Author: Hamdi Kumanova

Në një aksident fatal që ndodhi në pagesën rrugore të autostradës Gostivar – Tetovë, mbeti i vdekur në vendngjarje 18 vjeçari nga Çegrani, Erion Zenuni. Erioni kishte përgatitur teshat më të mira që do ti vishte sot në ceremonin e fillimit të vitit akademik në UT por Zoti kishte plane të tjera për të. UT humbi një student, Gostivari një mjek, familja jote një djalë shembullor ndërsa ne të gjithë një shok. Prehu në paqe Erion

Lexo më Shumë

Prej sot fillon pagesa e pensioneve me rritje prej 5.3%. Më së shumti do të marrin përfituesit e pensionit më të lartë, rreth 3700 denarë plus. Pensionistët, nga ana tjetër, me pensione më të ulëta do të marrin rritje për 700 denarë. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë: “Sipas metodologjisë dhe të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, pensioni për muajin shtator do të rritet me 5.3%. Ky është rregullimi i dytë për këtë vit, në muajin mars është rritur me 8.4% dhe bashkë me 5.3% në shtator është gjithsej 13.7%”. Në vend jetojnë rreth 330 mijë pensionistë.…

Lexo më Shumë

Policia e kriminalistikës në SPB Manastir në Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka paraqitur kallëzim penal kundër P.J.(37) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për vepër penale “dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal. Më 30.09.2023, në objektin mirëpritës në kompleksin “Pazari i ri” në Manastir, i akuzuari e ka sulmuar fizikisht I.V. (38) nga Manastiri, duke përdorur send prej druri. Pas masave të marra, oficeri i policisë e kanë gjetur dhe e kanë ndalur të akuzuarin. Ai është paraqitur para gjykatës për procedure paraprake, e cila ka caktuar masën e paraburgimit.

Lexo më Shumë

Sot para Qeverisë sërish do të mbahen protesta për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Protestat organizohen nga platforma “Përgjegjësi”, e cila është formuar nga disa qytetarë të cilët kanë histori personale lidhur me Klinikën e Onkologjisë. Prej atje thonë se protestat i organizojnë pasi nuk kanë aspak besim në institucionet e vendit. Prej atje thonë se protestat i organizojnë pasi nuk kanë aspak besim në institucionet e vendit. “Platforma “Përgjegjësi” nga kjo protestë do të nisë edhe me leximin e rrëfimeve të qytetarëve-pacientëve që u përballën me trajtim çnjerëzor në Shëndetësi. Për momentin, theksin do ta vëmë te…

Lexo më Shumë

Nga Dogana e Maqedonisë njoftojnë se kanë konfiskuar gjësende në vlerë të 473.632 denarëve, shkruan TV21. Në mesin e gjërave të konfiskuara janë 4 motoçikleta, prerëse metali, makinë për shpim, goma për motoçikleta, disqe alumini, kasafortë metalike dhe disa gjësende tjera. Nga drejtoria e Doganave thonë se kompania e Maqedonisë së Veriut për eksport-import, tentoi që gjësendet t’i kontrabandojë. “Tentativën për kontrabandë e kanë zbuluar inspektorët doganor nga ekipi mobil i Drejtorisë së Doganave gjatë kontrollit të detajuar të kamionit i cili është regjistruar për doganim importues në njësinë doganore Tetovë”, theksojnë mes tjerash nga Doganat./tv21.tv

Lexo më Shumë

Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë është 6,737 denarë për një kilovat orë, që përfaqëson rritje prej 3,9 për qind në krahasim me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2022. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet nga 6,980 deri në 11,744 denarë për kilovat orë sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet prej 40,357 deri në 57,790 denarë për…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se Hristijan Mickoski është anti Bashkimit Evropian, dhe VMRO-DPMNE është parti anti-perëndimor. ” Nga LSDM thonë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE, pa argumente mundohen të bllokojnë vazhdimin e rrugës evropiane të shëtit dhe anëtarësimin në BE. “VMRO-DPMNE nuk mbështet asnjë vendim për integrimin Evropian dhe kanë bërë gjithçka për të rrezikuar të ardhmen evropiane. Mickoski ka organizuar protestë të dhunshme kundër propozimit Evropian, përhapjen e histerisë për gjoja bullgarizim dhe asimilim. VMRO-DPMNE ka shpërndarë gënjeshtra se gjuha maqedonase mund të jetë dialekt bullgar, dhe se ato se ato nuk votuan…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi se sot të gjithë punonjësit në MPB kanë marrë pagë më të lartë për 10 për qind, përcjell TV21. Spasovski thotë se kjo është rritja e 5 me radhë në qeverisjen e LSDM-së. “Me kënaqësi të veçantë them se që nga viti 2016 kemi realizuar 5 herë rritje të pagave për të gjithë punonjësit e MPB-së, përkatësisht në vitin 2016, 2019, 2022 për 5%, në mars 2023 rritje lineare në shumën bruto prej 3,086 den, dhe në përputhje me ndryshimet në Kontratën e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilën paga…

Lexo më Shumë

Emri i Robert Lewandowski mbetet në listat e disa skuadrave në Arabinë Saudite si një nga yjet e radhës për të shkuar atje. Verën e kaluar ai tashmë kishte disa kontakte, por polaku absolutisht e mbylli derën, por Barça është e vetëdijshme se do të rikthehet në garë në qershor, kur ai ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij. Gjithçka do të varet nga lojtari, i cili bëri një përpjekje të madhe për të ardhur dhe ndihet shumë rehat te Barcelona. Pak ditë më parë, emri i Lewandowskit ishte sërish në gojën e lojtarëve të klubit Saudi…

Lexo më Shumë

Rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, pritet të vijnë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Kjo vjen pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen në Britani të Madhe, Rt Hon Grant Shapps, ka folur për situatën në Kosovë, duke thënë se shtimi i forcave britanike në Kosovë vjen pas një kërkese urgjente nga NATO. “Pas një kërkese urgjente nga NATO, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve britanikë për të…

Lexo më Shumë

Vjedhjet janë bërë një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë që siç duket po prek edhe zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilët po bien bre e hajnave. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është ajo e cila ka qenë cak i vjedhjes në orët e mëngjesit të së dielës, në banesën e saj në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije detaje se si hajni u fut në banesën e ministres Hajdari, u “zatet” me të dhe u zhduk para syve të saj, bashkë me gjësendet që kishte “avulluar”. Denoncimi i ministres aktivizoi Policinë dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se asgjë nuk do ta dobësojë vendosmërinë e Ukrainës për të fituar në luftën kundër Rusisë, një ditë pasi Kongresi amerikan miratoi një projekt-ligj për financimin e urgjencës për qeverinë federale të SHBA-së, por pa përfshirë një ndihmë të re për Ukrainën. Gjithashtu, ministri ukrainas i mbrojtjes Rustem Umerov theksoi se në një bisedë telefonike që ka pasur me homologun e tij amerikan Lloyd Austin, ka marrë garanci se Kievi do të marrë ndihmë të mëtejshme ushtarake nga Uashingtoni. “Sekretari Austin më ka siguruar se mbështetja e SHBA për Ukrainën do të vazhdojë dhe…

Lexo më Shumë