Drashkoviq: Serbia dhe serbët janë në shkallën më të lartë të Putinofilisë, më e lartë se në Rusi “Përsëri jemi gjendur në listën botërore të të pandehurve, ajo që ndodhi në Kosovë është një e shtënë ndaj Serbisë. Serbët e vrarë janë edhe terroristë edhe dëshmorë të atyre që i shtynë në këtë, kam frikë se e gjithë kjo mund të përhapet në BeH”, thotë Vuk Drashkoviq, president i Lëvizjes Serbe për Rindërtim, në një intervistë për Rrjetin Televizioni Federal. Drashkoviq flet edhe për objektivat e Rusisë me të cilat dëshiron të ndezë frontin ballkanik. Ai paralajmëron se disa…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtori i Qendrës për menaxhim e kriza, Stojançe Angelov, ka publikuar një video të një ariu në fshatin Zhirovnicë. “Sonte nëpër rrugët e ngushta të fshatit Zhirovicë… Problemi dhe rreziku çdo herë duken më të thjeshta kur shihen nga një distancë e sigurt pra nga televizori, loptopi ose telefoni”, ka shkruar Angelov në përshkrimin e videos, në të cilën mund të dëgjoni banorët e zonës duke bërtitur dhe duke u përpjekur ta mbajnë ariun larg fshatit. Komuna e Mavrovës dhe Rostushës këto ditë kanë dorëzuar kërkesë në Qeveri për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të numrit të madh…
Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Menaxhues për Koordinim dhe Menaxhim në Sistemin e Menaxhimit të Krizave, me të cilin anëtarët e Qeverisë janë njohur me kushtet për praninë e shtuar të arinjve në zonat e banuara në Komunën e Mavrovë dhe Rostushë. Qeveria ka shqyrtuar masat parandaluese të propozuara nga ministritë kompetente, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe është shprehur pritshmëria për aplikim efikas të masave.“Me fjalë të tjera, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, të hiqen të gjithë kazanët…
Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara i dërguan të martën një letër Presidentit Joe Biden, ku shprehën shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkuan që SHBA dhe BE-ja të marrë masa kundër presidentit të saj, Aleksandar Vuçiç. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë.+ Nënshkruesit e letrës i kërkojnë presidentit Biden një takim për të diskutuar për…
E mërkura do të sjell derbin shqiptar në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Shkëndija dhe Struga Trim Lum do të përballen për ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë, e cila ishte e programuar për më 13 gusht, por e njëjta u shty me kërkesë të struganëve, për shkak të paraqitjeve të tyre në arenën Evropiane. Nga tabori i kampionëve në fuqi, para kësaj sfide, ka folur Besmir Bojku, i cili jep vlerësim dhe respekt maksimal për Shkëndijën, por thotë që ai dhe ekipi i tij në Tetovë shkojnë për fitore. “Sigurisht se na pret një ndeshje e vështirë…
Volodymyr Zelenskyy thotë se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që forcat në Kharkiv ta mbajnë të fortë Ukrainën lindore “me çdo kusht”. Presidenti ukrainas duke regjistruar fjalimin e mbrëmjes në rrugët e rajonit tha se ishte veçanërisht e rëndësishme “duke pasur parasysh terrorin e vazhdueshëm rus kundër Kharkivit, kundër rajonit dhe përpjekjet e okupatorit për të intensifikuar sulmet ndaj pozicioneve tona”. Presidenti ukrainas u takua sot me trupat e vijës së parë në zonë, ku shpërndau çmime dhe u kërkoi luftëtarëve të mos humbnin motivimin. Kharkiv ka pësuar sulme të pamëshirshme ruse gjatë pushtimit rus, raporton skynews. Theksojmë se…
Pensionistët mund të kenë edhe një rritje të të ardhurave deri në fund të vitit, por jo të pensioneve. Dje rreth 97 mijë pensionistë, të cilët kanë marr 12.500 denarë në muaj, që është pragu më i ulët në vend, rritja iu bë 662 denarë dhe pensioni i ri do të jetë 13.162 denarë, shkruan Alsat. Gjithë pensionistët morën rritje 5,3%. Nga Ministria e punës dhe politikës sociale thonë se rritja që u bëhet dy herë në vit, afërsisht do të plotësojë shumën që kërkojnë pensionistët përmes protestave. Jovanka Trançevska, tha se grupi punës, gjatë javës do të dorëzoj në…
Procesi i ndryshimeve kushtetuese është vendimtar për rrugën e integrimit evropian të vendit dhe nuk duhet të kushtëzohet, u shpreh Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas njoftimeve të bllokut opozitar shqiptar se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse nuk hiqet formulimi “20 për qind” dhe nëse nuk pranohen amendamentet për luftë kundër korrupsionit. Sipas Kovçaevskit, heqja e “20 për qind” kërkon konsensus të gjerë dhe pëlqim të të gjitha palëve nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit, sepse marrëveshja është miratuar në kushte të vështira dhe me kompromis, garantues të së cilës janë SHBA-të dhe BE-ja. “Edhe unë kam një përvojë sa i…
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, kërkon nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, rritjen e pagave të administratorëve dhe zyrtarëve të gjykatave. Për këtë pjesë ai thotë se ka problem me pavarësinë financiare të gjyqësorit. Reklama “Për të gjithë periudhën kemi disa takime të sindikatave me të cilat po mundohemi të gjejmë zgjidhje. Gjithçka varet nga Ministria e Financave se ku duhet t’i paguajnë këto fonde si shtesa pagash. Në disa raste, Këshilli Gjyqësor ka bërë përpjekje me vendime të veta për konvertimin e pasurisë, me qëllim që ta amortizojë atë pjesë dhe të veprojë me diçka ngushëlluese”, tha Georgiev.…
Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit sot ka ngritur aktakuzë kundër një 43 vjetari banues në Rosoman për veprën penale pengim i zyrtarit në kryerjen e veprës zyrtare nga neni 382 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të . Kodi Penal. “I akuzuari, në 18 korrik, në rrugën rajonale Gradsko – Prilep në afërsi të Rosoman, ka ndaluar gazetar dhe kamermanët të kryejnë punën e tyre, pra të incizoj një raport për një aksident trafiku. Ai së pari me ton agresiv dhe me fyerje ju është drejtuar gazetarëve të Televizioni 24 dhe një gazetari i MRT-së, ndërsa pastaj…
Një përpjekje e opozitës shqiptare për të nxitur zgjedhjen e një anëtari të ri në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve rezultoi e pasuksesshme në Kuvend. Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli kërkoi që kreu i Kuvendit Talat Xhaferi të marrë parasysh kërkesën e tyre dhe të shpallë të hapur procedurën për zgjedhjen e anëtarit të ri. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është me një anëtar më pak, pasi Krenar Lloga, mori rolin e ministrit nga shkurti i këtij viti. Opozita shqiptare vlerëson se tani ky post në KSHZ i takon asaj, pasi ASH-ja është tashmë në pushtet, përcjell Alsat. “Kjo nuk është…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka ndarë 3.500.000 denar për klubet e Butelit, transmeton Almakos. “ Me një procedurë maksimalisht transparente është bërë thirrja publike në bazë të rregullores ku sot klubeve sportive në Komunën e Butelit iu ndanë 3.500.000 denar. Sinqerisht, shpresoj se kjo ndihmë financiare do t`i ndihmoj klubeve dhe do të stimulojë kampion të rinj shtetëror, ballkanik, evropian dhe olimpik. Sporti është një faktor kyç për zhvillimin e një shoqërie më cilësore dhe të shëndosh, përderisa rezultatet e larta sportive si asgjë më shumë ndihmojnë në ndërtimin e popullit dhe shtetit. Komuna e Butelit…

