Author: Hamdi Kumanova

Në një intervistë për Alsat, ish nënkryetari i Kuvendit nga radhët e BDI-së Rafis Aliti njëherit kryetar i departamentit për kujdesjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve tha se kreu i integristëve Ali Ahmeti ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për një zgjidhje ligjore e cila do t’i përfshinte të gjitha kategoritë që kanë pësuar në konfliktin e armatosur të vitit 2001. – Advertisements – Nga ana tjetër, kryeministri Kovaçevski sot hodhi poshtë si të pavërteta pohimet e Alitit për një takim të tij me Ahmetin lidhur me statusin e ish ushtarëve të UÇK-së.

Lexo më Shumë

Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Lëvizja Demokratike mbajti panel diskutimi në rajonin e Karshiakës, konkretisht në fshatin Batincë. Shumë gra ishin tubuar për t’u informuar nga mjeket prezentë Rina Purini, gjinekologe dhe Mirela Avdiq, mjeke e përgjithshme, se cilat janë arsyet e paraqitjes së kancerit të gjirit në veçanti. Gratë e Lëvizjes Demokratike pas panel-duskutimit të zhvilluar në fshatin Batincë, kanë konstatuar se deponia ‘Drislla’ por edhe deponitë e egra që janë në afërsi të fshatrave të Karshiakës me mbi 20 mijë banorë, po dëmtojnë rëndë shëndetin e banorëve në përgjithësi dhe të grave në veçanti, duke…

Lexo më Shumë

Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, përveç tjerave, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në aktivitetet e përditshme theks të veçantë i ka kushtuar kontrolleve, të rregullta dhe të përforcuara, për shpejtësinë me të cilën veturat lëvizin brenda dhe jashtë vendbanimit. Në këtë periudhë janë shqiptuar gjithsej 8875 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-5714 dhe GV-3161) Shpejtësia e paraparë është tejkaluar më së shpeshti në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët rajonale përreth, shpesh herë me mbi 50 gjegjësishtë mbi 70 kilometra në orë, si dhe në hyrje të Tetovës. Të gjithë shkelësve u janë…

Lexo më Shumë

Milan Radoiçiq raportohet se është arrestuar sot në Beograd. Siç raporton mediumi N1, Policia serbe kanë bastisur sot banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është ndaluar për 48 orë. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë, thuhet në deklaratën e lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për media. Ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka folur për propozim-ligjin për amnisti dhe është pyetur për deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Reklama Mickoski e pyeti Spasovskin “nëse bën teatër ose e tregon të vërtetën për propozim-ligjin për amnisti”. “Spasovski ka dy opsione. Njëri është që nëse nuk pajtohet me ligjin ta lëshojë Qeverinë. Opsioni i dytë që e ka Spasovski është të heshtë dhe ta pranojë se ata që përfshihen me këtë ligj janë kriminelë famëkeq, njerëz që kanë tregtuar substanca të paligjshme ose të njohur si shpërndarës droge, kanë pastruar para, kanë kryer zhvatje, kanë…

Lexo më Shumë

INFLACIONI REZULTAT I LUFTËS NË UKRAINË Nëse Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e BE-së, gjithcka do të ishte ndryshe, edhe me çmimet edhe me sektorin e bujqësisë – ka vlerësuar gjatë vizitës në Shkup, Ministri gjerman për Bujqësi dhe Ushqim, Xhem Ozdemir, përcjellë KlanM. Sipas ministrit gjerman rritja e inflacionit nuk lidhet me politikën e brendshme të vendeve, por është si rezultat i luftës në Ukrainë, që ka rezultuar me rritje të harxhimeve dhe shtrenjtimit të energjisë. “Lidhur me çmimet do të ishte ndryshe nëse vendi kishte qasje në pjesë të tregjeve të përbashkëta të BE-së. Atëherë edhe për bujqësinë…

Lexo më Shumë

Të gjithë studentët të cilët një ditë më parë kanë marrë kartën e ushqimit studentor dhe nuk e kanë shfrytëzuar atë brenda ditës, në mënyrë automatike u janë tërhequr 140 denarët e pashfrytëzuar, shkruan Alsat. Kjo ka ngritur shqetësim tek studentët të cilët thonë se nga njëra anë ua japin këto 140 denarë ndërsa nga ana tjetër ua marrin në mesnatë nëse nuk arrijnë t’i shfrytëzojnë paratë. “Ajo është shumë e kotë, ato duhet të grumbullohen ditë pas ditë dhe kur na duhen të mund të shfrytëzohen, që të tërhiqen s’kam parë, më duket e pa kuptimtë, perse të tërhiqen.…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë në RMV njofton se propozim-ligji për drejtësi për fëmijët deri në fund të tetorit do të dërgohet në procedurë qeveritare. Reklama Nga Ministria e Drejtësisë thonë se përpunimi i këtij ligji ishte gjithëpërfshirës, ​​me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijë, UNICEF-it dhe organizatave joqeveritare. “Grupi punues për përgatitjen e Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në procesin e konsultimeve me palët e interesuara i kushtoi vëmendje të veçantë rekomandimeve për përmirësimin e kornizës legjislative për drejtësi për fëmijë të hartuara nga UNICEF-i në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. “Me zgjidhjet e propozuara…

Lexo më Shumë

Ka filluar të funksionojë linja e re ajrore Shkup-Sarajevë që do të shërbejë tre herë në javë (e hënë, e mërkurë dhe e premte), linja ajrore kombëtare greke, “Ejxhian erlajns”. Për pasagjerët e parë në fluturimin e parë për Sarajevë TAV Aeroportet mbrëmë organizoi ceremoni në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe ndau dhurata simbolike për udhëtim të mirë. Deri në fund të tetorit, koha e nisjes prej Aeroportit të Shkupit do të jetë në orën 19:00, me kohën e arritjes në Aeroportin e Sarajevës në orën 20:10, ndërsa koha e nisjes nga Aeroporti në Sarajevë do të jetë  në orën…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë dje (02- tetor) rreth orës 23:55 në Odri të Tetovës, kanë privuar nga liria personat R.R. (73) nga Tetova dhe A.A. (19) nga Liseci i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetë dhe konfiskuar marihuanë, të cilën A.A. ishte përpjekur që ta hedhte. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes.Ts

Lexo më Shumë

Partia është e hapur për të gjithë anëtarët e LSDM-së dhe çdokush konform përvojëes që e ka mund të kontribuojë drejt sigurimit të asaj që është realizim i qëllimeve të LSDM-së, e ai është vazhdimi i rrugës eurointegruese të shtetit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke e komentuar praninë e ish-kryeministrit Zoran Zaev në takimin koordinues të ekipit srategjik të partisë. “Në tryezë kishte dy kryeministra, një i mëparshëm dhe një aktual teknik, ish-sekretarë të përgjithshëm të partisë, ish-nënkryetarë të partisë. Që nga dita e parë e mandatit tim si kryetar i partisë kam thënë se partia është e hapur…

Lexo më Shumë

“NUK KEMI SE PËR ÇFARË TË BISEDOJMË ME GRUEVSKIN” Duke komentuar përplasjen Mickoski – Gruevski, ish-Ministrja e Brendshme, Gordan Jankulovska, gjatë një interviste për “360 shkallë”, ka theksuar se mbështet udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së. Sipas saj, VMRO-DPMNE nuk prezantohet përmes një njeriu. “Mesazhi im atëherë dhe tash ështe një. Partia nuk është një njeri, një ekip. Është ide dhe të gjithë identifikohemi me këtë ide. Uniteti është shumë i rëndësishëm dhe VMRO-DPMNE ka udhëheqësi legjitime të zgjedhur në Kongres dhe ka mbështetjen time” – tha Jankullovska. Edhe pse ishte një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Gruevskit, gjatë intervistës, Jankulovska,…

Lexo më Shumë