Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, përveç tjerave, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në aktivitetet e përditshme theks të veçantë i ka kushtuar kontrolleve, të rregullta dhe të përforcuara, për shpejtësinë me të cilën veturat lëvizin brenda dhe jashtë vendbanimit. Në këtë periudhë janë shqiptuar gjithsej 8875 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-5714 dhe GV-3161) Shpejtësia e paraparë është tejkaluar më së shpeshti në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët rajonale përreth, shpesh herë me mbi 50 gjegjësishtë mbi 70 kilometra në orë, si dhe në hyrje të Tetovës. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro në denarë, varësisht nga madhësia e tejkalimit. Drejtuesve me shpejtësi të madhe do t’u revokohet patenta e shoferit për një periudhë prej tre muajsh deri në një vit.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do të vazhdojë me kontrollin e shpejtësisë edhe në periudhën e ardhshme, aq më tepër që shpejtësia e tejkaluar ka qenë dhe mbetet shkaktari më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion me pasoja më të rënda, me viktima apo të lënduar rëndë. Për këtë arsye, apelohet edhe një herë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre me më pak përvojë në drejtim të mjetit, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të mos parakalojnë në vende të ndaluara dhe të pavëzhgueshme, si dhe të mos konsumojnë alkool apo lëndë narkotike kur ulen në timon. Përndryshe, ata vënë në rrezik serioz sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Eutanazia e parë për një fëmijë 2-vjeçar në Holandë: Një rast që trondit botën
- Rama i tregon Prokurorisë çfarë të hetojë: Vetëm bisedat që lidhen me çështjen, jeta private jo “ushqim për mediat”
- Digjen makineritë e ndërtimit të stadiumit të Shkëndijës në Haraçinë, Beqiri: Projekti nuk ndalet
- 58 vjeçari me motoçikletë në Gostivar goditet nga një veturë
- E mitura sulmohet fizikisht nga një moshatar, babai denoncon në polici
- Ua bllokoi rrugën bashkëfshatarëve të tij dhe i sulmoi me send të fortë, arrestohet 28 vjeçari nga Sellca
- Gjykata Penale e Shkupit me mungesë të theksuar personeli, por me rënie të lëndëve të vjetra
- Vritet biznesmeni i njohur bullgar



