentacionin për cilësinë dhe përmbushjen e standardeve të glukometrave të rinj, të cilët janë për pacientët me diabet. Ministri shpjegoi se pajisjet e reja janë të garantuara nga institucionet kompetente në vend, të gjitha certifikatat dhe deklaratat për pajisjet i janë dorëzuar Mexhitit nga organet kompetente. “Kam pasur takim me Komisionin Kombëtar të Diabetit, një përfaqësues nga departamenti i prokurimit publik të Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorin nga MALMED. Kjo nuk është e vërtetë për pajisjet, nuk duhet të ketë dyshime se…

Lexo më Shumë

LSDM ka akuzuar sot kreun e VMRo-DPMNE-së se po prezanton në opinion rezultate të anketave, që sipas LSDM-së, nuk janë publikuar askund, por janë të porositura, përcjell KlanM. Kjo sipas LSDM-së, bëhet me qëllim që Mickoski ta ruajë kreun e partisë nga përçarjet, që siç thuhet, kanë ndodhur kohën e fundit me përfshirjen edhe të ish kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski. “Ndonëse nuk janë publikuar, Nikolovski dhe Mickoski i dinë rezultatet, që është dëshmia më e madhe e sistemit të anketave të porositura nga DPMNE. Me sa duket, kulmi i grindjeve të brendshme, ndarjeve dhe përçarjeve në DPMNE janë aq…

Lexo më Shumë

Forcat ruse kanë lëshuar gjashtë raketa, kryen 56 sulme ajrore dhe 40 sulme me sisteme raketore ndërsa angazhuan trupat ukrainase në 44 veprime luftarake. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës beson se gjatë ditës së djeshme forcat ruse humbën 470 ushtarë. Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale shtabi kryesor i forcave të armatosura të Ukrainës. Më shumë se 100 vendbanime në rajonet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson u vunë nën zjarr artilerie. Në këmbim, Forcat Ajrore të Ukrainës kryen 11 sulme ajrore ndaj trupave, armëve dhe pajisjeve ushtarake dhe dy sulme ajrore ndaj sistemeve…

Lexo më Shumë

Me fillimin e vitit të ri akademik 2023-2024 të hënën, studentët të cilët kanë plotësuar kushtet konform Thirrjes Publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë . Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime. Mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës së dedikuar të pagesës të lëshuar nga Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi në mbrojtje mund të jetë shembull pozitiv se si zhvillohen marrëdhëniet mes dy shteteve, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin me homologun e saj bullgar Todor Tagarev, në prag të takimit në Novo Sellë me kontingjentin nga Maqedonia e Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ministrja Petrovska ka biseduar me ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Todor Tagarev, pas çka ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është jashtëzakonisht domethënës dhe se është në nivelin që i ka hije dy vendeve aleate në NATO. Sot,…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri Zoran Zaev, në një postim në Facebook, ka rikujtuar 30 shtatorin e vitit 2018, kur u mbajt referendumi për ndryshimin e emrit të shtetit. Ai theksoi se, kjo ditë ka qenë e rëndësishme në zhvillimin bashkëkohor të Maqedonisë së Veriut, sepse në këtë ditë qytetarët e Maqedonisë nga të gjithë etnitë dolën në numër të madh që t’i japin mbështetje marrëveshjes historike të Prespës, për miqësi afatgjate me Greqinë fqinje, transmeton Portalb.mk. “610 000 qytetarë votuan “për” në referendum dhe mbështetën kauzën “Dil për Maqedoni evropiane”, që është mbështetja më e madhe e dhënë përmes votës pas…

Lexo më Shumë