Author: Hamdi Kumanova

Koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi, në konferencë për media ka deklaruar se i vjen keq që, siç tha ai, e ashtuquajtura opozitë shqiptare është shndërruar në megafon e zëdhënës të VMRO-DPMNE-së. “Të gjitha punët që i nis VMRO-DPMNE, e ashtuquajtura opozitë shqiptare të njëjta i vazhdon madje edhe i mbështet. Bashkë e kanë bllokuar propozim ligjin për lojërat e fatit. Vetëm sa për të rikujtuar versioni i parë i këtij ligji është dorëzuar në Kuvend në qershor të vitit 2021 dhe si komision amë ka qenë komisioni për financa dhe buxhet. Asnjëherë ama asnjëherë nuk është konvokuar seancë e komisionit…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të hënën se Policia e Kosovës ka mandat për t’i hetuar sulmet që i janë bërë në Banjskë të Zveçanit më 24 sthator, ndërsa Serbia e ka obligim të bashkëpunojë, pa kushte. Ai i ka bërë këto deklarata teksa është pyetur për dëshmitë e fundit të publikuara nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë sulm. Ai e ka përsëritur se BE-ja është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur, dhe në bazë të tyre të marrin vendime vendet anëtare,…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,25 % në raport me vendimin e datës 29.9.2023. – Advertisements – Nga data 3.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 86,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 88,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 48,660 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë…

Lexo më Shumë

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast të pajisjes me dokumente false, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi kosovar U. B., 40 vjeç, rezident në Zvicër, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. B., 39 vjeçe, banuese në Kosovë. Shtetasja Z. B. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të vendit, në portin e Durrësit, gjatë tentativës për…

Lexo më Shumë

Çdokush është i mirëseardhur në frontin e përgjithshëm europian për përparim të shtetit, këtë e tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme, njëherë edhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, përcjell TV21. Spasovski thotë se në mbledhjen e fundit në parti nuk është folur për kandidat për president dhe se si rrjedhojë demantoi që ka pasur mosmarrëveshje në lidhje me kandidatin potencial të LSDM-së për president. “Nuk mund të bëhet fjalë për asnjë konflikt, siç janë zgjedhjet presidenciale për shkak se nuk është hapur ajo çështje, nuk është folur ende në parti. Kur të vijë momenti do të flasim dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot fajësoi komunën dhe mbikëqyrësit ndërtues për mos-funksionimin e shkollës së sapondërtuar fillore në Vizbeg të Shkupit, shkruan TV21. Shaqiri tha se për momentin shkollës i mungon furnizimi me ujë dhe rrymë elektrike, edhe pse sipas tij, energji elektrike ka mjaftueshëm sa për 5 klasë, pasi shkolla nuk do të lëshohet me kapacitet të plotë. “Dy kushte mbikëqyrësi po i shqyrton në këtë moment, është furnizimi me rrymë elektrike, që për mua justifikimet e mbikëqyrësit dhe të komunës nuk mbajnë sepse shkolla nuk do të lëshohet me kapacitet të plotë, për arsye se…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, sot ka thënë se deri të premten pritet që të dorëzohen të gjitha librat të cilat u mungojnë nxënësve. – Advertisements – Ai tha se nëse është e nevojshme do të kërkojë që të dorëzohen edhe gjatë fundjavës. Shaqiri rikujtoi deklaratën e tij se librat do të dorëzohen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. “Të gjitha librat që janë miratuar, menjëherë janë dërguar për shtypje. Për disa libra ka ankesa, procedurë kjo e cila nuk varet nga ministri. Këtë shtator kemi pasur më shumë se 80 përqind nga të gjitha librat që…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se 40 minuta pas mesnatë në autostradën Gostivarë-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, me çrrastë një makinë e drejtuar nga 18 vjeçari E.Z. ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Vozitësi E.Z. nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Klinikën e Shkupit. “Mbrëmë (02-tetor) dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikë pagesën rrugore Gostivar, një veturë “Seat Ibiza” me targa regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga 18-vjeçari E.Z. nga Çegrani i Gostivarit ka dalë nga rruga dhe…

Lexo më Shumë

Është publikuar lista e vendeve më të sigurta në botë për vitin 2023. Në këtë listë Maqedonia e Veriut ndodhet në vendi e 38-të. Vendi më i sigurt në botë për vitin 2023 është Islanda, ky vend i Evropës Veriore ka kryesuar këtë listë çdo vit që nga viti 2008. Danimarka është vendi i dytë në këtë listë pjesërisht për shkak të nivelit të ulët të korrupsionit qeveritar, dhe e treta është Irlanda, e cila u hodh me pesë vende në krahasim me vitin e kaluar. Sa i përket shteteve të Ballkanit, në listë më lart është Sllovenia në vendin…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski mbetet në qëndrimin se propozim-ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve, përkatësisht shpopullimin e tyre dhe krijimin e kushteve më të mira. I pyetur nëse ky është qëndrim i tij ose qëndrim partiak, Spasovski tha se bëhet fjalë për qëndrim personal, ndërsa subjekti të cilit ai i takon do ta shpreh qëndrimin gjatë procedurës në Kuvend, nëse ligji propozohet deri tek ligjvënësi. /A.K.

Lexo më Shumë

Në pikë e pagesës “Gradsko”, dje në orën 15:20, policia ka arrestuar K.C. (23) nga f. Timjanik-Negotinë. Nga MPB thonë se gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mercedes”, të cilin ai e ka drejtuar është gjetur dhe sekuestruar mall për të cilin paguhet akcizë, përkatësisht shtatë tuba me gjithsej 320 litra pije alkoolike pa asnjë dokument. Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse për rastin është informuar Drejtoria e Doganave. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.10.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 563 vozitës. Prej tyre, 35 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në vendbanime tejkaluan shpejtësinë 255 automjete, ndërsa jashtë vendbanimeve 308. closevolume_off “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U…

Lexo më Shumë