Operatori MEMO ka pezulluar “Blessm Power Plus” nga tregu i energjisë elektrike deri në fund të vitit. Vendimi u miratua të premten e kaluar, përcjell Faktor.mk. Bëhet fjalë për një kompani kontroverse e cila gjatë krizës energjetike ndryshoi dy herë emrin dhe i mbeti borxh miliona AD MEPSO-s, pasi dy herë kishte marrë energji elektrike nga rezervat e sistemit dhe më pas nuk kishte paguar faturat. “Pjesëmarrësi në tregun e energjisë elektrike BLESM POWER PLUS SH.P. Shkup me licencë për furnizues të energjisë elektrike, me EDB: 4080021599229, është pezulluar përkohësisht nga tregu i energjisë elektrike, për shkak të mos respektimit…
Author: Hamdi Kumanova
Masat dhe politikat energjetike të LSDM-së krijojnë kushte që rryma të mos rritet. Qytetarët mund të jenë të qetë sa i përket furnizimit me rrymë dhe çmimit të rrymës, thonë nga partia maqedonase në pushtet, LSDM. Nga partia qeverisëse shtojnë se nga 1 dhjetori do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike për familjet. “Institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja në sezonin e kaluar të ngrohjes, në kushte krize dhe pasigurie, treguan kapacitete dhe përkundër skenarëve të opozitës, nuk pati kufizime, as rritje të çmimit të rrymës. Prodhimi vendor i energjisë elektrike po rritet ndjeshëm, me investime serioze në…
Një djalë 17- vjeçar me autizëm është lidhur dhe rrahur në spitalin psikiatrik në “Demir Hisa” pasi ishte agresiv. Nëna e tij tregoi mes lotësh se fëmijën e kanë çuar atje një muaj më parë dhe dje e kanë çuar në shtëpi në gjendje shumë të keqe dhe me plagë në të gjithë trupin. Nuk qëndronte dot as në këmbë. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, shpjegoi se fëmija me autizëm është trajtuar sipas të gjitha protokolleve të dhëna nga ekspertët e psikiatrisë. Më vonë ka lëshuar një komunikatë, në të cilën është sqaruar se për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm…
Përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën për të mos marrë kontrollin e veriut të saj me shumicë serbe duhet të jenë të dukshme për të gjithë sot, thotë Daniel Serwer, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington. Server kujton se vitin e kaluar ka pasur tensione të shkaktuara nga vendimi targat, bojkoti i zgjedhjeve komunale në pranverë, trazirat pasuese kundër kryetarëve të zgjedhur joserbë, sulmi ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s në maj, kidnapimi i policëve të Kosovës – të gjitha këto thotë ai ishin preludi i rebelimit të penguar fundjavën e kaluar.…
Largimi i një punonjësi pa paralajmërim nganjëherë është si një lajm “bombë” brenda vendeve të punës. Zakonisht janë një mori arsyesh që i bëjnë punonjësit ta marrin vendimin që të largohen. Prandaj, për ta shmangur humbjen e punonjësve, punëdhënësit duhet që të diskutojnë në lidhje me këto arsye. Çështja është se kur është koha për ta paranadaluar këtë? Njohja me shenjat që i bëjnë ata të largohen prej një vendi, ju ndihmon që ta gjeni ndonjë përshtatje të mirë për ta. Me çfarë ngjanë shkëputja? Produktivitet më i ulët: Kur punonjësit fillojnë që t’i dorëzojnë detyrat jashtë afatit dhe ato…
Është arrestuar një person në Gjilan pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Gjilan. 02.10.2023 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. closevolume_off Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Një person nga komuna e Drenasit, konkretisht nga fshati Abri e Epërme është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Raportohet se viktima ishte larguar nga shtëpia ditë më parë. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë” dhe po ashtu i ka nisur hetimet. “Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Metropoli lindor i Ukrainës, Kharkiv, do të ndërtojë shkollën e parë plotësisht nëntokësore të vendit për të mbrojtur nxënësit nga sulmet e shpeshta me bomba dhe raketa të Rusisë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit. “Një strehë e tillë do t’u mundësojë mijëra fëmijëve të Kharkivit të vazhdojnë edukimin e tyre të sigurt edhe gjatë kërcënimeve me raketa”, shkroi kryebashkiaku Ihor Terekhov në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruajnë mediat e huaja. Ndërsa shumë shkolla në rajonet e vijës së parë janë detyruar të japin mësim online gjatë gjithë luftës, Kharkiv ka organizuar rreth 60 klasa të veçanta nëpër stacionet e tij…
Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy është duke luftuar për jetën e tij politike pasi një rebel i krahut të djathtë Matt Gaetz, e ka nisur një mocion për shkarkimin e tij. Tensionet mes dy republikanëve janë përkeqësuar përgjatë fundjavës, pasi McCarthy e ka miratuar një projektligj me ndihmën e demokratëve për t’i financuar agjencitë qeveritare. Deri më tani, askush në historinë amerikane në këtë pozitë, nuk është shkarkuar përmes një mocioni të tillë. closevolume_off Udhëheqësia tani i ka dy ditë për ta vënë masën për votim, ndonëse mund të nisen procedura tjera për ta…
Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Napoli, duke bërë që shumë njerëz në panik ta kalojnë natën jashtë. – Advertisements – Lëkundja me magnitudë 4.0 Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, u lokalizua në zonën Pisciarelli, në një thellësi 2.6 km. Tërmeti është ndjerë i fortë dhe në disa zona të tjera për shkak se ndodhu shumë pranë sipërfaqes së kores së tokës. Dëme të vogla u raportuan nga banorët, ndërkohë që policia dhe ekipet e emergjencës dolën në terren për të ndihmuar personat që kaluan natën jashtë.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat speciale RENEA-n kanë zhvilluar një aksion në Vlorë. Kontrollet janë zhvilluar në lagjen “Pavarësia” dhe raportohet për 15 të shoqëruar. Brenda një mjeti tip Audi të blinduar është gjetur dhe një armë zjarri. closevolume_off Ky është informacioni deri tani, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia. Prej disa ditësh në qytetin bregdetar ka pasur kontrolle të shumta nga policia për persona në kërkim apo armëmbajtje pa leje.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara autorizoi të hënën një mision të huaj sigurie në Haiti, një vit pasi vendi i Karaibeve kërkoi ndihmë për të luftuar bandat e dhunshme që kanë pushtuar kryesisht kryeqytetin e tij Port-au-Prince. Këshilli prej 15 anëtarësh zgjeroi gjithashtu një embargo të armëve të OKB-së për të përfshirë të gjitha bandat, shkruajnë mediat e huaja. Më parë, embargoja zbatohej vetëm për individët e caktuar. Zyrtarët haitianë kanë thënë se armët e përdorura nga bandat besohet se janë importuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara. Këshilli miratoi një rezolutë, të hartuar nga SHBA-ja dhe Ekuadori, që…

